Pas turbullimit, ka filluar kthjellimi!

12 Korrik 2019, 12:42Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Pas “turbullirës” së madhe që krijuan zgjedhjet e 30 Qershorit, në skenën qëndrore të politikës shqiptare, po ndodh ajo që edhe ishte paralajmëruar prej kohësh. Ka nisur kthjellimi i pamjes, për atë që na pret, pas kësaj.

Opozita e re parlamentare po riorganizohet dhe po mer rolin, po luan funksionin dhe po ngjitet dalëngadalë në lartësinë e sfidave të saj reale, brenda sistemit politik të vendit.

Opozita e rrugës ka zbritur më në fund me këmbët në tokë dhe po kupton se as flaka e mandateve, as zjarri i molotovëve, as tymi i shashkave, as rrufetë mediatike dhe as bubullimat e kërcënimeve verbale të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës e Monika Kryemadhit, nuk ta japin dot pushtetin në tavolinë.

Kur nuk e bën dot Presidentin në zyrën Nr. 1 të shtetit, por tenton që të bësh nëpërmjet saj liderin e opozitës, do të ikësh prej aty që ti hapësh rrugën ligjshmërisë dhe kushtetuteshmërisë së funksionimit të institucioneve.

Pallati i ri i Drejtësisë ka dalë nga faza e themeleve, duke nisur lartësimin e përditshëm mbi sipërfaqe, nëpërmjet ngritjes me shpejtësi të institucioneve të reja. SPAK dhe BKH, e paralel me to Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë në rrugën e ngritjes dhe kostituimit.

PS bashkë me përmbylljen e procesit të zyrtarizmit dhe marjes së detyrës nga të zgjedhurit e rinj vendorë, ka nisur që ta lexojë me lupë në dorë mesazhin real që i dhanë qytetarët shqiptarë me votën e tyre më 30 Qershor.

Siç shihet, bashkë me qytetarët që kanë nisur pushimet verore apo prenotimin e tyre, e gjithë elita politiko- shoqërore e vendit, është tashmë pjesë e procesit të materializuar në thënien e njohur të Konfucit: “Turbullohu- kthjellohu!”

Turbullira që tentoi opozita e rrugës, mori fund bashkë me zgjedhjet e 30 Qershorit. Pasi prekën fundin që ia treguan partnerët tanë ndërkombëtarë, tani kanë nisur të futen në një fazë të re, atë të kthjellimit!

Mediat e kuptuan të parët, ndaj studiot e debateve politike televizive, u mbyllën të gjitha. Duke pranuar në heshtje, humbjen e tyre në një betejë epike.

Shenjë e sigurtë se gjithkush ka nisur që të kuptojë se, asgjë nuk do të jetë më realisht si më parë, në Shqipëri. Ndaj, gjithkush ose do të vrapojë që të kapi “trenin” e fundit të së ardhmes, ose do të mbesi njëherë e përgjithmonë, në stacionin e së shkuarës.

11 komente në “Pas turbullimit, ka filluar kthjellimi!”

  1. 7777777 says:

    Ishalla mbesin ne te shkuaren berisha dhe meta

  2. LABI says:

    po te kishte drejtesi te drejte ,gjithe keta politikan bashke me ty do te mernit reston,,,,

  3. loni1 says:

    Po renia ne humnere kur vjen???

  4. arditi says:

    Normal se erdhi plazhi…

  5. e duam vendin says:

    Po ku kthjellohen keta plehra

  6. X says:

    Ajo beteja epike kur u be e kush e beri ?
    MOS E NGATERRO BETEJEN ME SHAMATEN, BETEJE NUK KA PATUR

  7. Analisti amator says:

    Per Meten, Salen, Monen dhe Bashen nuk njihet nocioni qetesi. Problemi me ta eshte se perfundimisht treguan qe nuk kane lidhje me politiken dhe nuk kane fare ngjashmeri me politikanet. Menduan si bastharde ordinere! Vodhen dhe vrane dhe keshtu e bitisen. Rama I kapi ne cark. Nuk kane nga levizin, prandaj duken sikur po qetesohen. Nuk dine si ta ndryshojne destinacionin e tyre, qe quhet burg dhe turpi shqiptar.
    Dua te theksoj se Konfuci thote “turbullo, kthjello” dhe jo “turbullou, kthjellou”. Opozita e rruges zbatoi pikerisht kete thenie por ngeli ne mes te rruges. Solli turbullira te medha por nuk ishte ne gjendje te kthjellonte turbulliren sipas interest te vet. Ishte Amerikani dhe Evropa qe ndalen zbatimin e teorise se Konfjucit ne mes te rruges. Ne vend te kthjellimit Salen, Bashen, Monen dhe Ilir Floririn i ka zene pikellimi.

  8. Ce says:

    Më 10gusht kremtohet të 40tat e leshitdhise që vdiq me 30qershor, i përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise. Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë iku për lesh dhije

  9. tomorraku says:

    Mos u genjeni nga qetesia para shterngates!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje