"Nëse nuk hap kutitë Rama pranon se ka vjedhur zgjedhjet"

16 Korrik 2019, 14:34Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Bindja Demokratike dorëzoi sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke qenë e vendosur për të ndjekur deri në fund në rrugë ligjore pretendimet e saj se vota e deformua nga Partia Socialiste, e cila i administroi dhe i numuroi e vetme zgjedhjet.

Ky vendim erdhi pasi ankimimet tona në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve u rrëzuan arbitrarisht me forcën e kartonave të përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë insistucion.

Në të gjitha votimet e kërkesave ankimore të Bindjes Demokratike në KQZ rezultati ishte katër vota pro dhe një kundër. Vetëm kryetari Klement Zguri ishte dakord që të hapeshin kutitë e materialeve zgjedhore dhe ato të qendrave të votimit për listat e këshillave në ato zona zgjedhore ku Bindja Demokratike u lejua të konkuronte.

Ankimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit bazohej në të dhënat dhe informacionet e vëzhguesve të Bindjes Demokratike në të gjithë territorin, të cilët konstatuan shkelje të rënda që kanë sjellë rritjen fiktive të pjesëmarrjes së votuesve dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve, sidomos në listat e këshilltarëve bashkiakë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzoi të shqyrtonte dhe të merrte në konsideratë kërkesën ligjore të Bindjes Demokratike për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha zonat zgjedhore ku ajo kandidonte. Kjo i përforcoi dyshimet tona se përfaqësuesit e Partisë Socialiste donin që vetë të firmosin dhe vetë të vulosnin për të gjithë procesin e 30 qershorit, gjë që u vërtetua edhe nga gjetjet e vëzhgusve tanë në të gjithë territorin.

Tashmë është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që të vendosë nëse është dakord që publiku të mësojë të vërtetën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo që kërkojmë ne është thjeshtë dhe vetëm që brenda kuadrit ligjor shqptarëve t’u jepet mundësia që të shohin se çfarë ndodhi me votën e tyre rreth dy javë më parë.

10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u përfshinë në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009, në të cilat kishin humbur, por duke pasur komisionerë dhe numërues në çdo qendër votimi. Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë.

Ndryshe nga ata, ne nuk po i themi Edi Ramës që të hapë kutitë, ose të largohet. Por nëse ai do të urdhërojë edhe Kolegjin Zgjedhor që të votojë si KQZ-ja, i bie që duke mos hapur kutitë Edi Rama njëkohësisht ta pranojë se ai i ka vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit.

6 komente në ““Nëse nuk hap kutitë Rama pranon se ka vjedhur zgjedhjet””

  1. merkel says:

    Dhe basha duhet te kerkoje hapjen e kutive kudo dyshohet.Le te mos merzitet se mos do turperohet miku I tij rama. Kushdo qe turperon e demton shqiperine nuk eshte miku yt lul.Mos e tolero se gjoja do te te jape pushtrtin me 2021.Ate do te ta jape programi I mire njerezit e mire ne ekip, populi me vote dhe padyshom SHBA.Mos ja nder tjeterkujt se do gabosh.Mos rri peng I rames dhe te gjitha premtimpszaret per te promovusr a persekutuar individe e familje shqiptare per shkakun e thjeshte se ramen e Kane kuptuar si rrezik kombetsr dhe minimalisht si prngese per ancimin e shqiptareve,hidhi ne kosh te plehrave.Mos ki turp e frike pse je djale dibrani.Armiqte e dibres Jane thjedhte armiqte e shqiperise e demomracise se saj.Ne Greqi familjet patriote nxjerrin ktyeminister mitsotaqis tek ne nxjerrin buke nga kazanet e plehrave.Ketu qendron e gjithe loja e elites se re, narkosllavogrekovllahoboshnjakoelita.

  2. Kavajsi says:

    Po’ pse mo Rob qim sala kur nuk i hapi dhe i dogji kutiat ne ate zgjedhje …dole ti e fole keshtu a ….ik o pjedh e sal berishesh se te njef kavaja ty sa Rob qim je …ti kurr se le von kanditaturen ne kavaj se e die qe nuk mer 1 vot….shko mor qihu moterqim se te la mbaru cikli ty moterqim

  3. ideali says:

    Dhe kujt ia kerkojne kete?… |Horrit me te madhe qe ka pare Shqiperia ne historine e saj.Mero mblidh mendjen se do te ndeshkohesh rende moralisht me kete mbeshtetje qe i ben ketij horri.

  4. Astrit Artisti says:

    Po mire o Astrit, Komisioni Qendror i zgjedhjeve dhe Kolegji, nuk kane te drejte te vendosin? Sipas teje po qe se vendosin te mos happen kutite, Rama ka dhene urdher, te mos happen, se keshtu ja do bytha.
    Kjo eshte historia jote qe nuk vete deri ne fund. Gjysmen tjeter po ta spjegoj une: Po qe se kutite happen cdo thuash ti? A do thuash qe Rama nuk dha urdher, apo dha urdher qe te happen kutite? Ky skenari i dyte te ben fare komik. Del qe Rama haron per te dhene urdhera ose Rama jep urdhera te kundert! Komisjonin e urdheron mos i hap kutite, ndersa koledjin e urdheron te hapi kutite! “Qerata” i madh ky Rama, si ne historite e Qazim Mulletit! Po si o Astrit flet por nuk di se cthua dhe kjo vetem e vetem te mohosh qe keto jane organe te pavarura dhe vendosin si ju duket e arsyeshme. Ketu mbaron historia. Tregimet e tua sikur Rama eshte Sali Berisha qe “dinte” gjithcka tregojne qe ti Astrit ke mendje te cunguar dhe nuk dallon ngjyrat e ylberit.
    Qe te mos keqkuptohemi, une do i sugjeroja Rames te jepte urdher te happen kutite dhe e di se pse? Vetem e vetem per te ta dhjere ty. Vetem e vetem qe ne fund te pranosh dhe te thuash: “gjinije pa shkolle zoti

  5. Taraboshi says:

    Astrit trihere te kame bere komente se sa vota ke fituar i ke te bolleshme se akoma nuk je bere parti dhe do te konkurosh me PS .Me kete parti nuk konkuron dot Luli dhe qe ne shkurt i ka refuzuar zgjedhjet persa te jete Edi Rama.Ky dhe PS jane sot per sot gjigandet e politikes Shqiptare.Per ta mbyllurEdi Rama nuk eshte KQZ qe te paska vjedhur votat ty.Kjo tregon se je i futuri i PD ne zgjedhje se mundohesh me gjithe menyrat per te sabotuar zgjedhejet

  6. biks says:

    Pirdh pirdh o Patos …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje