Gënjeshtra e padobishme dhe e rrezikshme e 13 tetorit, e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës

18 Korrik 2019, 11:44Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Opozita po bie pre e nje bestydnie naive sipas së cilës, mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen sikur besojnë vërtet, se në 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet lokale të dekretuara nga presidenti, bashkë me ato të parakohshmet, të propozuara nga ai.

Në pamje të parë të gjithë faktorët kryesorë anti- Rama duket sikur kanë leverdi nga ky mashtrim. I pari, Ilir Meta kujton se ruan nderin presidencial, nëse ata që përfaqësojnë shumicën e elektoratit shqiptar, e respektojnë datën e ricaktuar prej tij.

Ai shkon dhe më tej, duke prodhuar një fabul të pakapërdishme, që lë të kuptohet, se një javë më pas, mund të hapim negociatat, nëse atë të dilelë mes tetori zhvillojmë një garë elektorale model.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha po e përdor këtë datë sipas modelit të njeriut që të gënjen edhe kur e pyet për orën. Ai po luan me atë, nga njëra anë për të qetësuar kryebashkiakët, të cilëve iu betua se nuk do të linte t’i nxirrnin nga zyra, dhe nga ana tjetër për të qetësuar ata që i mprehu se do ta shkallmonte përdhunshëm të dielën e 30 qershorit.

Por këmbëngulja tek ky mashtrim, pavarësisht hedhjes imediate të lumit, e dëmton opozitën.

Sepse zgjedhjet pas tre muajsh nuk i leverdisin asaj as praktikisht, dhe as moralisht.

Nga këndvështrimi utilitar, PD dhe LSI që dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale, pretendojnë se e bënë këtë harakiri për arsye madhore. Sipas tyre, zgjedhjet me Ramën kryeministër, të mbështetur nga bandat kriminale, nga oligarkët e PPP-ve dhe nga mediat e kapura, nuk kishin kuptim.

Po a mund të shpërbëhet ky oktapod deri në mes të tetorit? Edhe sikur Rama ta linte sot zyrën e tij të stolisur me flutura (gjë që nuk ka gjasa të ndodhë) ky do të qe një mision i pamundur.

Çlirimi nga tentakulat mafioze të narko-pushtetit që ka kapur shtetin, lyp shumë më tepër mund edhe kohë. Prandaj qoftë dhe për interesin e ngushtë vetjak, opozitës nuk i volisin zgjedhje kaq të shpejta.

Por aq më pak ato shkojnë paralel me interesin e publikut. Edhe sikur të imagjinojmë të paimagjinueshmen, që në 13 tetor të zhvillohen zgjedhje dhe Edi Rama të humbasë pushtetin përmes votës, kjo nuk është në interes të askujt.

E ç’do i duhej kjo një shqiptari të thjeshtë? Ç’do i leverdiste atij këmbimi i karriges së Ramës me Bashën, ku ky i fundit të përfitonte nga i njëjti ligj elektoral, ku kryetari i partisë me lista të mbyllura vendos për gjithçka?

Ç’do i duhej atij, sërish, një monark i zgjedhur, ashtu siç e konceptojnë, kryeministrin tonë, ndryshimet kushtetuese të 2008? Ç’do ndryshonte për të pa ashpërsuar ligjin e financimit të partive që i shndërron automatikisht donatorët e politikës në klientë të PPP-ve të pushtetit?

Pra, për të gjitha këto, madje dhe për shumë të tjera, zgjedhjet e menjherëshme shkojnë në dëm të interest publik. Ato nuk kanë kuptim nëse nuk vijnë pas një ndryshimi radikal të sistemit.

Pikërisht për këtë dy arsye, sa utilitare dhe morale, opozita po bën një gafë të panevojshme duke këmbëngulur tek 13 tetori. Ai as ka për të ndodhur dhe mbi të gjitha as duhet të ndodhë.

Natyrisht, udhëheqësit e saj e dinë këtë. Ata janë të ndërgjegjshëm se në 90 ditë, as nuk marrin garanci për garë të ndershme dhe as nuk kanë kohë për të shtuar simpatinë e publikut.

Megjithatë, në mënyrë nive dhe qorre ata po e përdorin 13 tetorin, sa për të përkëdhelur egon e tyre, po aq dhe për të manipuluar zyrtarët dhe militantët që i ndjekin nga pas. Por duke u sjellë kështu ata po bien në një kurth të papritur: në bestydninë se pushteti i një mijë e një mashtrimeve, mposhtet me gënjeshtra edhe më të mëdha, duke harruar se është shumë e vështirë që e keqja të mundet nga e singjashmja e vet. Madje edhe në ato raste që ndodh, ajo prodhon të njëjtin efekt.

16 komente në “Gënjeshtra e padobishme dhe e rrezikshme e 13 tetorit, e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës”

  1. analisti says:

    Nuk i besoj syve qe Andi Bushati ta kete shkruar kete artikull. Mos valle bota po rrotullohet mbrapsh?

    1. Dashamir Shehi - mos e merrni seriozisht says:

      Analisto, per zotin edhe mu nuk po m’besohet syve.
      Po shkoj ti fus nji dopjo se me duket nuk shoh mire kur jam esell. Ore vlla, po ky sikur qe me ne!? Kur u bo ky spurdhjaku i Hysniut me u bo i pavarur dhe me sha majtas djathtas?
      Megjithate, duke qene se ene une jom shume realist, ka te drejte per zotin. E para here qe m’pelqen ky mu, se here tjera perdridhej si zorra n’prush.
      Vetem nji gjo po jua them, dhe keni per ta majte men. bo me fillu SPAK-u pune, t’gjithe kto qe bojne si garipa sot – Basha, Meta, Berisha (mos o zot), dhe Kryemadhi – krejt jashte shtetit kane per ta majt frymen, refugjat. Lene pastaj kto plenat qe kane njel n’PD mbasi ika une – Nul Noka, Paloka, Gaz Bardheziu, dhe ai skilja Salianji. Kto kane merdhif qy tani. Une? Jo mer vlla se nuk kane pune me mu ato. Nuk t’fut njeri n’burg per tre dopjo raki mer vlla, po mos ja fut kot. Si une t’kishin qene t’gjithe keto legenat, sot kishit per t’qene n’Europe prej 20 vjetsh.
      Dale se erdh kamarjeri: “Ej, o cun, ma boj ene nji dopjo tjeter, se sikur m’erdh shikimi n’ven m’duket”.
      Ene ku e lashe une? Po, me kom perpjete. Ene kur e kapen Griden me kom perpjete me Salianjin, mori fund krejt Partia Demokratike.
      Ika tani, se qe ku po vjen Agroni me Fatmirin, dhe po e bojm nji treshe.

    2. @ says:

      Asgje nuk eshte rrotulluar, sepse Bushati keshtu ka shkruar edhe me pare..

  2. Arbeni says:

    O lepurushi i Hysniut, ti do vetëm rrëmujë, kaos dhe anarki. Njerëzit e thjeshtë në shumicë dërmuese duan shtet, rregull dhe qetësi. Boll filozofove, më mirë do të ishte të merreshe me tema të tjera.

  3. Jimi says:

    Pra, si konkluzion rripce, e vetmja menyre per te dale nga qorrsokaku, eshte ajo qe ti i ke rekomanduar Lulkes, por qe ai nuk te degjoi. Te rrembejme armet e te dalim malit per liri!? Na pri o rripcja i Besnikut te partise!

  4. Bureto says:

    Po mirë mo Bushat, dhe sivëllezërit e tu, ja ta zemë se pas dështimit, edhe tuajt (të ashtuquajtur analistë) do ta ktheni pllakën avash-avash, po pse ia bëni sot apelin opozitës, përfshirë dhe presidentin si kryeopozitar, dhe nuk ua bëtë këtë atyre në kohën e duhur? Për afro 4 muaj u lodhët për të mbështetur idiotizmin e tyre politik, edhe pse e dinit që ishte i dështuar qysh në zanafillë. Por shpresuat djallëzisht për ndonjë gjullurdi institucionale apo anarki sociale, dhe kështu t’i nxirrnit gështenjat nga zjarri me Lulin dhe Monën (Berishën dhe Metën). Medemek të rrëzonit Ramën, hallin tuaj më të madh. Oh çfarë urrejtje që keni për të! Një zot e di pse. Dhe këtë u rrekët ta arrini me çdo çmim, edhe po të digjej Shqipëria. Dështuat keq bashkë me ta, dhe tani bëni të ‘arsyeshmin’, por jo se keni reflektuar sinqerisht, por duke mos e pranuar publikisht ligësinë dhe dështimin tuaj si kazan mediatik, ia kaloni me spond këtë përgjegjësi opozitës, duke larë duart si Ponc Pilati. Vonë, shumë vonë! Your dirty game is over! Loja tuaj e pistë mbaroi! Jeni përfundimisht të diskredituar në sytë e publikut qytetar, sigurisht dhe jo militant.

  5. Pellumbi says:

    Ky Andi Bushati akoma se ka kuptuar qe e djarhta Shqipetare eshete shkerrmoqe bashke me njw pjese analistes alabake ,sahane lepires per vetem te hedhin balte per drejtuesit e Kombit vete .Partite e djathta te mbajne selite ,se pushtete drejtues nuke ka ne asnje nivele drejtimi .Tashme i ka nglur te lamatisin larte e poshte ,dhe neper kancelarit Evropjane .Edhe ata e kuptuane lojen e te djathtes dhe si e tille nuk ja varin me bidonat .

  6. juristi says:

    Bushat mos bej sikur godet gamorin Basha qe ta ndjeje kali Rama.Jane hile te vjetra qe i kupton dhe nje femije i grupit te madh ne kopesht.Rama me te tijte nuk e qethin fare per ate date dhe skane pse ta qethin.Zgjedhjet lokale i fituan,ato te pergjithshmet duan dhe dy vjet tu vije koha e sa per presidentin ai do iki per lesh bubi e do vihet Jozefina.

  7. Qosja says:

    E kuptove rrufjan.

  8. Qytetar says:

    Miu i peshtire kthen pllaken.

  9. gimi says:

    Pra si konkluzion Edi Rama ju qiu nenat dy partive opozitare dhe ju gazetareve dhe opinonisteve qe thoshi ne kete date do ta rrezojme Ramen zgjedhje pa opoziten nuk do te kete , he mo leporush ku jeni tani , pse po e akuzon tani Lulushin kur ju e frymezuat kaq keq sa qe ju mbush mendja se do behet kryeminister ja ashtu kot se koti .

  10. Fatmir Lohja says:

    E sjelle arsyetim ne sokaqe te errta,per te mos thene te verteten, e cila eshte refoma ne drejtesi,nga e cila kane frike politikanet hileqar.

  11. matia says:

    AS MISH,AS PESHK.

  12. boston says:

    Rama ja u beri 8 me 2, ja u futi kembet ne nje kepuce, ju moret rruget me analiste dhe opozitare .Boll fole o Andi Bushati se je dhelper dhe dredharak.

  13. al capone says:

    ka ca kohe m’ka hyp e mara,kam fillu me u bo zotni,sikur t’isha si me para,nonat n’pidh jua kisha qi

  14. al capone says:

    ka ca kohe m’ka hyp e mara,kam fillu me u bo zotni,sikur t’isha si ma para,nonat n’pidh jua kisha qi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje