Konsipracioni i madh botëror, anti-shqiptar!

22 Korrik 2019, 12:59Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

Nëse ka një fjalë që mund ta përshkruajë më së miri gjendjen e politikës, drejtësisë, ekonomisë, sportit e gjithçka tjetër në shoqërinë shqiptare, të këtyre tre dekadave të fundit, është korrupsioni.

Vetëm se, këto kohët e fundit, fjalën korrupsion, vetë të akuzuarit e anë zëvendësuar me një fjalë tjetër: konspiracion.

Sipas tyre, ata janë të pastër si argjendi, “me duar akullore”, siç do të shprehej Vangjush Dako, por seç janë ca armiq të huaj e të brendshëm, që iu janë vënë pas me “bukë në trastë” dhe duan t’iu bëjnë gjëmën.

Fjala vjen, ishte qesharake të dëgjojë një president klubi pak ditë më parë, që është simbol i mafies politiko-ekonomiko-sportive në Shqipëri, dhe që me të drejtë është përjashtuar 10 vite nga UEFA, nga garat europiane.

Ai doli e thoshte pa e brerë ndërgjegjia, që ngritën një iluzion dhe ia shkatërruan ëndrrën një qyteti të tërë, se qenka një Eduard Dervishi në Federatën Spanjolle, i cili, bashkë me këtë të fundit, meqë paskan inat Skënderbeun, kanë bindur UEFA-n që të përjashtojë ekipin korçar për 10 vite.

Pra, një konspiracion i madh, në të cilin është përfshirë njëfarë Eduard Dervishi që punon në Federatën Spanjolle, vetë Federata Spanjolle, dhe UEFA.

Se çfarë inati ka Federata Spanjolle dhe UEFA me ekipin korçar, që do ta shkatërrojë, vetëm presidenti i ekipit juglindore e di, që doli e foli për këtë plan të madh ndërkombëtar për të varrosur Skënderbeun, ndërkohë që nuk tha asnjë fjalë, nëse mban përgjegjësi për trukimet e hapura, që ndodhnin nën sytë e të gjithëve.

Por nuk ka faj, se ka nga të mësojë.

Kështu tha edhe Koço Kokëdhima kur i hoqën mandatin e deputetit, që ia bënë amerikanët në bashkëpunim me Edi Ramën, pasi ky ishte një burrë i ndershëm, që do iu tregonte vendin të korruptuarve të politikës shqiptare.

Kështu thotë edhe Ilir Meta me Sali Berishën, që janë edhe “nëna” e denoncimit të një konspiracioni me përmasa ndërkombëtare në Shqipëri, ku janë përfshirë zyrtarë amerikane e të Brukselit, të cilët janë shitur tek ky plaku Soros qe s’po i vjen i s’po e vjen ngordhja dhe duan të marrin peng Shqipërinë, duke mbajtur në pushtet Edi Ramën dhe “Rilindjen”.

Por atyre iu janë bërë barrikadë Ilir Meta me Sali Berishën, dhe ndaj këta duan t’i fusin në burg, sapo të nisë zbatimi i reformës në drejtësi.

Kështu kanë nisur tani të thonë edhe për Ramush Haradinajn, konspiracioni për të cilin është akoma edhe më i madh.

Për gjykimin dhe burgosjen e tij janë përfshirë amerikanë e rusë, francezë e gjermanë, dreq e shejtan, vetëm pse ky i fundit ka vënë një taksë për Serbinë dhe doli kundër ndarjes së Kosovës.

Ndaj tani i janë bërë bashkë të gjithë për ta çuar në burg, në mënyrë që t’i hapet rruga ndarjes së Kosovës, por për fat, ai ka në krah Sali Berishën e Ilir Metën, që janë gati t’i shpallin luftë gjithë botës dhe këtyre të huajve, që duan t’ia “fusin” Haradinajt.

Se të huajt gjithmonë na e kanë pasur me hile dhe të “futur”ne shqiptarëve, që jemi burra të drejtë e të ndershëm, që mendojmë gjithë kohën si të bëjmë ndonjë gjë të mirë për vendin e për njëri-tjetrin, ndërkohë që këta ndërkombëtarët duan të na vjedhin, poshtërojnë, të bëjnë ç’të duan me vendin tonë, dhe të na fusin edhe në burg madje!

Ndaj, poshtë revizionizmi amerikan e rrofshin e qofshin burrat e kombit shqiptar që as kanë vjedhur, as kanë vrarë e as kanë bërë ndonjë të keqe ndonjëherë!

16 komente në “Konsipracioni i madh botëror, anti-shqiptar!”

  1. Durrsi says:

    Ne Kosove serbi vrau sa i desh qefi, beri llol lloj maskaralleqe, po te kosovaret cfar duan te gjejne, ballancim te krimeve???

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      plehra arabe,te njejten gje thote edhe birazeri Erdogan[evropianeve]: nuk na doni se jemi muslims por me shume nuk na doni se jemi ”njishi” i botes arabe madje edhe evropes………!!!! rrace perverse,varu kkkkkkkkkkk…………..

  2. Orli says:

    E nga ana tjeter voltana shtrembaluqja ju ben thirrje ketyre konspiracionisteve te hauw qe te marrin drejtimin e bashkive!!!! Mjere Shqiperia prej kujt politikareve eshte drejtuar!me ordinere se hajdutet e kotecve te pulave.

  3. prishtinasi says:

    Pa ndonje shkas, por me nje qellim te sinqerte pak rreshta.Askush nuk na ka faj, por vet kemi faj.Shqiptaret jane nder te vetmit ne Europe pothuajse qe nuk po kuptojne sistemin demokratik,moralin politik,ndergjegjesine dhe drejtesine si duhet.Te gjitha po i kuptojme siq po na pelqen neve.Dallime ka kontradikta ka,kundershtar ka,armiq ka,por te akuzosh gjysmen apo tere boten vetem ne e bejme kur na konvenon.Ne kemi nevoje per pastrim total nga kjo politike (bile tek ne hapur flitet shpesh se mbi te 30 apo 40-tat vetem po jemi pengese per brezin e ri sepse ka mbetur ajo mendesia e vjeter anadollase).Brezi i ri ka halle tjera,ai nuk e njeh grekun,serbin,gjermanin,francezin,amerikanin etj.Ky brez e njeh fuqine e parase,teknologjine besa njefare krenarie po na japin disa sportiste ,kengetare etj qe me te drejte flamuri kombetar dhe ai shteteror i Kosoves te jene ne ballina bukur shpesh dhe po cilesohemi me te drejte se kemi te ardhme nga kjo rini.Pra merrni shembuj se kemi shembuj te mire po nga keta qe ne po i sulmojme se po dojne te na shkaterrojne.Pra perendimi ka sistem vlerash,ka ligje,ka moral etj, andaj ne e kemi problem kete qasje ,jemi e kunderta e ketij sistemi,sa me pare qe kuptojme kete dhe pranojme kete realitet nuk do te kete me kriza,por vetem zhvillim……….

  4. "BOHOTINA" says:

    Bukur Lumani, shume bukur ne pak rreshta. Per politikanet nik e ndyj me keto thenie se i njeh tere vendi punet e perbindshme qe kane bere per 30 vjet dhe vendi lengon.
    Per Takun e Korces dy fjale. Ai me bashkpuntoret vodhi e trukoi sa deshi. Mos t’ u bjere ne qafe te tjereve. Eshte delenxhi. Vetem ne kampionatin tone i dalin 53 ndeshje te trukuara, por edhe ne UEFA.
    Vetem ne kampionatin e 2009-2010 ne fund te fazes se dyte ishte 12 pike mbrapa vendit te trete nga fundi. Pra dilte automatikisht. Po kampionati kishte nje faze te trete, se me 3 faza ishte ate vit. Fazen e trete i “fitoi” te gjitha dhe doli mbi ate vendin e trete qe kishte para ne dy fazat. E hengri padrejtesisht dikush tjeter qe s’ me kujtohet.
    Ju kujtohet Taku, Bode e Gimi i Red Bullit si kapardiseshin ne tribune. Madje Bode minister i financave nuk dinte as stadiumin ku ishte. Helbete. S’ kish faj se nga Rakicka ishte, larg qytetit.
    Nuk me hiqet nga mendja sidomos Skenderbeu – Dinamo qe keta te fundit hapen portrn dhe mezi u shenua goli i trete. Fitoi Korca 3:2. Estrade e vertete.

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po, po , e qarte or Bledi (cfare kodosh emri burrash). Ke harruar vetem qe Konspiracionin e madh kunder shqiptareve e kane sajuar shqiptaret vete me ne krye Edvinin e Kristaqit, qe nje here na dell shqiptar, pastaj vllah, pastaj, me gjyshe italione, katolik po qe falet 5 here ne dite me krye nga Erdogani, piktor i mrekullueshem po qe pikturen e pare e shiti mbasi u ne kryeminister, ish antar i LGBT, por tash i martuar rregullisht me kalama te certifikuar, e te tjera e te tjera.

  6. Altung says:

    Ahahaha, eshte imperializmi amerikan o koqe! Revizionizmi eshte i Bashkimit Sovjetik.

  7. Ali Pasha says:

    Ma humbe kohen bre burre duke te lexuar

  8. Babkulla says:

    Zotrinj te gazetes Tema ,shikoi te shkrimet t’uaja nje far fryme anti Haradinaj . Ju lutemi ne qofte se keni argumenta se Haradinaj ka shkelul ne drrase te kalbur , na thoni edhe neve se na hapet kendi i shikimit edhe neve qe kemi simpati per kete figure te rendsishme te Kosoves . Sepse , ne si lexues kemi dale ne perfundim se Ju po mbani anen e Rames i cili eshte ne konflikt te hapur me Haradinajn .

  9. ZIGUR QARRI says:

    Shume inat e paske Edi Ramen, o ” xhuxhumak”

  10. motra bledit says:

    bled djali ate motren pse nuk e kalon ketej ng kosova dhe pastaj merru vertete me kosovaret

  11. Dash says:

    Dakort me te gjithen pervec rastit te Haradinajt nuk jam dakort , per aresyen se aty gjerat jane pak me te komplikuara , nuk dua te filloj se eshte shume e gjate qe nga gjykata speciale etj ku po gjykohet viktima dhe lehet e lire bisha ….etj etj ……

  12. sul korriku says:

    Çuditem si nuk hyn ne valle prokuroria per keta “pelivanet” e Skenderbeut te Korçes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje