Disa të vërteta për Qemal Stafën, Federatën dhe vrapin për nga paraja!

29 Korrik 2019, 09:53Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Qysh kur FederataShqiptareeFutbollit publikoi “tenderin” per kompanine emrin e se ciles do te mbaje stadiumi “QemalStafa”, kam lexuar gjithcka rreth kesaj ceshtjeje.

Lexoj qe shkruhet e lihet te kuptohet se ka nje vendim politik!

Dua te pyes: Cili eshte ky vendim? Kush e ka marre? Ku eshte ky vendim, zyrtar dhe i botuar?

Ne dijenine time, nuk ka asnjë vendim politik të marrë për emrin e stadiumit “Qemal Stafa”.

Po, e vertete eshte, ka nje vendim te FSHF, ai me larte e qe ben te tregetueshem emrin e stadiumit.

Me thene te drejten, nga tregtaret une tregti pres;

Nuk di perse te tjere presin me shume se kaq nga kjo federate qe menaxhon futbollin ne vendin tone.

Ka tregetuar bluzat, te drejten televizive te ekipit kombetar, te drejten televizive te ndeshjeve te Superliges, Kupes etj.

Nuk dua ti rikthehem sot menyres se si i tregeton keto produkte.

Por nxitimi per te tregetuar me te shpejte edhe emrin e stadiumit, duket se forcon bindjen time qe mes tregetareve ne ate institucion ka vetem nje qellim: Parate!

Eshte e habitshme por aq e forte eshte rendja pas parase ne FSHF, sa askush nuk po kupton se gara, konkurrenca, cilesia permes tyre, mund te beje FSHF me te pasur, madje dhe me parate qe po i kerkon duke luftuar me Qemal Stafen.

Pyetje te thjeshte kam;

Perse FSHF nuk tregeton emrin e Superliges? Po te Kupes?

Perse nuk i afrohet asnje tregetar dy produkteve kryesore te FSHF?

Te jete ligji per financimin e sportit arsyeja?

Une nuk mendoj se vec ky eshte problemi.

E kam thene shpesh qe nis ndryshe:

Nis te gara, konkurenca, cilesia, pasioni, rinia, forca, ndershmeria.

Qemal Stafa eshte figura me e paster e Luftes se Dyte Boterore ne kete vend;

Eshte misherimi i qarte i gjithe sa thashe me siper.

Eshte nje shqiptar i madh!

Ai nuk mund te tregetohet!

Gjithkujt qe tani po behet gati per ate pyetjen standarde-po c’lidhje ka me sportin, futbollin, dua ti them me te shpejte se, pas kaq shume vitesh ne ate stadium, fubolli, fitoret me te bukura, jane te lidhura me Qemal Stafen!

E fundit, mos harroni shembullin e Anfield ne Liverpool;

Tribuna e famshme e tij ka emrin e nje kompanie luftetaresh!

8 komente në “Disa të vërteta për Qemal Stafën, Federatën dhe vrapin për nga paraja!”

  1. Z.Brace, e dini qe jeni Zv.Kryeminister apo jp?! Z.Duka eshte Zv.Kryeminister?! Taksat tona ku shkojne?! Ketu nuk eshte puna e nje emeri, por skema e nje akti korruptiv ne veprim, nje akt korruptiv qe fshin origjinen e vet.

  2. taro says:

    Ik mor bole ti, dashke dhe vendim politik per qurravepsjen e Ed Rames me Duken, po ti je koqe, vrima e fundit e kavallit e nuk di gje ne ato pune se celesat e kashtes ke.
    Idiot qe as shqip s di te shkruash, as shenjat e pikesimit nuk njeh.
    Pikaaaa kryeredaktorit qe ke qene.

  3. Alba.ny says:

    Erion, mos e tund dybekun edhe ti.
    Pergjigjen duhet ta jape ai i gjati, bosi yt.
    Ai është akuzuar per alergji, madje tradheti te LANÇ-it.
    Duka e ka nxjere emrin e Stadiumit me dijenine e Edit.
    Qe kur filloi ndertimi ai u quajt “Arena Kombetare “.
    Rama mos t’ja lere kopilin FSHF me doren tende.
    Kjo është pandreshmeri, skuthllek, i mer shqiptaret per bageti a te mete.
    Ktheini Stadiumit Qemal Stafen!
    Ktheini Qemal Stafes Stadiumin!

  4. faro says:

    Pse nuk publikoni komentet e deklaratës shumë të fortë të Z. Brace?!

  5. Nik says:

    Eshte e vertete qe Qemal Stafa ishte nje idealist i vertete por te mos harrojme ishte per komunizmen, per utopine!
    Per mendimin tim emri me i qelluar i atij statiumi do te ishte “Loro Boriçi”, nje futbollist dhe trainer i madh, por ate e mban Stadiumi i Shkidres.

  6. nord.al says:

    Une nuk e kuptoj se cfare lidhje ka terroristi komunist Qemal Stafa me stadiumin dhe futbollin.

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ore a e di ky rrota e sallamit qe eshte zv.kryeminister?

  8. leka says:

    hidhe ne gjyq per korrupsion o zv/km e mos shkruaj si sala ne fcb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje