Afron shkarkimi i Metës, Komisioni i Venecias fut në kalendar kërkesën e Kuvendit

30 Korrik 2019, 09:33Politika TEMA

Komisioni i Venecias nuk ka humbur kohë, sa i takon çështjes së shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë i nisi një letër Venecias, ku kërkonte mendim për 8 çështje. Por kërkesa e Kuvendit është marrë në konsideratë nga Komisioni dhe është futur në kalendarin e punimeve, pasi e ka publikuar atë edhe në faqen e tij zyrtare në internet.

Mirëpo, futja në kalendarin e punimeve përshpejton edhe procedurat për shkarkimin e Ilir Metës. Mbledhja e më e afërt e Komisionit të Venecias është në tetor, por përpara se ai të japë mendimin final sa i takon kërkesës së mazhorancës, pritet që të japë një opinion të ndërmjetëm.

Me shumë gjasa gjatë muajit shtatorit ky opinion do të jetë në dorën e Kuvendit dhe do të shfrytëzohet nga mazhoranca pa humbur kohë. Kështu, nëse opinioni i ndërmjetëm i dhënë nga Venecia do t’i japë të drejtë mazhorancës, duke bërë “fajtor” Presidentin Ilir Meta, ajo do të vijojë pa humbur kohë me procedurat e shkarkimit të kreut të shtetit. Pra, i bie që nëse Partia Socialiste ka vullnet dhe do t’i shkojë deri në fund nismës së saj, Meta shkarkohet në shtator.

Mbyllen emrat për në Gjykatën Kushtetuese

Fjalën e fundit për shkarkimin e Metës do ta ketë Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë ka tagrin që t’i bëjë interpretim vendimit të Kuvendit, duke zbuluar nëse Presidenti i Republikës ka bërë ose jo shkelje. Momentalisht Kushtetuesja është e shpartalluar nga procesi i vetingut, por sinjalet janë se ngritja e saj tanimë është zhbllokuar, pasi brenda javës pritet të mbyllen emrat për në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, deklaroi se të mërkurën do të shpallet lista e 14 pretendentëve për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. “KED ka përfunduar verifikimet për 11 nga 14 kandidatët, që garojnë për 6 vendet vakante.

Për dy ditë do të jetë gati lista përfundimtare me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qënë anëtarë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Dvorani. Por me këtë lëvizje, duket se afron edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra. Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, ku 3 përzgjidhen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

Por duke qenë se Gjykata e Lartë do edhe pak kohë të formohet, Kushtetuesja pritet të ngrihet me 6 anëtarë, sikundër janë ata të përzgjedhur nga Meta dhe Ruçi. Kështu që, me shumë gjasa Gjykata Kushtetuese pritet që të ngrihet në shtator, duke qenë se është lënë një muaj afat për përzgjedhjen e anëtarëve. Pra, me ngritjen e Kushtetuese afrohet edhe shkarkimi i Metës nga detyra.

Disa nga kërkesat e PS për Komisionin e Venecias

Pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi një letër Komisionit të Venecias, ku në mënyrë kronologjike radhiste 8 pyetjet që deputetët e drejtuar nga Ulsi Manja, kërkonin përgjigje. Së pari, kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore. “Roli i Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?”, thuhet në pyetjen e parë.

 Po ashtu, në letrën e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi kërkohet mendim nga Venecia se a cenohet siguria kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër, në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte nisur punën. “A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën”, thuhet në kërkesën e mazhorancës për Venecian. /sot/

2 komente në “Afron shkarkimi i Metës, Komisioni i Venecias fut në kalendar kërkesën e Kuvendit”

  1. Malok sala me rrjepacuket e tij says:

    Shkarkojeni malokun e skraparit dhe jepini nji tuf dhi se per ato esht president ai

  2. Zigur Qarri says:

    Superhaduti Rama,kerkon te shkarkoje te korruptuarin Meta!
    Me 21 janar 2011,Edvin D’Rama dhe militantet e PS-s e kthejn Tiranen ne nje shesh lufte ,ku mbeten te vrare kater protestues,
    per nje afere korruptive ne tentative te Ilir Metes,qe ishte gati te pranonte oferten prej 700 mije Eurosh te nje bizneshmeni,per nje
    favor.Shteti shqiptar eshte i detyruar ti paguaj Biznesmenit italian Francesco Becchetti 110 milion Dollare(njeqind here me shume
    se shuma qe do te merrte Meta), per faj te Kryeministrit skizofren,por militanteve “rilindas”dhe qeveritareve,nuk i ben pershtypje!
    Mbi nje miliard Euro i ka vjedhur takspaguesve shqiptare Kryeministri,dhe rilindasit heshtin!Jan te gjith”rilindasit”hajdute,qe pajtohen
    ne heshtje me vjedhjet e Kryeministrit?Nje pjese madhe po,ndersa te tjeret perfitojn(vjedhje pasive) nga “bamiresia”e Kryeministrit,
    ndersa pjesa tjeter jan militante idjote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje