Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur interesit të gazetarëve për telefonatën e tij me presidentin francez Macron, me të cilin tha se ka një marrëdhënie shumë më të afërt se me liderë të tjerë europianë.
Çfarë u diskutua në telefonatën me presidenin Macron?
Rama: Unë asnjëherë nuk i ndaj bisedat që nuk janë formale, me presidentin Macron kam një marrëdhënie më të afërt se me shumë të tjerë.
Kemi folur diçka më shumë se një orë, kemi folur për Europën dhe Rajonin kaq, janë tema që i diskutojmë gjithmonë.
Kanë kaluar gjashtë viteve dhe ende flisni për informalitet, a ndiheni të tradhëtuar nga ushtria e administratës tatimore?
Rama: Nuk ndihem i tradhëtuar pasi nuk është ushtria ime, kjo nuk është një çështje kaq e thjeshtë, është një proces më i gjatë nga sa do të donim që të ishte.
Po përgatisim një sistem ultramodern, ku do të fusim të gjitha bizneset në një sistem online ku do të shohim çdo transaksion në kohë reale. Transaksionet jepen vetëm në një moment të ditës, dhe krijon mundësi shumë të mëdha për abuzim.
(TemA)
Ka folur per ndarjen e KOSOVES kaq nuk e kuptuat.
Cdo politikane shqipetare “I shkolles” franceze ka qene dhe mbetet ne sherbim te ekspansionizmit sllav ne trojet shqipetare . Eshte vete politika pro serbe e frances per rajonin ajo qe duhet te beje cdo politikane shqipetare teper te kujdesshem dhe te vemendshem perpara se te sjellin francen antishqipetare ne “zgjidhjen” e cdo problemi te botes shqipetare , sepse kjo do ta sillte perseri mizerine e 100 viteve te fundit ku kokekatroret gjenocidiale serbo-sllave trajtoheshin nga Franca boshe si qytetare europiane te ” civilizuar” ndersa kombi shqipetare trajtohej si nje “problem I pazgjillshem”
me te cilin mund te behej cdo gje vetem e vetem qe mos ti prishej qetesia sllaveve gjenocidiale te ballkanit . Klasa profranceze e politikaneve shqipetare ka qene dhe mbetet antishqipetare .