Pse Ilir Meta, është më në hall se Berisha dhe Basha!

17 Korrik 2019, 20:09Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Jetojmë në një zonë ballkanike ku liderit, kush më shumë e kush më pak, nuk sundojnë si drejtues politikë, por si gënjeshtarë gënjeshtrash që nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar. Shpesh kjo i bën qesharakë. Janë pushtuesit sllavë e grekë të territoreve shqiptare që vetë shtetet e tyre i kanë investime në falsitet, me histori të gënjeshtërt. Por janë edhe gënjeshtarët historikë të lidërshipeve të Shqipërisë që hedhin të njëjtën valle, sepse vjedhin shqiptarët.

Në fakt, liderët aktualë të Shqipërisë, edhe në jetën e përditshme dallojnë që mbështeten të gënjeshtra, sepse janë së brendshmi me konceptimin oriental të fjalës: kjo filozofi thotë se fjala ka dalë për të fshehur mendimin. Këta kështu duket se janë ndërtuar. Por duhet të theksojmë se Perëndimi ndahet nga Lindja pikërisht te qëndrimi ndaj gënjeshtrës. Qytetërim perëndimor do të thotë antigënjeshtër.

Po shoqëria shqiptare si e ka sot raportin më të vërtetën? E ka në përmirësim, sepse ne kemi vuajtur 45 vjet nga gënjeshtra e ngritur në një sistem vrastar punist.

Po politika e sotme e gënjeshtërt a ka lidhje me punizmin vrastar? Sigurisht që ka, sepse shqiptarët jetuan për 45 vjet sipas këtij kushti: ose jashtë i varfër në ekstrem dhe më gënjeshtrën, ose me të vërtetën, por në burg.

Si paraqitet sot karakteri gënjeshtar i politikës në Shqipëri dhe në Kosovë, në Serbi dhe në Greqi?

Në këtë pellg ballkanik, më tipikët janë: Berisha,-Basha në Tiranë; Thaçi në Prishtinë; dhe Rama në Tiranë..

Më qesharakë duket të jetë Berisha dhe Lulzim Basha. Sepse në fakt janë në hall ngaqë kërcënohen nga reforma që po vjen për hetimin e pasurisë së tyre. Prandaj janë bërë qesharakë me gënjeshtrën e tyre: këta nuk i pranon politika e lartë perëndimore, janë kundër Uashingtonit pikërisht për këtë, dhe dalin nëpër rrugë me flamuj amerikanë. Politika amerikane tallet me ta, dhe këtë e di edhe Berisha edhe Basha. Por ju mendoni se ata mendojnë që po gënjejnë politikën amerikane me këtë gjest? Jo, gënjejnë përkrahësit e tyre te të cilët nuk do t’i mbështetnin po ta dinin se nuk i pranon fare Uashingtoni.

Dhe janë edhe më qesharakë kur paguajnë ndonjë gjerman apo ndonjë amerikan, që nuk kanë lidhje fare me politikën e lartë, dhe i detyrojnë edhe këta që të gënjejnë. Dhe përsëri me të njëjtin qëllim: të gënjejnë shqiptarët.

Ka edhe më shumë se kaq te sistemi gënjeshtar i tyre. Basha në fillim dhe Berisha si shtytës pas tij, edhe pse e dinë që Reforma në Drejtësi drejtohet nga amerikanët, sokëllijnë në jerm dhe thonë që bëhet nga Rama. Ramë ziu është me ta, por nuk ka ç’bën, kurse dy të tjerët që kanë hallin e pronave dhe të parasë së akumuluar në mënyrë të paligjshme, mendojnë që të gënjejnë përkrahësit që këta të kenë një motiv revoltues. Po revolta përse duhet? Revolta lipset që, këta të dy dhe disa të tjerë të taborit të tyre të shpëtojnë pronat dhe paratë. Por tani, pas kërcënimit amerikan, edhe revoltë nuk mund të ketë më.

Domethënë asgjë. U dogjën kot. Nuk i shpëtojnë dot pronat dhe paratë. Kjo kohë nuk i përkrah dhe reforma është sot detyrë shqiptare që shqiptarët të hyjnë në Bashkimin Europian dhe në rrugën e zhvillimit për të mposhtur një herë e mirë varfërinë. Kjo do të thotë se, shpronësimi i të korruptuarve është shpresa për shpëtim e shqiptarëve. A e kuptoni tani që korrupsioni shqiptar nuk ka më te ardhme!

Po pse lodhen këta të korruptuar? Kot. Madje janë mëse teveqelë kur mendojnë se pronat dhe sundimin do ta ruajnë me anë të Rusisë, dhe prandaj gënjejnë për çdo gjë.

Po gënjeshtra ç’duhet kur kjo reformë po drejtohet nga forcat politikës amerikane? Kot. Është më shumë natyra naive e njeriut të akuzuar që i ka pushtuar në këto kohë. Njeriu i akuzuar që nuk di të mbrohet, gënjen si një fëmijë.

Po Meta?

Edhe ky gënjen për të shpëtuar veten dhe pronat nga reforma. Këta birbore e kanë ditur se janë zgjedhur në krye të vendit për interesin e tyre vetjak të pasurimit. Kështu mendon ende dhe ky Meta. Është në një hall dyfish. Duan ta shkarkojnë në Parlament e ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Por, po shkoi atje, mund të marrë dënim me burg, se shkelja e kushtetutës është vepër penale. Në fakt, për Shqipërinë dhe shqiptarët, ky do të jetë hapi i parë pozitiv që nga viti 1924. Dhe sigurisht që do të ndodhë.

Kurse Meta po bëhet qesharak me Bashën duke tundur ato dekrete pa vlerë të cilat do bëhen shkak për dënimin penal të presidentit të Shqipëris. Janë të dy jashtë arsyes juridike të mbrojtjes, dhe mendojnë se, e vetmja rrugë e shpëtimit të tyre është destabilizimi i Shqipërisë. Kanë marrë në dorë një dekret pa vlerë juridike, dhe kërkojnë të fshehen pas tij. Nuk arrijnë të kuptojnë që një ditë e re zgjedhësh është normë juridike që del nga kushtetuta jo nga letra pa vlerë. Nuk janë në gjendje të pyesin veten: coli është organi ligjor që dëo të organizojë zgjedhjet?

Prandaj me thirrjet dhe pohimet e tyre nuk po dihet se kë kërkojnë të gënjejnë, veten apo të tjerët!!!

Po Thaçi? Ky del të jetë një tjetër lloj gënjeshtari. U vërtit e u vërtit me presidentin e Serbisë, Vuçiç, dhe gënjente për territoret. Donte t’i jep Serbisë Kosovën e Veriut, dhe gënjente sikur gjithçka e bënte që t’i merrte Sërbisë Preshevën dhe territoret e banuara nga shqiptarët. Donte të thosh që Presheva është më e rëndësishme për Kosovën se Mitrovica. Por dështoi, dhe tani më gënjeshtrat e Preshevës po bëhet qesharak. Në fakt kjo është rruga, sepse, tragjikja, kur dështon, kthehet në komike.

Ja këta janë.

Po Vuçiç?

Ky është më interesanti se ky nuk di ende të kuptojë se për cilin interes luan: luan për interesin e tij, apo për interesin e Serbisë. Në fakt kuptohet se po tallet me veten. E di që Serbia nuk pranohet nga Perëndimi, por gënjen serbët. Indirekt iu thotë këtyre: do ta marrim sërish Kosovën. Por befas Kosova i ka vënë taksë 100 përqind mallrave serbe që hyjnë në Kosovë. Kjo e tremb, se i del bllof gënjeshtra, se serbët pyesin: “kaq e fortë qënka Kosova?” Dhe prandaj Vuçiçi vërtitet e vërtitet me takime shterpë presidentësh europianë të rendësishëm, të cilët i thonë në Beograd se Kosiva është një shtet i pavarur.

 

Nuk kuptohet, ky kaqol, e di historinë apo jo? E di ky që territoret shqiptare shkojnë deri në Nish? Në fakt bën sikur nuk e di, njëlloj si e gjitha shkolla serbe që edhe pse e di që janë të ardhur në Ballkanin Perëndimor, thërrasin gjithë ditës se tokat tyre janë pushtuar nga shqiptarët. Do vazhdojë të gënjejnë dhe për ca pak kohë.

Po Rama?

Ky ka gënjyer boll; por tani është në tërheqje sepse e njohu më në fund forcën amerikane. Nuk doli hapur për asnjë kundërshti dhe gënjeu deri në caqe që nuk kishin të bënin me Reformën. Tani duket se është në pritje. Por për të, në këto momente ka vetëm një pyetje: A do ta çojë deri në fund goditjen për shkarkim të presidentit Meta, apo do të tërhiqet me ndonjë gënjeshtër të rëndomtë?

21 komente në “Pse Ilir Meta, është më në hall se Berisha dhe Basha!”

  1. LORA says:

    Ti tak-vuvuzela e cakordume genjen
    per Kryeministrin Rama, per garantin me kredibel(ne syte dhe logjiken e shqiptarve ne shumice) te
    reformes me fundamentale te 29-viteve te fundit.
    E ke mision te ndotesh Ramen,,,eshte fare e qarte,
    prej kohesh.Dikush,me interesa antishqiptare,duhet te jete
    pagatori yt ne kete mision djalli.
    Je i humbur,,,njerzit jane shume me te mencur ,nga sa
    i mendon dhe i trajton ti ,,,ne psaltjet e tua ciklike.

    1. AFRIMI says:

      Pse te djeg ty Lora????

  2. Mikel says:

    Taku eshte rob qe nuk shitet dhe blihet te pakten ne kte pike eshte i ndershem …ec taku ke fitu respekt te shqiptar dhe i ngren audiencen emesioneve

  3. Vetingu says:

    Te lumte dora dhe mendja per gjithcka qe shkruan se pari per femijet e barinjve qe zbriten nga malet bythegrisur dhe sot jane miliardier dhe kakarisin se kane dashuri te madhe per vendin dhe popullin Uroj me zemer qe diskutantet te shkruajne me shume per hajduterine e tyre nder vite dhe ne te semes te shkojne partite. Hajduti nuk ka ngjyre i kuq apo blu.Drejtesia duhet te veproje ashper dhe te behet nje mesim i mire per te gjithe qe nga presidenti deri tek me i thjeshti.

  4. Europa says:

    PER CFARE DUHET ME CDO KUSHT, ILIR MUTI TE SHKARKOHET , KUR AI ESHTE FUTUR NE RRETHIN E KUQ TE SPK ????????!!!!!!!!

    1. vang says:

      Qe te jene te lire ta gjykojne pa asnje pengese duke patur ndonje imunitet.

  5. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    SUPER SPARTAK NGJELA !!! Je Fenomenal Avokat NGJELA , vetém pér njè GJÉ , uné Personalisht NUK jam Dakord né kétè Analizé !? Pér té gjitha qé ke théné , ke100 % té drejté TAKU , kurse pér HASHIM THAÇIN , ja ke futur Kot mé Kot , por pérséri pèr ty AVOKAT NGJELA UNÉ KAM RESPEKT DHE VETÉM RESPEKT MAKSIMAL , dhe SHPRESOJ QÉ JUVE AVOKAT TÉ ZGJIDHENI PRESIDENTI I SHQIPÉRISÉ , sepse jeni i Vetmi INTELEKTUAL dhe POLITIKAN , qé keni njê ATDHEDASHURI , dhe NUK jeni i IMPLIKUAR né asnjé Allish-Verish , kundér SHQIPÉRISÉ dhe SHQIPTARÉVE ! ! Mendoj qé pér Hashim Thaçin Legjendar po Gabon i NDERUAR AVOKAT NGJELA !!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pér AVOKAT SPARTAK NGJELÉN e FAMSHÉM

  6. Edi says:

    Nuk kam pike respekti per Bashen, Berishen apo Meten…
    Por, funderinat si Ngjela me te vetmen “merite” si ish pinjoll nomenklature(per fat te keq , kersheria e Albanistansve per horrst e se shkuares nuk eshte shuar) , nuk i honeps dot.
    Te stimulosh kete lloj specje, eshte te rrosh ne te shkuaren.

  7. Zani says:

    Mos u ndal TAKU BOSI , sepse je GJIGAND dhe Njé LEGJENDÉ ,qé do mbahesh mend gjaté , pér PARASHIKIMET E tua té PAPAME ,dhe qé gjithçka qé ke théné , ka dalé ashtu siç ti SPARTAK NGJELA e ke Parashikuar!!!!!!! Je FANTASTIK dhe BRILANT TAKU !!!!!! TÉ Gjithé ato dhe Ato PLEHRA qé tê Shajné , jané Militanté dhe HALABAKÉ té PARTIVE KRRIMINALE , qé presin si “Qen Rrugésh” , qé Dikush nga PUSHTETARÉT , APO ISH PUSHTETARÉT KRYEHAJDUTÉ , t’ju Hedhi ndonjé ‘KOCKÉ’ , pér ‘LEHJEN’ , qé béjné né Studiot Televizive té KRRIMIT té ORGANIZUAR !!!!! RROFTÉ SPARTAK NGJELA !!! RROFTÉ POPULLI SHQIPTAR !!! RROFTÉ SHQIPÉRIA !!! SPARTAK NGJELA I RESPEKTUAR éshté SHQIPTARI mé PATRIOT dhe mé ATDHETAR , qé ka BOTA !!!!!!

  8. Zani says:

    Mos u ndal TAKU BOSI , sepse je GJIGAND dhe Njé LEGJENDÉ ,qé do mbahesh mend gjaté , pér PARASHIKIMET E tua té PAPAME ,dhe qé gjithçka qé ke théné , ka dalé ashtu siç ti SPARTAK NGJELA e ke Parashikuar!!!!!!! Je FANTASTIK dhe BRILANT TAKU !!!!!! TÉ Gjithé Ata dhe Ato PLEHRA qé tê Shajné , jané Militanté dhe HALABAKÉ té PARTIVE KRRIMINALE , qé presin si “Qen Rrugésh” , qé Dikush nga PUSHTETARÉT , APO ISH PUSHTETARÉT KRYEHAJDUTÉ , t’ju Hedhi ndonjé ‘KOCKÉ’ , pér ‘LEHJEN’ , qé béjné né Studiot Televizive té KRRIMIT té ORGANIZUAR !!!!! RROFTÉ SPARTAK NGJELA !!! RROFTÉ POPULLI SHQIPTAR !!! RROFTÉ SHQIPÉRIA !!! SPARTAK NGJELA I RESPEKTUAR éshté SHQIPTARI mé PATRIOT dhe mé ATDHETAR , qé ka BOTA !!!!!! Bjeru PithMotrave HAJDUTÉ TAKU pa mèshiré

  9. Lora me tanga says:

    Lora me tanga qe I ben gojore rames NE zyre nuk pranon tja ndotin pallen palles.
    Yyyyyypppp Lora. Thithe fort. Dhe Dy tthithme dhe u prish plani armiqsor.
    Hahahaaaaaaa

  10. Vaso Pasko says:

    SALIU LUANTE ROLIN SIKUR ISHTE NE ARMIQESI TE MADHE ME FATOS NANON DHE POPULLI U BESDIS NGA KEJO AQ SHUME SA NJE GRUA NGA BERATI THA SE DO HANTE BAR TE THAT VETEM SALIU E FATOSI TE MOS GRINDEN POR ME VON DOLI SE ATA BENIN TAKIME SPECIALE FSHEHTAS DHE THUREN PLANE PER BASHKQEVERRISJE. KA MUNDESI QE EDHE ME EDIN SALIU BEN TAKIME SPECIALE SEKRETE SE NDRYSHE NUK KA SI SHPJEGOET MOSNDESHKIMI I SALIUT LULIT E TE TJER ZVARRANIKEVE TE MEDHEJ DHE ZVARRITJA E REFORMES NE DREJTESI DERI SA TI MBAROJ MANDATI EDIT. ATA VIJNE TE GJITH NGA ISH BLLOKU DHE GJARPERI NUK E MBYT GJARPERIN NDAJ EDHE ATA NUK DO MBYTEN NJERI-TJETERIN, AZEMI KISH PLAN TI MBYSTE TE GJITH KULISHAT E ISH BLLOKUT POR ATA E MBYTEN ME PAR AZEMIN.

  11. Lili says:

    Ky eshte burre idiot ose femije i nevrikosur.

  12. kico says:

    Sapo Rama tha se s’do kete ndryshime ne qeveri, dalldis Ngjela.

  13. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    O Taku je PROFET i Lindur dhe Peréndia né TOKË !!!! Është e ÇUDITSHME sesi çdo Gjé qé ke thën ti Taku , ka dalë Një më Një !?!!!!!! Taku je NJERIU mé i BESUESHËM dhe me INFORMACION SUPER té SAKTË deri tashti , biles edhe AUDIENCA është mé e madhja nê SHQIPËRI , kur juve AVOKAT NGJELA ju Ftojné në STUDIOT TELEVIZIVE !!! DÉSHIROJ dhe SHPRESOJ , qé juve ZOTI AVOKAT NGJELA ,té Zgjidheni KRYEMINISTRI i RI SHQIPËRISË ose PRESIDENT i PËRJETSHËM i SHQIPÉRISÊ !!!! SPARTAK NGJELA krahasohet vetëm me LEGJENDARIN ADEM DEMAÇI ,REXHEP QOSEN , KRISTO FRASHËRIN !! TÉ FALENDEROJ pafund dhe pamasë AVOKAT NGJELA

  14. Faik says:

    O Taku je Legjende dhe Gjigand ! Rrofsh 1.000 Vjet O Taku Floriri ! Taku je i Mrekullueshëm dhe mos prano të shkosh në Studiot Televizive tê KRRIMIT të ORGANIZUAR ,pa u PAGUAR ,sepse sa heré qé ti TAKU je i Ftuar në Cilën do STUDIO , AUDIENCA TELEVIZIVE është e Paimagjinueshme!!! Shqiptarët janë shumë shumë të Interesuar të dëgjojnë dhe të shikojnë juve Avokat NGJELA , sesa çdokush tjetër !! Respekte i Nderuar Avokat

  15. Shqipni e mesme says:

    Bath, bath, po nje kokerr..

  16. Shqipni e mesme says:

    Bath… bath…. po nje kokerr..

  17. LEXUES says:

    I Nderuar Avokat . DY PEDERASTA PO DENOHEN ME VDEKJE NGAQE JANE GJETUR DUKE U SHPUAR ME NJERI TJETRIN!
    AKTIVI PO QANTE : PSE QAN I THANE ?
    KY ME KERKOI PASIVI KERKOI TA ZHBLLOKOJA!
    TI SPARTAK NGJELA KE SHKU METE GJITHE ME SALEN , ME RAMEN ,ME METEN A JE JE PASIVI APO AKTIVI ?

  18. Gjon Leka says:

    Shikimi i z. Ngjela për zhillimet në skenën e teatrit politik shqiptar është syri i Perëndisë: i kthjellët, i pastër, i drejtpërdrejtë dhe i painterrsuar. Kukullat e çoroditura e qesharake vërtiten në skenë, duke pritur fundin e tyre tragjik. Çka nuk ngjit është roli djallëzor i Ramës!? Le t’ia lemë kohës ta tregojë!

  19. Kiri says:

    Vetem taku i zberthen keta dy maloket dhe ed tironsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje