Nga Alfred Peza
Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, skena politike shqiptare është bërë më e paqtë në dukje, por jo më pak vibrante së në kohën e molotovëve, brenda saj. Shfaqja mbaroi dhe spektatorët ia vendosën notën secilit prej protagonistëve të saj. Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë, se zgjedhjet e radhës janë në vitin 2021 dhe pasi analizoi rezultatin, nisi punën për fushatën e zgjedhjeve brenda sturkturave të Partisë Socialiste.
LSI ka nisur ndërkohë që të flasë me heshtjen e Monika Kryemadhit. Pas hallakatjeve haluçinante, Ilir Meta duket se e ka kuptuar që është më mirë të ketë një fund me tmerr kushtetues për të, sesa një tmerr pa fund për dinjitetin e institucionit të kreut të shtetit. Ndërsa Lulzim Basha, atë që nuk e bëri përgjatë dy viteve, deklaroi se do e bëjë tani në dy muajt e pushimeve verore, me riorganizimin e PD për ta bërë gati për zgjedhje.
Ekranet janë të lodhura këto ditë,- siç do të thoshte Ismail Kadare. Pultet kanë nevojë për bateri të reja. Spektatorët u shpërndanë nëpër plazhe. Tifozët vazhdojnë të bëjnë komentet e tyre në rrjetet sociale, në kafenetë e lagjeve ose nën çadrat e plazheve. Ndërsa “nxitësit e tifozëve”, ose përndryshe opinionbërësit, janë duke shijuar frutet e punës së tyre kryesisht nëpër plazhe ekzotike jashtë Shqipërisë, në pritje të “revolucioneve” të radhës në Tiranë.
Ndërkombëtarët përshëndetën triumfin e sistemit mbi antisistemin, institucionalizmit mbi rrugën e rrugës dhe fitoren e votës mbi skenaret e dhunës për marrjen e pushtetit në tavolinë. Për ta është e qartë se e ardhmja kalon mbi rikonfirmimin e mbështetjes pa kushte të reformës në drejtësi nga të gjitha partite politike në Shqipëri, realizimin e reformës së re zgjedhore ku të adresohen të gjitha pretendimet, duke e ftuar opozitën që ti rikthehet jetës normale në institucionet politike dhe demokratike të vendit.
Pas kësaj, “Opozita e Bashkuar” do të ketë plot dy vite në dispozicion, deri në qershorin e 2021, për tu riorganizuar “me qetësi dhe dashuri“, në mënyrë që të bëhet gati për të garuar me ekipin, programin dhe platformën e saj. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha vazhdojnë ti gënjejnë përkrahësit e tyre, kur u thonë se do të ketë zgjedhje të parakohëshme në Shqipëri.
Kjo mazhorancë, ky Parlament dhe qeveria e dalë prej tyre, janë legjitime sepse kanë dalë nga zgjedhjet e gjithpranuara prej tyre, të çertifikuara 7 vota me 0 nga KQZ dhe të deklaruara plotësisht legjitime nga OSBE/ ODIHR dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë më 2017. Ndaj, edhe mandati i Qeverisë “Rama” është jo vetëm legjitim, por edhe mëse normal. Që do të thotë se ai është një mandate i plotë 4 vjeçar dhe se përfundon, vetëm në vitin 2021.
Zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen brenda periodicitetit normal që përcakton Kushteta e Republikës së Shqipërisë, edhe si një kundërpërgjigje tjetër ndaj skenarit të opozitës së rrugës për 30 Qershorin. Jo vetëm zgjedhjet lokale megjithë djegien e mandateve, daljen nga sistemi dhe mosfutjen në zgjedhje të “Opozitës së Bashkuar” u zhvilluan në kohën e caktuar, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në kohën e caktuar.
Shqipëria është e dënuar ti zhvillojë zgjedhjet e ardhshme, krejt normalisht, në qershorin e vitit 2021. E kundërta thjeshtë dhe vetëm sa do të legjitimonte skenarin e opozitës, do ta legalizonte precedentin e kërkuar me çdo çmim deri tani prej saj dhe kjo do të ishte madje edhe më e dëshme sesa moszhvillimi i zgjedhjeve më 30 Qershor.
Vetëm kjo është mënyra për të rikonfirmuar përfundimisht se jemi një demokraci funksionale dhe jo një shtet i dështuar, që mund të meret peng nga skenaret e rrugës. Ndaj Partisa Demokratike dhe Lulzim Basha po bëjnë shumë mirë që i kanë urdhëruar strukturat drejtuese, që të mos bëjnë pushime verore. Sepse ajo çfarë po ndodh me riorganizimin brenda tyre, është thjeshtë halli i Lulit dhe i partisë dhe jo halli i Shqipërisë!
Bravo
Luli i coi per pushime sot njerzit mori fund ai palo aksion qe kishte me fallxhoren
Shkrim i qart i plote
Respekte
Dmth te gjitha perrallat per zgjedhje te parakohshme jane kot??
Pse vlla ca prisje ti se meqe do saliu me like floririn do benin zgjedhje ne shtator ne?
BRAVO
Veror. Bukur ashtu sic jane edhe vete ashtu sic kane qene gjate gjithe vitit. Veror dhe te pergjumur.
Alfred Peza. Te lexova dhe e kuptoj ate qe shkruan. Por kam edhe nje pyetje. Si ka mundsi qe nuk ka asnje arrestim per ato pergjime ku eksponente te PS u kapen ne flagrance? Dako Gjiknuri etj? Nese Rama dhe ju nuk kembengulni dhe nuk i bindeni popullit do ta humbni kete popull shpejt. Respekt
Gjeja me e mire qe na ka ndodhur keto dite ka qene renia ne gjum e ilir metes me postime te tij idiote qe e nxorren nje gomar qesharak dhe aspak president. Ishalla nuk i kthehet prap avazit
Per kujtese Monika Sihanuk, kokmadhes! Po vjen dhe fundi i beharit, gjithe dimrit ushtaret e tu i telendise rrugeve te Tiranes, ne shi e ne bresher, ne te ftohte e ne acar, tani ne behar ne zhegun e vapes, perveluse ! Ata ushtaret dhe eskortat e tua po presin me padurim qe ti te leshosh kushtrimin per zborin nje mujor ne Jale, por duket se ti kete vite qenke nje cike holle me buxhetin, se deri me dje i mbulonte sahani i pushtetit qe kishit, ndersa sot…. ? Une si dashamires i jot them, qe t’mos i zhgenjesh kamikazet e tu, i thuaj Likes qe te “tresi” nndonje nga ato lingotat e tunelit te Krabes dhe mos i ler pa talle ata fakire. Pershendetje nga Jala!