“Çështja e Teatrit Kombëtar u politizua”, ambasadori Soreca reagon pas sulmeve të PD: Përgjigjja ime sot është paraqitur jashtë kontekstit

29 Korrik 2019, 20:55Politika TEMA

Pas shkaktoi reagime të forta me deklaratat e tij kur deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar është politizuar shumë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca thotë se deklaratat e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Ai thekson se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë.

Reagimi i plotë i Sorecës:

Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot në një pyetje mbi çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit.

Prandaj është e dobishme të theksohet se sot kam përsëritur qëndrimin e shprehur tashmë shtatorin e kaluar nga Komisioni Evropian, kur autoritetet kompetente shqiptare u ftuan për të ndjekur pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jo diskriminuese në treg.

Gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë.

Unë shtova se është e nevojshme që të jepet kohë për procedurat institucionale për të marrë një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore që ekziston në këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit.

Më në fund përfundova duke kujtuar se Delegacioni i BE-së është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes si të drejtë themelore dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë.

1 komente në ““Çështja e Teatrit Kombëtar u politizua”, ambasadori Soreca reagon pas sulmeve të PD: Përgjigjja ime sot është paraqitur jashtë kontekstit”

  1. myzeqari says:

    Edmond Budinaka dal nga rruga e zotit.Le ta ndihmoj dikush te qetesohet dhe te japi mendime per te arthmen e Tiranes.Le te haj nje tas pace me Fari Balliun dhe te bej nje shetitjenga liqeni mbase i vine ne vend trut e kokes .Po le nam me llogjiken e nje femije te llastuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje