Nga Pëllumb Xhufi
Fjala është për atë çështjen e “komisionit ndërkombëtar”, që kryebashkiakja e Shkodrës, zonja Voltana Ademi, e paska shpallur si të vetmin “institucion” legjitim, të cilit ajo mund t’i dorëzojë qeverisjen e qytetit.
Deklarata, me ndonjë përjashtim domethënës, duket se ka kaluar pa u vënë re, përderisa edhe unë vetë, që e mbaj veten për person të informuar, u njoha me të gjatë një bisede mes miqsh, vetëm ndonjë ditë më parë.
Më duhet të them, se veç tronditjes së kuptueshme, fraza e lëshuar hareshëm nga qytetarja e parë e Shkodrës, më dha padashur edhe çelësin për t’u dhënë një kuptim ngjarjeve të muajve të fundit në Shqipëri. Ndaj u ula të bëj komentet e mia në këtë shkrim.
Zakonisht, gjetja e titullit është mundi dhe tortura më e madhe dhe më e fundit që autorët heqin kur hartojnë një artikull apo një libër. Paradoksalisht, mua kësaj radhe ishte titulli që m’u faneps i pari, ende pa e konceptuar. Për meritë të sinqeritetit e të spontanitetit të ish-Kryetares (sacra simplicitas!), titulli më erdhi i gatshëm në formën e një mish-mashi gjuhësor, ca latinisht e ca gjermanisht: “Volta vult velt”, që mund të përkthehet “Voltana do ndërkombëtarët”! Besoj se ky titull është korrekt dhe pasqyron besnikërisht qëndrimin e shprehur botërisht nga Voltana për refuzim të institucioneve shqiptare dhe për bindje ndaj një “komisioni ndërkombëtar”. Mirëpo problemi është se Voltana dhe partia e saj nuk po i kanë mirë punët, kryesisht e pikërisht me ndërkombëtarët.
Këtyre, d.m.th. amerikanëve dhe evropianëve, padyshim jo rusëve dhe serbëve, një ditë u erdhi në majë të hundës, aq sa një ditë u bënë gati ta shpallin si një “organizatë të dhunshme” partinë e Voltanës, që doli në skenën e historisë dhe mbetet sot e kësaj dite si partia e pikëpyetjeve të mëdha. Në rastin konkret, ishte një “ndërkombëtar” i nderuar dhe i ditur, dhe ky s’mund të ishte më mirë se një diplomat Austriak, ai që i ka kujtuar Voltanës dhe “partisë së revolucionit”, se pas deklaratës në dukje të pafajshme të saj, fshihet një projekt politik anakronik që kërkon ta kthejë Shkodrën në vitin 1913. Kurse Shqipërinë, në kohën e “dumbabës” (Kjo shprehje e fundit është e autorit).
Po mundohemi me pak fjalë t’i fusim në kontekstin historik, si deklaratën e Voltanës, ashtu edhe komentin lakonik, por masakrues, që ambasadori Dr. Johann Sattler, i bëri kuturisjes së saj. Pas një rrethimi të ushtrive serbe e malazeze e pas një qëndrese heroike disamujore të popullit të Shkodrës, në 23 prill 1913 qyteti iu dorëzua me tradhëti dhe me para Malit të Zi nga Esat Pashë Toptani. Por malazezët u detyruan të largohen shpejt nga Shkodra nën kërcënimin e Fuqive të Mëdha, të cilat, pasi kishin kënaqur shumë orekse të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi, kishin vendosur tashmë në Londër se të paktën Shkodra do t’i mbetej Shqipërisë.
Qyteti kaloi nën administrimin e përkohshëm të një Komisioni Ndërkombëtar, që përbëhej nga përfaqësues ushtarakë të Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë e Italisë (e me këtë rast, më bëhet ta pyes plot shqetësim zonjën Ademi e suflerët e saj: a e parashikojnë ata pjesmarrjen e Rusisë, eventualisht edhe të Serbisë, në “komisionin ndërkombëtar” të kërkuar prej tyre?). Voltanës do i ketë treguar gjyshi apo katragjyshi, se në vitin 1913 familja e tyre nuk ka hequr keq. Do e kenë bërë ndonjë punë me ndërkombëtarët, siç e kanë bërë me siguri edhe kur Shkodra ka qenë nën Venedikun, nën Serbinë apo nën Turqinë. Por gjithkush mund ta marrë me mend se ç’ditë të paqme kanë kaluar shkodranët më 1913 nën qeverisjen e një komisioni ndërkombëtar, kur vetëm një vit më vonë shtetet që përfaqësoheshin në të u përleshën me njeri tjetrin në një gjakderdhje deri atëherë të paparë, në Luftën I Botërore.
Gjithsesi, ajo çka qartaz i shpëton njohurive historike të ish-kryebashkiakes së Shkodrës, është se shqiptarët kishin ngritur ndërkohë një qeveri kombëtare dhe për Kryetarin e saj, Ismail Qemalin, bashkimi i Shkodrës e i Malësisë me qeverinë e Vlorës kishte rëndësi jetike për fatin e Shqipërisë Për këtë qëllim dërgoi në Shkodër bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Luigj Gurakuqin. Në gusht 1913 ky mori takime me popullin e asaj ane, dhe në një letër për Ismail Qemalin raporton plot gëzim se populli i Maleve, i Fushave dhe i vetë qytetit të Shkodrës kishte pritur me gëzim e entuziazëm propozimin për ta futur krahinën e tyre nën administrimin e qeverisë kombëtare. Por, nuk ishin të këtij mendimi disa nga antarët e “parisë” së qytetit të Shkodrës.
Këta e refuzuan propozimin e Ismail Qemalit për bashkimin e Shkodrës me qeverinë e tij, duke i dërguar përgjigjen e mëposhtme: “Ne kemi Komisionin Ndërkombëtar, dhe ky na mjafton”! Me këto terma, më 24 tetor 1913, përfaqsuesi i Francës në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, Krajevski, ia përcjell plot gëzim Parisit lajmin e refuzimit të parisë shkodrane për të njohur qeverinë kombëtare të Ismail Qemalit. Sipas tij, bashkimi i Shkodrës me qeverinë kombëtare të Ismail Qemalit ishte një projekt i këtij të fundit i mbështetur nga Austro-Hungaria, rivali kryesor i Francës e i Rusisë, dy shtete që bashkë ne Francën, mbështesnin fort interesat e Serbisë e të Malit të Zi. Në këtë pikë përfundon historia e “parisë” së Shkodrës e vitit 1913, dhe fillon historia tashmë e njohur e Voltanës dhe e “parisë” së Shkodrës së vitit 2019.
Ndaj edhe ne po e lemë Voltanën dhe po i kthehemi anës pozitive të kësaj historie, duke i shprehur gjithë admirimin tonë Ambasadorit të Austrisë, z. Sattler, i cili me shumë takt diplomatik u kufizua t’i kujtojë zonjës Voltana Ademi dhe gjithë koncertit antishtet e antishqiptar të kësaj vere të vitit 2019, se ideja e një “administrimi ndërkombëtar” të Shkodrës është sot anakronike. Ne të tjerëve na lejohet të dalim jashtë retorikës diplomatike e të shtojmë, se kjo ide është edhe thellësisht antikombëtare. Ajo është antipodi i projektit të madh të Rilindasve tanë, që e donin Shqipërinë një shtet të pavarur, unitar e evropian. Me dijen apo padijen e saj, Voltana Ademi u rreshtua me ithtarët e “Shqipërive dumbabiste”: me Esat Pashë Toptanin për të cilin atdheu njësohej me principatën e të Shqipërisë së Mesme, të cilën ai luftoi ta realizojë me para dhe me ushtarë të Beogradit; me ata dinjitarë të Dibrës, që më 1915 pranuan të qeverisin krahinën e tyre si argatë të paguar të Serbisë; me ata krerë të Mirditës, që kundër vullnetit të popullit të tyre, në 1921 tentuan të themelojnë “Republikën e Mirditës”, të ideuar, financuar e sponsorizuar gjithashtu nga Beogradi; me ata pashallarë, klerikë e tregtarë të Korçës, Gjirokastrës e Përmetit, që u bashkuan me projektin e rrezikshëm antikombëtar të “Republikës autonome të Vorio Epirit”, të projektuar e të sponsorizuar me paratë dhe me ushtarët e Athinës. Do të përfshija në modelin, të cilit i referohet zonja Voltana Ademi, edhe “Republikën e Maleve”, që një grup ish-jerarkësh e bashkëpunëtorë të nazifashizmit të parashutuar nga jashtë, u munduan të krijojnë pas çlirimit, si gjithnjë: me paratë e me sponsorizimin e agjencive serbe e greke të zbulimit.
Mos u merni me VULHUMBURËN .
Shkodra e urren !
Artikull I jashtezakonshem. Une desha te çkulja floket nga terbimi kur e degjova heren e pare. Kjo eshte, me e pakta, tradheti kombetare. Dhe me vjen te ulerij qe ka kaluar pa u vene re. Indenferentizmi Shqiptar i tipit; ‘he mo se budallaçke eshte, mos ja merni seriozisht” eshte kriminal. Nese ky rast kalon i pa ndeshkuar, eshte faji jo vetem i prokurorise por I ne te gjithve
Me ke flet? Voltana eshte bibe nga mendja.
VDEKJE KOLABORACIONISTEVE TE PERJETSHEM, RROFTE SHQIPTARIA!!!
O zoti xhufi,pse lodhesh me kete psikopate,kjo e ka vendin ne burg per te gjitha pislliqet,abuzimet,qelbsirdhiqet qe ka bere ne shkoder,nganjhere mendoj se ai popull ne te kaluaren djep i kultures dhe i artit,sot plotesisht injorant,mire e ka se vete i zgjedh e i voton sojin e kesaj psikopateje,por pastaj them,kaq dine kaq bejne.
E mjera Shkoder ne c’dore ka rene!!!!!!!!!!!!!!!!
Shoku Enver ne vertet nafte nuk gjetem por aman zbuluam nie grup sabotator…………………
Shoku Sali une vertet nuk nxirosa gje per Shkodren keto kater vjet por aman Edi Ramas ja kam bere 8 me 2 kur e kane dashur interesat e partise.
Posht tradhtaret dhe antishqiptaret , duhet te dali nje ligj , qe kta njerez mos shkelin ne administraten e shtetit dhe mos ken te drejt zgjedhje se jan rrezik komtar.
Posht tradhtaret dhe antishqiptaret , duhet te dali nje ligj , qe kta njerez mos shkelin ne administraten e shtetit , kta persona nuk duhet te ken te drejt zgjedhje se jan rrezik komtar.rroft SHQIPERIA POSHT TRADHTARET .
Të luuuuuumte!
Fatkeqësisht je historiani I vetëm!
Ku janë të tjerët?! Kush I paguan? Të paktën të justifikojnë rrogat nga taksapaguesit shqiptarë.
Po me nderkombetare o xhuf pushtuat veriun me 1944 , po me nderkombetare ripushtuat veriun praoe me 30 qershor.Nuk pranoni gare te ndershme por mbushni shqiperine me hashash, me keto para blini arbitrin nderkombetsr e ketu kurre nuk ka gare.Me nderkombetaret e papergjeghshem e te korruptuar moret shqiperine pse te mos e marre dhe Voltana bashkine ? !
Kam lexuar komente gomeresh por ti or lum miku qenke mokrra e k….t lum ti oer veten tane…
Hahahaha!!
John,John. Mos je nga ata që shkruan me lekë?
Me keni pa sha mu, qe tash ca ju ban Voltana. Prandaj e kam mbeshtete Valdrinin.
Nuk po merrem fare me permbajtjen, se ate e ka thare ,Ai patrioti im , por po i them redaksise qe te mos i vere ne nje plan Prof. Xhufin me nje z. qe vetem e tille nuk eshte.
Nuk është për tu quditur që Voltana e thot këtë shëmti,qudia e madhe është që Voltana dhe banda në të cilën bën pjes marrin vota për të qeverisur Shkodren dhe gjithë Shqipërinë.Njeriu që e ka futur një komb të fajde,njeriu që e ka futur një komb të tërë në luftë civile e i ka shkaktuar rreth 3000 viktima,njeriu që e ka zhytur vendin në pellgun e kaosit ,është kthyer dhe pas tetë viteve e ka marrë besimin nga viktimat për ti qeverisur,kjo është për dhembje.
Kur u be dhe ky kelysh komunistesh te jape leksione demokracie. O zot sna u hoqen qente ekuq gjithe jeten.
O kokrra e caracit a e kupton se cfare deshiron Voltana….apo vari kkk ….fillojm shajm PS per komunista shajm Xhufin qe po flet nje realitet vetem e vetem ti mbajm krahun Saliut ….qe vetem demokrat nuk eshte..bashke ne kete Voltanen qe thoshte…te mos bej PS meting e Shkoder se nuk dua une….a e kupton more zullap se kush eshte klysh i kuq….
O idiot, zgjedhjet me nje kandidat nuk jan demokraci!
Oficer e ke pas babib?
Po si tja bejm mor pic derr i Saliut kur ju burbuqet e PD keni frike te hyni ne zgjedhje se zbytheni….dhe filloni nga shpifjet e trillimet kush ju a ka fajin….apo duhet te terhiqet Maxhoranca sa here i “ngrihet” Saliut…se keshtu e do shpellari qe e ka katandisur ne kete gjendje kete vend qe nga 91….me bandat e dhunes e hajdutet e pronave….ik or b..q…hap syte e shikoj mire se kush jane komunistet…..
Pse kaq inat ndaj oficereve mer cun? Plakun tand s’e paskan pranuar tek Shkolla e Bashkuar dhe i ngeli fiksim gjithe jetes, mos me thuaj??? Shpjegimet shko kerkoja idhullit te PD-estave, pishtarit te demokracise, Dr. SRB (Sali Ram Berisha), i privilegjuari i Bllokut, qe i conte Enverit ne Paris cicin dhe kaken per analiza… He te keqen, edhe fli qe te rritesh…
Zoti Xhufi ,
ne te gjitha mundesite qe kam pasur duke ju lexuar apo duke ju ndjekur nepermjet Televizionit , kam pare tek JU Njeriun, qe pervec njohjes se detajuar dhe Faktike te Historise se Popullit dhe Shtetit tone te perbashket , njekohesisht Ju analizoni shume Llogjikisht mbi Kendveshtrimet ne Etapat 100-vjecare te cilat perputhen ose me mire te themi mbivendosen ………eshte per te vene Kujen kur Njerez si Zonja nga Shkodra drejtojne Komunitete/Bashki kaq te medha dhe njekohesisht problematike…….Shkodra duhet me patjeter te kete drejtues qe kane aftesi manaxheriale dhe jane njekohesisht bashkpunues me Bisnesin e vogel dhe te madh……..Historia e ketij Qyteti duhet te jete edhe nje shkak me shume per te bere Investime te qendrueshme e afatgjata per qytetaret e tij……….
Po idiot po… lol
Te falnderojme z. xhufi per kete artikullaq te goditur dhe kuptimplot. I keni thene te gjitha,por sa kupton kjo keqadashe qe do te ktheje aktivitetet e gjysherve . RESPEKTE
Moldavia voltan don ta mbaj bashkine me pa tjeter, po jo moj idiote do e leshosh se zyra eshte e qutetateve jo e. badhuc lulzimes
Problemi per mendimin tim nuk eshte voltane.duhet te jete dicka me thelle.nje prof.dok.historian ish deputet i pd gurakuqi,jo ai i qeverise se vlores,para4 muajsh deklaronte kombin shkodran.ndersa kryebashkiaku i vaut te dejes flet per shpalljen e republikes se pavarur te shkodres.kjo mbyllet me kerkesen e voltanes.pra te tre faktet nga e njejta linje,pd.te rastit jane?plotesoini pastaj me izet haxhine qe flet per nje strukture agjenturore serbe ,te hereshme te krijuar nga udb.reflektimin duhet ta beje populli i shkodres ne rradhe te pare.jo me molotov kunder tiranes por kunder voltanes dhe atyre qe qendrojne pas saj.
Te lumt dora dhe mendja more z.Xhufi se intelektualuve te Shkodres e te tjereve te Shqiperise akoma nuk ju ka dal gjumi . Jeni ju i pari qe nxoret ne shesh idete e veprimtarine e saj antishqiptare sot e gjithmone .A te kujtohet nje interviste ne nje televizor para do kohesh kur ju historjanet po diskutoshi çlirimin e Shqiperise me 29 Nentor 1944 ajo thoshte :Uh ça me ka bere mua Enver Hoxha me ka marre pasurine e florijt , ndersa ju i thoshni prit se nuk kena shkuar hala te periudha e pas 44 res me drejtues Ènverin ajo prap per te dhjeten here e perseriste ate refren . Edhe ate pasuri qe kan pater deri ne çlirim e kan bere duke u sherbyer pushtuesve te huaj , prandaj edhe sot nuk i mjafton ajo pasuri qe vodhi gjate ketyre viteve si kryetare bashkie dhe detyra te tjera qe ka perfituar pa drejtesisht por don perseri pushgues te huaj qe tju sherbeje atyre dhe te marre pagesa te majme se vetem ajo pasuri i pelqen sepse eshte kunder shqiptareve .
DUAM HISTORIN DUAM TE DIME, O ZOTE NA HAP SYTE MOS NA BEJ TE URREJM VETEN E TE LAVDEROJME KEQBERSIN
Mendimet e z xhufi jane sa te argumentuara historikisht aq dhe per te nxjerre mesime per te miren e vendit tone.Kjo kryetare bashkie dhe ata qe e kane mesuar dhe orientuar duan t`i bejne te keqen keqen vendit ta percajne e ta coptojne vetem per interesa meskine pabesi kombetareshume te denushmeTurp te kene per jete me kete ,.Falenderoj qendrimin e drejte te ambasadorit austriak ne Shqiperi.Duhet te prononcohet edhe shteti ndaj deklerates se saj
Z. Xhufi,analiza juaj per deklaraten idiote te Copes se Mishit te quajtur V.A, ne me nyre te vecante konteksti historik i saj, eshte me se e sakte dhe e qarte per kedo qe lexon shqip dhe i thote vetes shqiptar.V.A,per inat te “vjerres”eshte gati te flere edhe me mullixhiun.Shkodra dhe shkodranet nuk meritojne nje qytetare te pare si V.A,por nuk mund te pranojne marrina si deklarata e kesaj qytetare te dale bojet.Intelektualet qe Shkodra i ka te shumte nuk mund te rrine e te bejne strucin,ne ceshtje te tilla me sensibilitetet te larte jo me per Shkodren por per te gjithe vendin.
Kjo Voltana Serbja na është bërë si gruaja e Dr Gebelsit të Rajhut të Tretë që vrau 4 fëmijët duke thirur hajlHitler dhe kjo laraska e Shkodrës që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri do përfundojë në koshin e plehrave të shqipërisë. Kjo është simotra e Nafije Dybeku Fallxhorja, dhe e Nora Bythderrja Gjithollog’ja , janë një prerje. Më 10gusht kremtohet të 40tat e leshitdhise që vdiq me 30qershor dhe të Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër
Pershendetje Mjeshter i Madh, Akademik dhe Profesor Pellumb Xhufi!
Me ke lene pa mend me erudicionin tend si historian, demokrat dhe patriot i vertete shqiptar.
Kush pordhi?
A aaaxhufka varja.
Je tamam “Katnari”, sic ia ke vene vetes pseudonimin.
Falemnderit per shkrimin profesor P. Xhufi,gjithshka e ke shtjelluar me prova dhe fakte bindese historike.Pjesa me madhe qe kane lexuar editorialin e kuptojne si qendron e verteta,por Moltana Hajvana Ademi eshte injorantja me e madhe qe nuk njeh as historine e Shkodres me mire e njeh ambasadori Austriak se sa nje idiote qe fjeti gjum per kater vjet ne krye te bashkise.Ajo eshte aq budallaqe sa thote nuk dal nga zyra sikur ja ka lene babai me testament.Nuk ja vlen te harxhoj kohen me nje plere ,qe shesin dhe bythen tek te huajt vetem qe te realizohen qellimet e mbrapshta .
Mos bani zhurme ju paste nana/sepse po ha mut Voltana……………
Shume i mire ky shkrimi. Sepse, po ta vendosesh ne vend te emrit Voldana emrin Edi Rama dhe ne vend te nderkombetareve emrin e ambasadoreve, del nje shkrim edhe me i bukur… ?
Rrofte Voltana o Car Bujari ? ? ?
Kjo biba akoma nuk di se c’ qytet ka drejtuar. Dikush ka thene: ” Mburreshin me pare mjft njerez duke i thene njeri tjetrit. rri or ti se une kam qene dhe ne SHKODER. KETA QE SHPREHESHIN KESHTU ISHIN NGA SARAJEVA, ZAGREBI, LUBJANA, BEOGRADI, SHKUPI, …”. Inorantia V. A antishqiptare.
Rrespekt i thellë për Ju,z.Xhufi!!!