Nga Andi Bushati
Ramush Haradinaj nuk është një ëngjëll. Përtej aureolës së komandantit trim të UÇK, që ende mban të varrosur në pragun e shtëpisë në Gllogjan dëshmorët që familja e tij i dha Kosovës, qëndron njeriu që nuk e kanë shpënë fare kot dy herë në Hagë, nga ku doli i padënuar pasi dëshmitarët ishin zhdukur.
Ramush Haradinaj nuk është as një idealist naiv. Përtej dashurisë patetike për Kosovën, qëndron kryeministri që mori vendim ti rrisë pagën vetes se i duheshin më shumë kravata, qëndron njeriu që theu rekordin e numrit të zëvendësministrave duke e përdorur shtetin si kamaradare për ekuilibrat e pushtetit, qëndron lideri që i mbushi bordet publike me militantë dhe familjarë.
Ramush Haradinaj aq më pak është një politikan parimor. Ai që, sëbashku me Vetëvendosjen, i vuri flakën parlamentit dhe i mbyti kolegët e tij me gaz lotësjellës, për të mos i falur tokë Malit të Zi, kur erdhi puna për t’u bërë kryeministër, i tradhëtoi sa hap e mbyll sytë aleatët e dikurshëm, madje i haroi edhe ato 8 mijë hektarë për të cilat ishte betuar se do të derdhej gjak.
Pra, në këtë kuptim, ashtu si të gjithë heronjtë që kanë imponuar emrin dhe famën e tyre përmes grykës së pushkës, ai është i adhuruar pa kushte nga disa, po aq sa është i urryer nga të tjerë.
Por, ky personaliteti dyzuar, prej njeriu që ngjall po aq frikë sa edhe respekt, që i shërbën atdheut po aq sa edhe botës së nëndheshme të Rrafshit të Dukagjinit, që ndan, po aq sa edhe përbashkon, nuk u pasqyrua me të gjithë dritë hijet e tij në momentin që u thirr sërish nga gjykata speciale, duke e detyruar të heqë dorë nga kryesimi i qeverisë.
Çuditërisht rreth Ramush Haredinajt u krijua një empathi mbarë kombëtare e cila nuk kishte të bënte, as thjeshtë me lotët e derdhur live teksa lajmëronte dorëheqjen dhe as vetëm me faktin se qe ai që duhej të përgjigjej për të tretën herë përpara Hagës, ndërkohë që të singjashmit e vet vazhdojnë të shijojnë kolltuqet e pushtetit.
Jo, përreth kryeministrit në ikje u krijua një emocion më i madh që e tejkalon historinë e tij në të shkuarën dhe qeverisjen e tij të përditshme.
Kjo ndjenjë solidariteti që shpërtheu në të dy anët e kombit është e lidhur me qëndrimet e fundit të Ramushit, me mbrojtjen që ai i bëri takësës 100% ndaj produkteve serbe, dhe me vendosmrinë që tregoi kundër copëtimit të Kosovës.
Në sytë e shumëkujt, Haradinaj krijoi profilin e politikanit që i flet njësoj shqipëtarëve, po ashtu dhe Makronit apo Uashingtonit, ndryshe nga Edi Rama apo Hashim Thaçi që e kanë shndërruar politikën në teatër.
Ai skaliti aureolën e liderit që di ti mbrojë bindjet e veta edhe përpara një presioni asgjesues ndërkombëtar, gjë që deri më tani rrallë ndonjë politikan shqiptar ka guxuar ta bëjë.
Ai ndërtoi imazhin e njeriut që nuk bën pazar as me ndarjen e kufijve, as me shkëmbimin e popullsive, për ti shpëtuar Gjykimit të Hagës apo për të krijuar profilin e një lideri global, që të lë më gjatë në pushtet.
Nëse ideja e rrezikshme e coptimit të Kosovës u varros, apo u shty larg në kohë, pa dyshim që një kontribut jo të vogël ka dhe taksa e vendosur personalisht nga Ramushi dhe qëndrimi i tij i palëkundur kundër projektit të iniciuar në Beograd.
Pikërisht këto dy kolona identifikuese për qeverisjen e tij të dytë, kanë krijuar përshtypjen se Ramush Haradinaj po viktimizohet për qëndrimet që ka mbajtur, më shumë sesa për të shkuarën e tij në luftë. Kjo ide, e mëkuar edhe nga teoritë konspirative që gëlojnë në këto raste, e që e shohin Hagën si një zgjatim të manovrave meskine të politikanëve, kanë përforcuar edhe më pranojën e një puçi të ndërkombëtarëve me liderët shqiptarë që mendojnë vetëm për menderen e tyre.
Në këtë konteskt, shumëkush po e sheh thikën pas shpine për Haradinajn, si atentat ndaj përpjekjes për vendime sovrane të një udhëheqësi shqiptar, si shenjë të bashkëpunimit okult mes politikanëve tanë të inkriminuar dhe një kaste të pamoralshme ndërkombëtarësh që mbështet të parët në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve, shkurt si arbitraritet të një elie që kërkon të reduktojë hapsirat demokratike.
Piikërisht për këto arsye, në ditët e fundit, që pas thirrjes nga Gjykata Speciale, ka shpërthyer një valë empatie për Haradinajn, një solidaritet shumë më i gjërë sesa ai i rrethit të simpatizantëve të tij, që në kushte të ndryshme, Ramushi, as nuk do të kishte patur mundësi t’a ëndërronte kurrë. (Lapsi.al)
Një cop fshatar nopran e i pakulturë, i mbytur deri në grykë me krime lufte, por që si gjithmonë këta tipa i mbron Daj Semi… (???!!!)
Dhe ky Andi Bushati ben teater, pra sipas ketij ato mekatet apo demet qe i ka shkaktuar Haradinaj shtetit te Kosoves per ato duhen mbyllur syte, te harrohen dhe ai te levdohet per ate cak beri tani per taksen, apo ndonje gje tjeter, qe nuk ka bere gje ne realitet, pra i mire aktualisht, dhe i keq i te kaluares jo te larget, po ashtu mund te thuhet sipas Bushatit per Ramen, Rama nuk ben teater, nuk ka shitur toke si rramushi apo det si basha e berisha, po ti kish bere keto kjo fytyre e andi bushatit bashke me koleget e vet te shpelare do ta kishin futur shtate pashe nen dhe Ramen, Rama di te bej politike dhe eshte diplomat i lindur. i zgjuar, dhe nuk flet kurre kot.
nuk u prek njeri per rramushin sa ky andi shkruan, kush u perlot per te ? ilir meta apo berisha se njesoj jane, ai te shkoj atje te pergjigjet nese ka bere krime lufte, nese nuk i zhduk perseri deshmimtaret, dhe ti andi bushati mos bej krahasime me Ramen, Rama eshte si dita me naten me ty dhe me rramushin. meso te gjykosh dhe pastaj te shkruash.
Këtë rradhë ke shkruar mirë o lepurushi i Hysniut.
O Andi pertoj te te lexoj. Biles nuk te kam lexuar qofte edhe nje here.
Po ti Bushati, kush je?
@Artani ????
Te pelqeu?!
Te pakten, “Haradinaj” ka bere “gjema”. Po ti Bushati cfare ke bere? Ku jane veprat e tua dhe cfare sherbime sjellin, kujt?
Ramushi veç me trimerit e luftes do me mbulu qeverine e dobet qe ka. Njerezit ne Kosove kane nevoje per pune e shtet ligjor se po ikin te gjithe jashte. U ngopen me histori lufte e trimerite e UÇK e komandanrave qe jane bo milionera tu u kap pas pushtetit.
Politikan trim dhe kokeforte eshte mire por kryeminister trim
me USA dhe BE duhet te mendohesh mire se merr ne qafe nje shtet.
Te eshte dhene mundesia or kopili i bllokut qe pasi e çove ku deshe PD,ti bashkangjitesh Ramushit si Ramusheve ketu e ta shoqerosh jo ne Hage por ne Prage!Pasi mbylle aventuren tende si pinjoll i keq si nje njeri qe at te q. e as te leshon ,tash te eshte dhen mundesia qe te shkosh ne krahun tjeter te kombit e te rregullosh edhe aty ca pune pasi ma do mendja qe ta ndegjjne llafin ,por edhe po s’ta kane ndigjue merr per shkes nje fare Berat Buzhanen e ka me ti hap dyert e kryeministrise si me pas ken vellai i Ramushit !Mos harro te marresh me vehte edhe ate hardhucen tjeter Alfred Lelin dhe po nuk pranoi ta garantoj une se do te futem mik tek Kol Balla se ia ndigjon llafin ose merr Markun edhe ate Agron Gjelmarkun e do pune keni me i ba deri sa ta shpetoni Ramushin si Lulin e Meten!hajd pra per hajer ju kjofte!
Brespekt
Shkrim i qarte dhe i drejte.
Bravo Endy Kapo…. ene gjyshi jot servil i shokut enver ish …
Te dy, Bushatin dhe Haradinajn, i lidh dhe pelqejne karakteret e njeri tjetrit. Te gjithe keta bertasin, e duam Shqiperine si europa, amerika eshte me ne, dhe kur te theret nje institucion nderkombetare, u quake burre apo skenderbe. Bushat, mos te dalte emri per ndonje praoesire se do shkosh zvarre atje ku te therrasin, ndryshe te vijne te marin ato. Po ska si ndodh ndryshe ne ty bushat, do jesh gjithmon kundra nje llogjike ku, nuk ka vend per mit sokola e skenderbe. Te gjitha keto qe ben bushati e lubonja, tregojne kaparimin tek ustaj. Nje gje eshte e vertete ne shqiperi se, dhe pse ta njohin lekuren, prap te duan neper studio. Na heq mallin e shabon qoses, qe ke qef te ngitesh.
Se cfare ka bere Ramushi pyet Lulin dhe Salen,te tjerat jane pordh me rigon,qe zotrote i ke te tuat
Shqiptaret e Shqiperise duhet ta lene Ramushin dhe Kosoven rehat e mos perpiqen te japin mend per dicka qe nuk ja kane haberin. Nqs Kosova do te eci ne rrugen e duhur e ka te thjeshte, mjafton te mos ndjeki rrugen qe ndoqi Shqiperia keto 30 vjet. Sa per cilesite apo mangesite e Ramushit nuk ngeli ti gjykojn shqiptaret nga kafja. Edhe ne lidhje me demarkacionin me malin e zi Ramushi u pre ne bese prej nderkombetareve qe i premtuan kosoves liberalizim vizash ne rast aprovimi te demarkacionit, Ramushi e aprovoi nderkohe qe bitchat europiane shpiken kushte e kerkesa te reja, tash Ramushi i tha ndalu Beg se ka hendek. Ramushi eshte pak i paelaboruar ne te foluren letrare por kur shqiperia mban minister te jashtem nje hallve te ftofme si Cakaj pse kosova mos mbaj nje KM si Ramushi..
Ramushi i ka duart me gjak te pafajshmeve
Si psh?
Si psh???
Si psh????
.
..
…
Si psh??