E dëshmoftë pafajësinë!

20 Korrik 2019, 10:00Blog TEMA

Me aktin e dorëheqjes Haradinaj vuri një standard të lartë edhe për të tjerët që eventualisht mund të përballen me vështirësi të ngjashme në të ardhmen. Askush sot e tutje nuk mund të thotë: «Po shkoj në Hagë, por ma ruani postin».

Nga Enver Robelli

E para: gjithçka që mund të thuhet pas ftesës që Gjykata Speciale ia bëri Ramush Haradinajt është kjo: e dëshmoftë pafajësinë!

E dyta: nuk goditet askush që gjendet para një sfide që mund të ketë pasoja jo vetëm për të, por edhe për historinë e çlirimit të Kosovës.

E treta: me aktin e dorëheqjes Haradinaj vuri një standard të lartë edhe për të tjerët që eventualisht mund të përballen me vështirësi të ngjashme në të ardhmen. Askush sot e tutje nuk mund të thotë: «Po shkoj në Hagë, por ma ruani postin».

E katërta: me dorëheqje ai dha shembull se nuk e merr vendin peng dhe nuk e bart titullin e kryeministrit nëpër gjykata.

E pesta: emocionet dhe zemërimi – sado të kuptueshme – nuk kanë vend, sepse fakt është që Gjykatën Speciale e ka themeluar Kuvendi i Republikës së Kosovës.

E gjashta: krejt ata që rrahin gjoks e thonë se është dashur të refuzohet themelimi i Gjykatës Speciale, do të duhej të merrnin përgjegjësi edhe për izolimin shumëvjeçar të Kosovës, përfshirë konfrontimin e pashmangshëm me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me aleatët jetikë të Kosovës: Amerikën dhe Bashkimin Europian.

E shtata: ky koalicion ishte gjithçka tjetër përveç se qeveri. Ramush Haradinaj e ka ditur me kënd është shtrirë në shtrat. Më shumë sot nuk mund të thuhet. Historia do të tregojë më shumë në të ardhmen.

E teta: beteja për ruajtjen e shtetit të Kosovës është e përhershme dhe nuk varet nga një individ, pa marrë parasysh meritat që mund të ketë. Është detyrë kombëtare e këtyre dhe gjeneratave të ardhshme për ta mbrojtur të arriturën më të madhe historike të shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

E nënta: krekosjet e militantëve për rezistencë kundër bashkësisë ndërkombëtare dhe kërcënimet se do të qërojnë hesapet edhe me «armiqtë e brendshëm» e mbajnë Kosovën këtu ku është: në qorrsokak.

E dhjeta: pa marrë parasysh kush ka kryer krime të luftës, fakt është: janë njerëzit e vrarë, të keqtrajtuar, të burgosur. Për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi – para gjykatës.

E njëmbëdhjeta: vetëm të verbrit në Kosovë injorojnë faktin se pas luftës (dhe deri më sot) janë kërcënuar dëshmitarët. Disa kanë vrarë veten. Të tjerë nuk kanë pranuar të dëshmojnë për shkak të frikës. Një shoqëri që pajtohet me këtë ankth, herët apo vonë e paguan një çmim.

E dymbëdhjeta: krimet e luftës nuk parashkruhen. Në atë çast që gjenden dëshmi të reja, çdo gjë nisë nga fillimi.

E trembëdhjeta: pas ftesës që ka marrë Haradinaj, ka shumë spekulime në mos ai është viktimë e intrigave mes politikanëve shqiptarë. Nëse kjo është e vërtetë, Haradinaj do të dalë edhe më triumfues. Por kjo nuk e bën atë as politikan, as njeri më të mirë apo të më keq. Kush dëshiron të luajë rol në jetën politike dhe publike, duhet të dëshmohet në çdo çast se e meriton besimin e qytetarëve.

E katërmbëdhjeta: asnjë luftë, sado e drejtë të jetë, nuk duhet të «monumentalizohet moralisht». Nëse çdo luftëtar reduktohet vetëm në pastërtinë e tij, në integritetin e tij gjoja të pamohueshëm, në trimërinë kalorësiake dhe në qëndrimin kinse përherë të drejtë – atëherë kjo ka një çmim: ky çmim e ka emrin DEHISTORIZIM I HISTORISË. Në trajtimin e së kaluarës ne duhet të durojmë «disonancat kognitive». Domethënë: lufta ishte e drejtë, por kishte individë në duart e të cilëve ende nuk është fshirë gjaku i njerëzve të pafajshëm. Autor i shprehjes «monumentalizim moral» është historiani gjerman Eckart Conze. Autor i shprehjes mbi «disonancat kognitive» është sociologu gjerman Ekkehard Klausa. Të dy këta dijetarë këto shprehje i kanë përdorur në kontekst jashtëkosovar, por mendimet e tyre mund të na shërbejnë për racionalizim të debateve mbi historinë bashkëkohore të Kosovës dhe interpretimin e saj.

E pesëmbëdhjeta: Kosova nuk do të ecën kurrë përpara për aq kohë sa mbetet peng i halleve të politikanëve me drejtësinë. Dy dekada pas luftës, Kosova ka nevojë urgjente për një klasë të re politike, nuk ka nevojë për qeveri me 90 zëvendësministra.

18 komente në “E dëshmoftë pafajësinë!”

  1. katarakti says:

    Idiot. Si gjithmone. Ne çdo lufte ka viktima te pafajshme. Kur u bombardua Iraku apo Libia sa te pafajshem u vrane? Por kur u hodhen bombat ne Nagasaki dhe Hiroshima? Por kurr u rrafshua Drezdeni? A u pergjigj njeri per to? Sigurisht qe mund te kete pasur edhe krime ne Kosove pas nje shekull shtypjeje dhe poshterimi. Nje fare hakmarrjeje. Por Haradinaj eshte marre ne pyetje 2 here nga Haga dhe ka dale i pafajshem. Perse nuk flet ky, bythelepiresi i Rugoves, per taksen dhe qendrimin e Haradinajt per mosndryshimin e kufijve? Keto dhe vetem keto 2 arsyet e fundit kane bere qe Haradinaj te thirret ne Hage. Dhe tani do ta denojne vertet me burg. Se iu kundervu bashkesise nderkombetare. Iu kundervu Putinit, Boltonit, Makronit etj etj. Prandaj do te ndeshkohet. Ndersa Robelli do te rrije ne Zvicer duke i bere fresk fotos se Rugoves, qe nuk donte te prishej statukuoja. Qe te mos provokohej Serbia.

    1. undefined says:

      Na cat trapin me kete injorant. R. Hajradinaj vuan nga mitomania.

    2. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

      Po’ Malit te zi Pse i dha Toke Rambo? Leri Nacionalizmat Nje Politikan Qe vjedh Popullin e Tij eshte Thjeshte Nje Plehre.

    3. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

      Kush do Pergjigje more, Amerika me Francen Qe Bombarduan Dresden Irakun Dhe libine?

    4. bregdetari says:

      E ke gabim. Gjykta ndërkombëtare e Hagës nuk eshte një gjyktë shqiptare. Haradinaj mund të jetë i pa fajshëm, dhe unë shpresoj dhe dua të jetë i pa fajshëm, por kjo nuk nuk më lejon të them se kjo gjykatë do ta dënoj, në se ndodh, atë politikisht. Opinioni juaj (y, karakteri) ështe më se subjektiv. Qëndrimet e Haradinajt ,përçka ju ia ngrini lart, nuk janë qëndrime shteruese për atë çka sot i duhet Kosovës. Mund të duken si patriotike, heroike etj, por jo produktive, të paktën per momentin.

    5. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Ramushi nuk akuzohet per viktima te pafajshme. Ramushi (nese i ngritet akuza) do te akuzohet per vrasje te civileve. Pra ai do te akuzohet per vrasjen e roberve te luftes dhe te civileve te kidnapuar dhe mepastaj te vrare prej ???.
      Uroj qe Ramushi te mos i kete bere keto veprime te shemtuara.

  2. gloria says:

    Nuk e kuptoj cfar akti te larte po ben Ramushi….
    E therasin ne Hage dhe po nuk shkove te marrin zvare, vetem SALILULU e quan akt te larte se nuk e njohin drejtesine ne demokraci……
    Mos i paragjykoni gjykatat se nuk jane me juriste te plepave dhe malok shpellare…..

  3. olimpia says:

    Katarakti ,jam plotesisht dakord me ty Po keshtu edhe italianet ia hodhen me rreshtimin e disa mijra partizaneve kunder nazisteve.Dua te shtoj ,askush nuk u denua ne Japoni per krimet e tmerreshme ndaj kinezeve ,koreaneve dhe popujve te tjere ne Azi…askush nuk u denua ne SHBA per miliona viktimat ne INDOKINE…Natyrisht ju jemi per jete mirenjohes amerikaneve per ate cka bene per lirine e Kosoves,por tashme mjaft me paragjykimet per shqiptaret.Ne se vendosim barazi ,atehere merrni per gjykim edhe,, Gebelsin ,,e Miloshevicit,Vucicin ,mjaft me imponimin denigrues ndaj te vegjelve.Ne se mbas luftes jane eliminuar bashkepunetoret e krimit me serbet ,kjo eshte nje praktike qe ka ndodhur e do te ndodhe kudo .Nje kolonel amerikan i zene rob nga nazistet ,kur pa torturat dhe krimet ndaj roberve sovjetike …ka shkruar–nuk di se cdo tu beja gjermaneve po te isha ne vendin e sovjetikeve ,por sigurisht do te hakmerresha ne te njejten menyre..

  4. Strasbourg says:

    Respekte, o djalë i mënçur i Kosovës!

  5. xy says:

    O budalla i Kosoves.Dru me pre.Shembelltyr e shemtuar e kosovareve injorant

  6. rexha 10 says:

    DIKUR THONIN SE MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI.TANI NA KA DALE NJE TEORI TJETER QE ESHTE 100 HERE ME E MIRE ,SIDOMOSE NE DITET E SOTME.MROJTJA ME E MIRE ESHTE QE TE BESHE ROLIN E VIKTIMES ,SICE PO BEJNE EDHE SERBET .
    CFARE BERI GJYKATA E HAGES PER GENOCIDIN E SREBENICES NE BOSNJE _HERCEKOVINE???????????????. KURE NE ATE KOHE NUKE ISHTE ASE KOHE LUFTE.PO PER GENOCIDIN E SHQIPTAREVE TE KOSOVES NE KOHEN E MILOSHEVICIT ????? NEQOFTESE DO TE SHIKOJME HISTORINE E KALUAR ,NUKE DO TE KETE KURRE PAQE PER TE DYJ SHTETET ,AQE DHE ME KEQE QE JANE NE KONTRADIKTE ME NJERA TJETREN.SHPRESOJME QE TE MOSE JETE KY SHKAKU.PORE PER DERI SA JUGOSLLAVIA ANKOHET PER RREGULLAT E VENDOSURA TE SHTETIT TE KOSOVES PO I BEJNE DEME EKONOMIKE ,ATHERE KJO MUNDET TE JETE PROBLEMI .MJAFTONTE QE VUCIC TE KERKONTE FALJE PER KRIMET E KRYERA NE EMER TE SHTETIT ,DHE TE NJIHTE INDIPEDENCEN E SHTETIT TE KOSOVES . MA MERE MENDJA SE CDO GJE DO TE RREGULLOHEJ..
    POLITIKAT E LUFTES SE SOTME JANE GJITHMIONE INTERESA EKONOMIKE.NDRSA KOSOVA LUFTEN E SAJE E BERI PER TE NJOHUR SHTETIN E VETE.KJO NDODHI KURE I NDIHMOI AMERIKA.JEMI NE DILEME SE CFARE PO NDODHE ME TE VERTETE.A THUA SE ESHTE E VERTETE FJALA QE AMERIKEN MJERE AI QE E KA ARMIKE,MJERE AI QE E KA MIKE,. SI TA KUPTOJME.?????

  7. bureto says:

    Haradinaj do te dije ta mbroje veten. Une besoj ne pafajesine e tij dhe nuk kemi pse parakohe te japim sentencen. pavaresisht te gjithave shkrimi analize i Robellit eshte serioz dhe realist. Urojme qe Haradinaj te jete i paster, por me shume vlen e ardhmja e Kosoves. Boll me vetem armiq te jshtem, por te shohim edhe kah vetja. politika kosovare ka shume probleme brenda vedit dhe ajo duhet te ndryshoje rrenjesist. Lufta ka 20 vjet qe ka mbarua dhe nuk duhet te mbetet peng i saj, siç dhe ne shqiptaret e Shqiperise londineze kemi mbetur ende peng i l.II bot. me partizane e balliste.

  8. Thojn e treta e verteta Dy her asht shpall I pa fajshum nga po kta gjyqtar nderkombtar e pse asht lirue e shoket ja denun pse ka intervene politika e tash ka me denue nga trysnija e politikes se paku nja 10 vjet ishalla nuk asht kshtu qysh une po mendoj

  9. Pedro i ri says:

    Akt normal ne nje demokraci stabile.
    I gjithe problemi eshte tek Taksa 100%

  10. Strasbourg says:

    Për mendimin tim, Enver Robelli është një ndër analistët-gazetarët më të mirë dhe më të ditur shqiptarë!

  11. aleko says:

    e po njerez po vriten ne paqe e jo me ne lufte o zoteri. mesiguri ne kete lufte clirimtare nga pushtusi shekullor ka pas dhe mllef dhe ndonje tejkalim> E ne cilen lufte nukka tejkalime?..me thoni nje:POr tejkalimet e UCK se jane nje pike uje para tejkalimeve oqeanike te serbeve gjaksore..Dhe te mendosh qe a jane denuar 3 a 4 veta eshte nje poshtersi e pa degjuar,DOrezimi I pushtetit dhe vajtja ne hage mesiguri eshte nje akt qytatare dhe pushtetar I pergjegjshem qe rralle here e kemi pare ne keto ano o gazetare.Per me teper qe dy here ka dale I pafajshem.Insistimi per te nxjerre uck si kriminale madje dhe komandantin e saj le shume per te dyshuar se edhe hhaga mund te kete ndikime politike …kejo eshte mese e qarte tashme..

    1. lana says:

      Po a harrohen krimet e serbeve, harrohet gjaku lume I kosovareve pa varre, torturat e perdhunimet ne popull, djegjet e shtepive me njerez te gjalle brenda per nje lufte te tmerrshme per te cfarrosur nje popull te tere dhe shkretuar nje toke qe atoktonisht eshte Shqiptare, Kosova eshte Shqiperi dhe Europa na paska te drejten te gjykoje veprimet qofte dhe per hakmarrje kundrejt njerezve qe kane pare llahtari dhe qamet prej serbeve qe pasionet cnjerezore I kthyem ne kanibale. Po per djegjen per se gjalli me gjithe foshnjat brenda te Adem Jasharit a ka Gjyq Hage?
      Apo Gjyq vetem per te voglin! Kur do çrrenjosen keto padrejtesira qe ben Europa Plake me boshtin Rusi Serbi Greqi. Dmth Macron-Putin deri kur kjo krushqi e vjeter mekatare do influencoje dhe nenvleftesoje te drejtat kombetare te cdo shteti sado i Vogel ne Harte.
      Djegja me te gjalle brenda e Shtepise te Adem Jasharit, djegja e tere Kosoves nuk i mjafton Europes te ktheje tehun e thikes nga vetja. Mjaft eshte Mjaft!
      Zoti do ndeshkoje nje dite keta politikane te Europes Kurve qe se kane dashur asnjehere Shqiperine. ?Amin

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Zoteri, cfare faktesh te reja pret ti mbas 20 vjetesh?!?! Cdo gje ezaurohet ne nje kohe te caktuar si vete jeta..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje