Padyshim që tema e momentit në futbollin shqiptar është ajo e presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili është duke menduar seriozisht idenë për të marrë një ekip tjetër në administrim.
Pas vendimit të CAS i cili la në fuqi vendimin e UEFA-s me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe 1 mln euro gjobë, tashmë Takaj nuk e sheh më të ardhmen e tij te ky klub, por ka hedhur sytë te një ekip tjetër, i cili përflitet se është Dinamo, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Por nga ka lindur ideja e presidentit bardhekuq për të marrë një ekip të ri?
Gjithçka lidhet me gjobën e majme, 1 mln euro për ekipin e Skënderbeut. Si duket, Takaj ka nisur të bëjë llogaritë dhe tashmë objektivi i vetëm aktual është të shpëtojë 1 milionë eurot.
Jemi në kohën ku gjithçka është kthyer në biznes dhe natyrisht që drejtuesit e Skënderbeut para interesit të tifozëve, apo ekipit, kanë atë personal.
Para dy ditësh, në një mbledhje me tifozët e ekipit, Takaj deklaroi se nuk ka ndërmend ta lërë Skënderbeun, a thua se “iu dogj barku” për tifozët apo historinë e këtij ekipi, shkruan CNA.
Llogaria është e thjeshtë: Takaj nuk e paguan gjobën 1 mln euro dhe UEFA urdhëron FSHF-në që Skënderbeun ta zbresë në Kategorinë e Dytë. Atëherë Takaj çfarë bën? Shkon merr një ekip tjetër, qoftë Dinamo, apo kushdo dhe ato 1 mln eurot e gjobës i investon te ekipi i tij i ri dhe vazhdon aty misionin e nisur nga Skënderbeu.
E thënë në gjithë popullore, Takajt nuk i plas aspak për Skënderbeun, por ai po bën gjithçka të mundur, duke shfyrtëzuar çdo skemë dhe hapësirë që do i shpëtonte një prej milionave euro të shumta që fitoi nga Skënderbeut. Kështu, ai pret vazhdojë i qetë aventurën e tij te një ekip tjetër, pak rëndësi ka se Skënderbeu zhytet atje ku ndoshta edhe nuk mund të dalë më kurrë…
Ti qe shkruan vendos emrin.
Ka smire ne ate qe shkruan,ka zili mllef ka.
Te duket se e ke me Takajn ,por jo .
Me Skenderbeun e ke.Ekipin me te mire shqiptar ,ndoshta te krejt historise.
I vetmi qe luajti futboll eurpian,si Europa.
Me pasè deshire me e pa.
Edhe dije ti qe shkruan…
Asnje ekip shqiptar ,me kupton ? asnje kurre me s’do ta arrije Skenderbeun.
Kjo edhe fale Takajt qe ti e permend pa turp.
Jam nga Shkodra ,po tifoz me zemer e tru me kete Skenderbe
qe merrte zvarre Vllaznine ne Shkoder,Partizanin e Tiranen ne Tirane ,madje me diference golash.
Nuk e di kur do te vije me nje ekip si ky…
E provuat sivjet me te gjitha ekipet.
Ky Skenderbe fitonte ne fushe.
Bile shpesh meshironte .Se te merrnin shpirtin ne fushe djemte.
E kishin pas mbeshtetje nga ky Takaj qe sheh nje mafie te denoje thjesht nje ekip shqiptar,ashtu si me pare nje maqedonas ,apo nje rumun.
Te vegjlit paguajne mekatet e te medhenjve.
Sepse te medhenjte nuk mund te pranojne qe te vegjlit te rriten.
Ashtu si u rrit Skenderbeu ,krenaria jone.
Keto Jane paranojat ose justifikime fajtoresh dhe deshtakesh. Nuk ka kuptim i vogli i maschi drejtesia eshte DREJTESI, kush mendon ndryshe te iki ne rusi ose arabi te gjej vetveten.
Gomar! Ku jeton ti, ne hene!? Mafia eshte vete Takaj o karagjoz trupeshk. Ti je tifoz futbolli!? Ti je rrot cari, qe ende s’ke kuptuar se kjo skuader ka trukuar ndeshje, prandaj eshte denuar. Nuk eshte denuar se ishte skuader e mire (kujt i plas bytha ne Evrope per ekipe katundesh). Kupton o TRAP?
O lesh-presh, o kokrra e budalles, Skenderbeu ka luajtur me ekipe te rendomta te kategorise se 7-te te Evropes o kokpatate. Nuk ka luajtur as me Barcelonen, as me Torinon, as me Austrine e Vjenes, as me Ajaksin, as me …
Kupton o kokgdhe ?
edhe ketij duhet ti ndalohej per dhjete vjet pjesmarrja ne ndonje ekip tjeter qofte si president apo si aksioner sepse edhe ai perfitoi nga pislleqet e ekipit tashme te marre fund.
Ky artikull eshte pa lidhje,me duket se jo vetem Monalikja shofin termete ne filxhanin e kafese.Ky do jete Lumani,qe sic duket i kane dhene mision.Korçareve nuk i plas per Takajt,por kuptojne qe autoreve te artikujve te tille, nuk i pas per Korçen as per skuadren.Ne qofte se Uefa pezullon,nuk e ka problem,qe mos pagimi i sanksioneve,te perkthehet ne perzullim te dirigjenteve che ish dirigjenteve te skenderbeut. Keshtu qe ne qofte se Uefa,ben pasare me Takajn,per te shpetuar fytyren me vendime skandaloze si kjo è skenderbeut, eshte mire per ty o gazetar,te besh ndonje telefonate,andej nga zyrat e uefa,ne qofte se è ke problem te shkosh deri atje personalisht,che te zbulosh,se keshtu eshte vari leshi,hamendesi te rendomta asgje tjeter.