Nuk kanë të sosur polemikat pas miqësores së të premtes së kaluar mes Juventusit dhe një seleksioni me “yjet” e K-League (kampionati i Koresë së Jugut), ku protagonisti i munguar ishte Cristiano Ronaldo.
CR7 nuk zbriti në fushë qoftë edhe për një minutë për shkak të një problemi muskulor, sikurse e shpjegoi pas ndeshjes trajneri i bardhezinjve, Cristiano Ronaldo.
Por në Korenë e Jugut nuk e pranojnë këtë justifikim, madje sipas medieve të këtij vendi, Liga e Futbollit Profesionist në Korenë e Jugut për kërkon dëmshpërblim nga agjencia që kishte marrë përsipër organizimin e ndeshjes.
Në kontratë shkruhej se garantohej prania në fushë e fenomenit portugez për të paktën 45 minuta.
Gjithsesi, në adresë të Juventusit ende nuk ka mbërritur ndonjë kërkesë për dëmshpërblim.
66 mijë tifozë që kishin mbushur plot e përplot stadiumin nuk e përmbajtën zhgënjimin, edhe pse fillimisht ishin entuziazmuar pas çdo lëvizjeje të CR7, që nga momenti i shkeljes në stadium, para se të niste sfida, e në çdo inkuadrim të tij në ekranin e madh të impiantit.
Kur e kuptuan që Ronaldo nuk do të luante, ata nisën të brohorisnin Messi-Messi, në shenjë hakmarrjeje.