Kalimtarja që ndodhej anash një rruge në Laicester të Anglisë, ka rënë pre e sulmit të dy plaçkitësve me biçikleta, që deshën t’i vidhnin çantën.
Njëri prej tyre i kapi rripin dhe e rrëzoi gruan në tokë e cila nuk e lëshonte çantën.
Hajduti e tërhoqi zvarrë atë për disa metra.
Pasi mbeti për një moment e shtrirë, ajo është ngritur sërish dhe duke u dridhur mblodhi gjërat që iu shpërndanë. (TemA)