Lefter Çipa i Himarës

29 Korrik 2019, 13:57Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Kur ishte fushata vendore e vitit 2011 dhe në Himarë konkurronte për PS-në, Gjergji Goro i cili më pas fitoi, Top Channel bëri një reportazh duke marrë në intervistë banorët e zonës. Shumë prej tyre e ndienin presionin grek dhe ishte e prekshme ndrojtja e tyre sikurse e kuptueshme. Kryeministri i vendit, Sali Berisha kishte kapitulluar para Greqisë dhe bënte fushatë elektorale në zonën e Bregut me bluzë me shirita blu e bardh të flamurit grek. Omonia e Bollanos ndihej e plotfuqishme; Vangjel Dulja kërcënonte gazetarët shqiptarë dhe autobusët që vinin nga Greqia të shoqëruar nga deputetë të djathtë, e bënin elementin grekofon të ndihej zot i vendit.

Si sot mbaj mend një mësues, Foto Bixhilli, i cili gjithë ndrojtje fajësonte shtetin shqiptar për këtë gjunjëzim.

E megjithatë në një nga shtëpitë e kryeqendrës së Bregut, në një shtizë të lartë, valëvitej flamuri dykrenor, i zoti i së cilës pasi e përshëndeste, zbriste në qendër të qytezës për të pirë kafen e përditshme dhe pastaj të rikthehej për t’u ulur në fletët e bardha që t’i mbushte me vargjet që tashmë shumica jonë ia lenë për autor popullit.

Këtë zakon e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Është Lefter Çipa, autori i këngës simbol të viteve ‘80-të, “Bejkë e bardhë”.

Janë të pakët shqiptarët e jugut që nuk i kanë kënduar të paktën një herë vargjet:

“Tundu bejkë e bardhë tundu/

Natënë me hënë tundu/

Bëj të flë, gjumi s’më zë/

Culja bie ëmbëlë”

Por Lefter Çipa nuk është vetëm kaq.

Ai ka shkruar 20 libra që kanë 1250 këngë; 85% e këngëve qytetare vlonjate kanë si autor tekstesh Lefter Çipën dhe teksteve të tij i kanë dhënë zë që nga Vaçe Zela dhe Mentor Xhemali deri tek Irini Qiriako. 10 dokumentarë mbajnë firmën e tij.

Një bard si Lefter Çipa ka kohë që ka hyrë në legjendën popullore. Shumë veta kujtojnë se është një mit e të tjerët se ka vdekur prej kohësh. Me siguri kështu, të vdekur, e mendon edhe shteti shqiptar dhe kryeministri i vendit që prej vitesh e ka mbi tryezë vendimin për t’i dhënë pension të posaçëm, por që nuk e firmos.

E ndërkohë poeti çdo mëngjes përshëndet flamurin që ka në oborr e flet me katër djemtë e vajzën që i ka të shpërndarë nëpër Shqipëri e i luten të rrijë me ta. Por ai rri në kullën e tij bashkë me zonjën grua. Pasi e di që djemtë janë si gjemitë, që hera-herës kthehen në port e në port dikush duhet t’i presë. Por edhe sepse nuk jeton dot pa blunë, dhe jeshilen e Himarës e për më shumë pa ajrin e saj që e përzien me tymin e tre paketave në ditë. Duke na bërë kështu edhe neve një nder të paçmuar, pasi përkatësinë e tokave dhe ujërave, më shumë sesa vijat e hartave e caktojnë piramidat që vendosin poetët dhe shkrimtarët. Dhe Lefter Çipa është aty për të thënë se Himara është shqiptare.

28 komente në “Lefter Çipa i Himarës”

  1. Bayern says:

    Ku kemi perfundu.Ne vend te kerkojm me force tokat shqiptare qe jan jasht kufinjve,vem ne diskutim edhe tokat qe kemi brenda kufinjve

    1. Hoxh Armandi says:

      Hajdeni re turkoshqiptare na tregoni Himaren. Vete ndertoni xhami me recepin ndersa Himara lufton me sonin tuaj ne revolucionin Helen. Mos dhente zoti thote bota qe te pyeten himariotet me ke shtet duan te rrine se ju iku nga duart per 10 minuta.

      1. moni says:

        @armandi-prift dje-hoxhe sot-neser budist
        Merri anti-depresivet o burre, sa here te kam thene. Eshte vape tani, gjec te iken edhe truri ?

    2. theatrical says:

      me behet qejfi qe himariotet kane kohe qe kane filluar te ndihen me te çliruar nga presioni i shtetit grek…
      mgjt do thoja mos i jepni kaq shume rendesi Himares sepse nje fshat eshte me pese restorante peshku..as nuk ul edhe as nuk ngre ndonje vlere.
      Himara nuk eshte as Shkoder,as Korçe,as Vlore e as Prishtine..

  2. Mare Nostrum says:

    Himara eshte Shqiptare ne çdo guralec bregu, ne çdo degez ulliri e ne çdo note polifonie. Jane qindra a mijra vjet folklor qe perjetohet, krijohet e transmetohet shqip qe na Thone se Himara eshte Shqiptare. I madhi Lefter Çipa eshte veç i fundit ne ato vise poetike. Jane e do te jene Neço Muko, Gaqo Trola, Fane Veizi qe na risjell vargjet popullore “Qe ne Gumenice e lart/ Himare i thone çdo fshat/ Turku punoi me zanat/ Ndaj kemi mbeture pak.” Ashtu si Himara eshte dhe mbetet Shqiptare, edhe ne jemi dhe mbetemi te njejtet shqiptare qe nuk i njohim, nuk i respektojme dhe nuk i vleresojme kolloset tane.

  3. Me mire te mos e kishe shkruar fare, ose te mos e publikoje: U mundove te ngresh lart figuren e Zotit Lefter Cipa, por ne te vertete s’ ke qullosur asgje. Shkrim i dobet e i pavlere. Vargjet e Poetit kane force qe te ngrene peshe, kurse fjala jote eshte e zbehte.

    1. Ceti says:

      Me siguri trendafilja eshte kandidate per Nobel dhe dhe ka te drejte ta kritikoje Ate qe ka qullosur dicka per Lefter Cipen. Me siguri ajo ka shkruar romane,artikuj ka bere namin per te ngritur figuren e ketij njeriu kaq te madh. Nje gje shihet te pakten ne keta rreshta te saj. Ajo njeri i mire nuk eshte dhe e ka zemren stere. Shpersoj se nese eshte e martuar dhe ka femije mos tua transmetoje atyre kete vrer.

  4. Ben Tirona says:

    Njeri i cmuar dhe me vlere per shqiptaret

  5. Illyria-Shqiperia says:

    Bravo Dritan! Jete te gjate z. Leter. Si ky njeri I mire te kishim sa me shume mundesisht.

  6. Ervini says:

    Po mire mo loqe, e bere shkrimin qe tani te dali ndonje koqe tjeter si ai Kacifa qe te thote Himara eshte Greqi. Kjo teme as nuk duhet vene ne diskutim, thjeshte duhet injoruar.

    1. Zaho says:

      Mos ki frike Ervin se sa te kemi loqe si ty, nuk guxijne kacifat te shkelin.

  7. lisi says:

    Te pergezoj per artilullin zDritan, por pena e kenges eshte veshtire te venitet sado qe qeverit mos ta vlersojne z Cipa vargjet e tija kane hyre ne ❤️e nje populli

  8. justice says:

    nga piluri ne fakt …

    1. Tr says:

      Bravo, shume larg Himares ! Se kshu i bi ene fushe kruja me qen Tiron

  9. undefined says:

    Kam ndjekur nje dokument ne tv, per kete njeri te madh. Eshte i vetmi PATRIOT Shqiptare qe per cdo mengjes ngern flamurin e SKENDERBEUT ne HIMARE. Kur te kthehem ne SHQIPERI do e takoj patjeter. RRESPEKT.

  10. Gazmend SHpuza says:

    Jete e shendet Lefter CIpa, jo vetem i Himares por i mbare shqiptarise!

    Gazmir

  11. ben says:

    Himara gjithmone ka nxjerre burra qe i kane bere nder vendit dhe shqiptareve kudo qe kane qene. Nje nga penat me te fuqishme qe ka nxjerre Himara eshte Petro Marko. Ky gjeni i penes ka spjeguar edhe se si himarjotet mesuan greqishten duke punuar ne Korfuz gjate dimrit. Lexoni Petro Markon dhe do mesoni aq shume per Himaren tone dhe do kuptoni me mire maskaralleqet e ca shqiptareve te shitur tek greku.

  12. Dash says:

    RESPEKT !!!! …. legjende e gjalle..

  13. Nje shqiptar i thjeshte nga Jugu i vendit says:

    Mendoj se cudia me e madhe eshte me k/ministrin aktual , qe mendohet akoma per t`i dhene pension nje njeriu si Lefter Cipa kur , kushedi sa ndere u ka bere (dhe mire ka bere) njeresve te thjeshte e romeve ! Sali Vuk Karaxhici i lidhi pension te posacem Sabri Godos , jo per merita atdhetarie , por per mbeshtetjen e pa kursyer e te dyshimte politike !

    1. Bambi says:

      KM-ja u jep pension te posaçem atyre “artistave” qe vdesin nga overdoza, po jo gjogandeve si Lefter Cipa.
      Eshte pune votash… Nuk ka principe ne keto pune.
      Shenim: Nuk jam shume i sigurte: KM eshte per KryeMinister apo KryeMaskara ne gjuhen shqipe ?

  14. Miku nga Jugu says:

    Shkrim i goditur dhe i merituar per poetin e madh Lefter Cipa. Vec nje gje: me te degjuar e kam, mbase s`do jete e vertete, po Lefter Cipa merr nje pension fare, fare minimal kur duhej vleresuar dhe cmuar me pension special sikunder qeveria ka bere dhe per shkrimtare dhe poete te tjere. Fjala ime ne vesh te qeverise se mbase behet dicka se me ate pension qw merr nuk i dal as per cigaret e dites.

  15. Ilir says:

    Faleminderit Dritan Hila !
    Respekt i vecante per shqiptarin e madh Lefter Cipa !
    Ne krenohemi me Lefter Cipen, me vepren e Tij, qe thuajse eshte anonime per brezin e ri. Ndaj shkrimet sic I mesipermi, qe vecojne shqiptaret me vlera te jashtezakoneshme, priten me interes pasi i lexon.

  16. GAZETARJA says:

    Respekt !
    Shpresoj qe ta kete lexuar dhe Kryeministri i shqiptareve ! Nderim per keto legjenda te gjalla !

  17. Alban says:

    S’me besohet qe KMja yne i ka dhene pension te posacem Zef Dedes dhe jo ketij kolosi te shpirtit dhe rrenjeve shqiptare. Turp i Zotit!

  18. Pellazgos says:

    Ndryshimi i Grekeve me ata qe u muslimanizuan nga pengjet e Turqise eshte se ky nga Elefterios qe greqsht eshte Ilire u be Lefter.
    Edhe flamurin e Kastriotis qe e mori nga Kostandinopolis eshte Greke Bizantine.
    Te ashtuquajturit Al-banians nuk merret vesh se cfare Identiteti kane.
    Ne kohen e Kastriotis quhej Epiri zone kjo historike,me kulture,e Lashte,me Arkeollogji Greke,me Topinimiet Greke te ndryshuara nga Turkoallvanosat.
    Ne qofte se Shqiperia eshte nje shtet I krijuar nga Turqia dhe Pashallaret e Saj me shumice proturke dhe antigreke,antiepirote,antiilyre,tani po Evropianizohen dhe nuk merret vesh se cfare kuptimi kane Emrat e tyre.
    Elefteriua i Spiros qe u be Pilos dhe Pilur eshte nje Genicere qe nuk e di qe ska lidhje me historine e. Me Pashalleku te krijuar nga renia e Turqise.
    Po cfare u bene gjithe keta “Perandore” Ilyre qe mburreni me nje spiune te Republices Popolare te Vatikanit qe vdiq per Papen dhe Katoliket?
    Nuk late vend,sheshe,aerodrome,spitale pa I vene Emrin e Saj.
    Sa “poshte” kini rene,sa edhe figurat e “Kombit te lavdishem” te Al-banise jua vendosin te tjeret!

  19. Genti says:

    Lefter Cipa nuk eshte nga Himara por nga Piluri.

  20. Loku says:

    Djemte i ka kurva komplet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje