Karikaturisti Kapexhiu letër Ramës: I nderuar KryeM**, po na godet pa sensin e masës me batutat e tua

30 Korrik 2019, 11:15Politika TEMA

Bujar Kapexhiu ka reaguar sërish lidhur me situatën politike në vend pas deklaratave të tij të forta se do të prishte procesin zgjedhor duke kërkuar edhe burgosjen e tij.

Karikaturisti i ka çuar një letër publike kryeministrit Edi Rama ku nuk kursen as fyerjet personale.

Ndër të tjera karikaturisti shkruan:

Për herë të parë në jetën time po të shkruaj një letër të hapur, ndërkohë që ti në jetën tënde më ke shkruar një letër të mbyllur, me disa bashkëshkrues. E ruaj ende atë letër si diçka artistike, shoqërore dhe historike për Akademinë e Arteve në fillimet e demokracisë.

Po e filloj kështu me ‘ti’… Ah, më fal, e teprova…një letër për JU, miku im! Vazhdoj t’ju quaj kështu, se unë i dua dhe i ruaj me fanatizëm miqtë ashtu siç janë, me të mirat, të metat apo të këqijat e tyre, sepse vetëm kështu ata mbeten të vërtetë, më interesantë e më me vlerë me mua që i vizatoj dhe bëj humor me ta.

Kemi shkëmbyer pak mesazhe me njëri-tjetrin dhe batuta e zakonshme dhe e përhershme, në përgjigje të kërkesës sime, ka qenë: ‘Kjo bëhet kur të vijnë ata tuajt.’ Cilët janë të mitë?! E cilët janë tuajt?! Të mitë janë të gjithë. Edhe ju i imi jeni. Dhe nëse nëndonjë çast zemërak ju deklaroni që nuk jam i yti, unë përsëris: Ju jeni i imi. Unë nuk përjashtoj asnjë, se kështu do varfëroja veten dhe artin tim. Arti im figurativ e gazmor nuk lejon të braktisë asnjë dhe unë i përkushtohem secilit, mbi letrën e bardhë, me shumë pasion e dashuri, pavarësisht nëse atij i pëlqen apo nuk i pëlqen. Është dakord apo kundërshton. Mund të ketë dhe hatërmbetje, por unë vazhdoj ta pranoj e respektoj.

Për artin tim humoristik, goditës e deformues, por pa fyer e denigruar, nuk ka tabu. Nuk ka të paprekshëm. Sigurisht këtu mbi tokë. Kam bërë shumë karikatura për probleme e dukuri politike, përfaqësuar nga persona të veçantë. Ndoshta diku në ndonjërën prej tyre edhe mund të kem gabuar dhe tepruar, por e them me bindje e sinqeritetqë kjo jo me dashje, por më ka shpëtuar, kalimthi, pa u menduar gjatë. Diçka spontane. Dhe çuditërisht ato janë pëlqyer më shumë. Ju e dini miku im se spontaniteti në art është i magjishëm. Ju e keni provuar dhe vetë me lëvizjet dinamike të flamasterit mbi shkresat zyrtare. Përveç artit figurativ ju keni provuar vetë batutat me humor apo ironinë pa buzëqeshje e kalimthi, që lënë një shije të keqe kur godet pa sensin e masës.

Për të mos u zgjatur me probleme anësore e të parëndësishme për këtë kohë të nxehtë të politikës xanxare, po ndalem te problemi zhurmëmadh i Teatrit. Më e papranueshmja: grindja e mosmarrëveshja midis artistëve. Edhe kur ata janë kryeqeveritarë. Absurde!

Ju thoni që Teatri është karakatinë. Edhe unë kështu them, karakatinë. I kujt është faji? Përse ka ndodhur kjo? Sepse ju dhe paraardhësit tuaj e braktisët këtë godinë të shenjtë, me mendimin e fshehtë për ta shembur. Nuk u kujdesët kurrë për ta mirëmbajtur, ashtu siç bëni çdo vit me mirëmbajtjen e zyrave tuaja ose, më saktë, jo me mirëmbajtjen po mirëzhvatjen. E latë të degradojë deri në këtë gjendje, me fiksimin pervers për ta shembur. Ju thoni që është turp. Turp, them dhe unë. Por jo për Teatrin, por turp për ju që e braktisët për t’ia arritur një qëllimi të mbrapshtë. Shembje.

Ju bëni një listë me emra të shquar të artit skenik dhe citoni copëza apo rreshta që ju interesojnë e ashtu të shkëputura nga e tëra nuk thonë të vërtetën. Ju qëmtoni emra personash që nuk jetojnë më dhe që, sigurisht, në këtë situatë të tensionuar, nuk kanë sesi t’ju kthejnë përgjigje. Përmendni MihalLuarasin, pedagog i nderuar, regjisor i shkëlqyer, familjar i mrekullueshëm e qytetar dinjitoz. Ai jetoi midis nesh. Përherë ankohej për Teatrin që po shkatërrohej. Edhe ai donte një Teatër të ri, por kurrë nuk tha që të shembet ky i vjetri dhe në tokën e tij të ndërtohen kulla. Përmendni aktorin gjenial, pedagogun tim të veçantë NaimFrashëri. Edhe me të ndjerin profesor,në oborr të teatrit, në skenë, në dhomat e grimit, ankoheshim për konditat e vështira për artin teatror.

Duhet një Teatër i ri, por kurrë nuk tha që duhet prishur ky i vjetri. Mos u merrni me artistët që janë larguar nga kjo jetë. Me ta jeni i humbur! Protesta është amaneti i tyre. Ata janë midis nesh në rreshtin e parë. Edhe sot aktorët, regjisorët, Budina, Çipi, Liçaj, Zenelaj e të gjithë të tjerët duan një Teatër të ri, por jo të prishet i vjetri dhe ju të bëni sevap me pronën publike. Edhe qytetarët që u goditën dhunshëm nga policia duan një Teatër të ri, por të mos rrënohet i vjetri. Ai të rikonstruktohet. Ju, jo! Të shembet! Ju thoni se ky Teatër nuk është dinjitoz për Teatër Kombëtar. E vërtetë. Kështu siç është katandisur, nuk është. E pra, nëse juve ju ka lindur në zemër e ju është ngulitur në mendje për të ndërtuar një Teatër dinjitoz, që meriton emrin Kombëtar (gjë që më bën të qesh, se jeni shumëkomik), atëherë, nëse kjo është e vërtetë, ndërtojeni atë, por diku tjetër. Vende ka plot.

Restauroni këtë ekzistuesin e mos e quani Teatër Kombëtar, por i vini emrine një aktori të famshëm shqiptar. Ka plot. Nuk është vështirë të zgjedhësh. Ju thoni se kjo godinë e vjetër tashmë e rrënuar nuk rikonstruktohet. Gënjeshtër. Mos merrni në zyrat tuaja, për gjoja konsultë, arkitektë e konstruktorë që vënë firmat në bordero shtetërore, se edhe ju e dini që ata janë të pabesueshëm e të paaftë. Se po të ishin të zotë nuk punonin në shtet, por dilnin në privat, me firmë ndërtimi. Shoqata e arkitektëve njëzëri deklaroi hapur, me argumente profesionale, se godina e Teatrit mund të rikonstruktohet. Ju, jo! Të shembet! Instituti i Monumenteve të Kulturës e kundërshtoi me ngulm prishjen e kësaj godine, duke e vlerësuar atë si një monument historik e arkitektonik, si monument kulture që duhet rikonstruktuar. Ju, jo! Të shembet!

Mos merrni shembuj aktorë që kanë vite të larguar, që nuk interpretojnë më në këtë skenë dhe presin me padurim e ankth pensionin e veçantë, duke iu përkulur në gjunjë lapsit tuaj, nga frika se u vë vizën emrave të tyre. Presion. Shpirtligësi. Disa miqtë mi shumë të afërt, shumë të nderuar, që ju me të drejtë u keni dhënë atë që meritojnë, sot heshtin sepse ruajnë një mirënjohje për ju dhe nuk duan të dalin si bukëshkalë. Zgjedhja e tyre. Unë i kuptoj. Ju keni premtuar se asnjë centimetër toke që i takon këtij Teatri nuk do të jepet për të ndërtuar kulla.

Teatri i ri, sipas premtimit tuaj (jo sipas projektit që keni paraqitur), do të ndërtohet në të gjithë territorin që i takon sot Teatrit. Pa kulla. Ne nuk ju besojmë. Hapni një konkurs kombëtar apo ndërkombëtar për një projekt Teatri apo kompleksi teatror, që të zërë të gjithë territorin ekzistues të Teatrit. Ta shikojnë të gjithë. Artistë e qytetarë, të binden e të zgjedhin. Ky është edhe slogani juaj ‘Bashkëqeverisim’, e jo me projekte në formë papioni, fjongoje apo ushkuri që zë një copëzë nga gjithë ai territor. Artistët e qytetarët do t’i bindni vetëm me projektet e jo me fjalë. Si Hamleti…fjalë…fjalë…fjalë, ndërsa ju, fyerje…sharje…ofendime. Duam projekte…projekte…projekte, e më pas vepra …vepra…vepra. Edhe nëse padashje del ndonjë kryevepër, e pranojmë me kënaqësi. A e dini ju se cila është vërtet e padiskutueshme dhe e gjithëpranueshmesi një kryevepër? Cila? Heqja dorë nga shembja e Teatrit Kombëtar. Kryevepër!Kjo mund të jetë kryevepra juaj! Gjer më sot nuk keni bërë asgjë më të madhe e më të rëndësishme se kjo që sapo thashë. Bëjeni! Mos ngurroni. Ky çast një herë vjen në jetë. Dy gjëra keni në dorë, që të lini gjurmë, siç ka qenë edhe dëshirajuaj qysh në hapat e parë në politikë.Sot është koha më e përshtatshme për këtë. Keni në dorë dy kryevepra. Dy gjurmë. E para, hiqni dorë nga Teatri! E dyta, hiqni dorë nga froni! Të dyja janë në dorën tuaj. Koha gjykatësi më i mirë e më i drejtë.

Lexoj shumë artikuj në shtypin e përditshëm, shoh programe televizive, ndjek portale të ndryshme, zhytem edhe në facebook. Kam vënë re me kuriozitet se shumë persona që ju drejtohen përdorin emërtime të ndryshme. Variacione fjalësh. Dikush ju drejtohet: I nderuar zoti Kryeministër; një tjetër:I dashur Kryeministër; një tjetër:Kryeshërbëtor; dikush, më inatçor:Edvin; dikush tjetër më konfidencial:I dashur Edi etj. etj. Unë nuk po e shkruaj si asnjëri.

Kam stil origjinal, ashtu siç ju jam drejtuar në krye tëletrës:I nderuar KryeM… Në kuadrin e globalizmit, po e vendos germën ‘M’ si pronë të gjithkujt, e secili të zgjedhë me germën ‘M’ në fillim të fjalës atë që ai dëshiron apo mendon se ju përshtatet më mirë. Demokraci. Liri e fjalës. Sigurisht pa shpifje. Me germën ‘M’ fillojnë shumë emra, kështu që çdonjëri mund të zgjedhë me lehtësi fjalët: Ministër, Mjeshtër, Maskara, Mashtrues, Mafioz, Militant, Mediokër, Madhëri, Magjar, Majmun, Marifetçi, Mbeturinë, Mburravec, Megalloman, Merakli, Monstër, Mujshar etë tjera që mund të gjeni, plot përshtatshmëri në Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Ja dhe unë tani po ju drejtohem i pari me këtë metodë të rekomanduar: I dashur KryeMik! Mos u çudit. Besoj që nuk është surprizë. Të them të drejtën, kur dëgjoj sloganin opozitar ‘Rama ik!’, stepem një çast, më mpihet dora e sikur nuk vizatoj dot. Edhe unë e shkruaj shpesh në karikaturat e mia, po ç’të bëj? E kuptoj, e besoj dhe bindem që jam në konflikt interesi. Se vërtet në një çast mund t’ju mbushet mendja e ashtu, për të bërë surprizë e për të luajtur blofin, ju jepni dorëheqjen. Të ikni?! Meazallah! Po karikaturat e mia? Arti im do të varfërohet. Arti i humorit e i satirës ka vlerë me persona të veçantë, me reputacion, me prestigj. E pas ikjes suaj ku të gjej tjetër kryeministër me xhaketë me shkronja, me kostum të zi e me atlete të bardha, me çitjane e pantallona treçerekëshe? Askund! Variacione të papara më parë. Fantazi e shfrenuar. Asnjë karikaturist në botë nuk ka vizatuar me fantazinë e tij Kryeministra të tillë. Unë jam i pari. Dhe i vetmi. Kjo, në sajën tuaj. Është merita juaj. Faleminderit! Dijeni mirë, se pasuri më të madhe sesa shtëpia në Surrel keni koleksionin e karikaturave të mia që i takojnë vetëm një qeveritari perëndimor. Është jeta juaj. Veprat tuaja. Është dhe arti im. Këto ditë del nga shtypi albumi me ngjyra, me dyqind karikatura, me titull ‘Tre kamberë në një derë’. Krijimtari njëzetvjeçare me tre kryetarëbashkie, Rama, Basha, Veliaj.

Së fundi, për ta mbyllur, një porosi që ua them shpesh miqve të mi të moshuar: Mos u grindni, mos i mbani mëri njëri-tjetrit, se nuk kemi kohë të pajtohemi!

Mirëmbetsh, KryeMinistër!

68 komente në “Karikaturisti Kapexhiu letër Ramës: I nderuar KryeM**, po na godet pa sensin e masës me batutat e tua”

  1. irma says:

    Irma
    O mjeshtër! Rri në sektorin tënd, atë të “karikaturave”, bëji mirë e më mirë o KryeK********** (KryeKarikaturist dua të them, besoj kuptohet)! Mos u bëj edhe arkitekt, edhe konstruktor!

    1. Vlora1912 says:

      Bravo Irma..!

      Bravo moj KryeK****(Krye Kandidate per nuse Partie, e kisha llafin).

    2. Vlora1912 says:

      Bravo Irma..!

      Bravo moj KryeK****(Krye Kandidate per nuse Partie, e kisha llafin).


      Jam shum dakord me Ju, Bujar K*.. nuk eshte as Arkitekt dhe as Ndertues.

      Ndersa Edvini si KryeM* dhe ti si KryeK*, jeni edhe Arkitekt edhe ndertues edhe PPPist.

      Shoqata e Arkitekteve nuk merr vesh fare nga Arkitektura, ndaj e kundershton prishjen.

      Ti si KryeK* dhe nepunesi KryeM*, i dini me mire keto pune.

      1. Nul Noka dhe Paloka says:

        Demek ti ke shpallur pavaresine?
        Nuk mund te kesh shpallur pavaresine e Shqiperise, kur je vete i varur, o kryerr*******.
        Irma debatoi pa pervjigje me kete kryek*********, por u pergjigje ti me sharje.
        Po kush e humbi turpin qe ta gjesh ti?
        Ke dale si kalores i Saliut t’u mbyllesh gojen njerezve?
        Paske shpallur pavaresi pa demokraci. Ku ndryshon atehere ti nga komunistet e Enverit? Po dakord pra dakord. Asnje ndryshim nuk keni.

      2. Labi says:

        O jashteqitja e Vlores. O kokpalar vicidoli. Vlora nuk e perdor nje gjallese si ty as per leter higjenike. Mos e perdor emrin e bukur te Vlores o taleban I ndyre.

    3. Peza says:

      Bravo Pepino!
      Godina e teatrit ka vetem dy vlera:
      1-Eshte godine e ndertuar nga fashistet italiane per dopolavori alias bordello dhe ju qe e ndjeni veten si nostalgjike te fashizmitr doni ta ruani ate si vend i shenjte!
      A i perket anes arkitektureore,mos ndyeni duart me m…,se keni 29 vjet,qe kete godine e keni kthyer ne identitet :”bordello”!
      A nuk i bejne nder birdellos fashiste shfaqjet tuaja si “Monologu i vagines”,shfaqjet e tjera me tema qe evokojne moralin “imoral”,te droges,prostitucionit,jetes ne burgje,ne cmendine etj,por kure per mjerimin e ketij populli,qe tallonit te dikurshem komunist te ushqimit i jane shtuar edhe shume tallona demokratike se:
      1-shendetesi falas”,por duhet te vesh tek klinikat private qe te rjepin se ne shtet jo vetem ka radhe pa fund,por mungojne te gjithe reagentet,mjeket specialiste,infermjeret,laborantet etj!
      Dikur vizitat,shtrimi ne spitale etj ishte falas,sot mjeket te drejtojne privatin,kliniken e tyre ku mund te gjeshg sherbim si dikur ne diktature ku doktori i rrinte GATI TU pacientit!
      2-Sherbim dentar dikur per te gjithe falas,por qe tani duhet te shesesh lopen e vetme qe te vesh nje dhemb,pa llogaritur te vesh nje ure apo proteze!
      3-Uji i cezmave ne shtepi,qe dikur ishte i pijshem dhe kushtonte 300-400 leke ne muaj,as sa 3-4 ore pune ditore te asaj kohe,sot te vjen i pa pijshem dhe me nje cmim sa i dritave dhe me gjithe ujin qe blejme tani per gatim dhe pirje shkon me shume shpenzimi per ujin se sa per dritat!
      Kur shikon shpenziumet e sotme per ujin na duket talloni i ushqimit super falas!
      Per pensionistet 50% e pensionit mujor shkon per uje dhe drita!
      Bravo qeveria demokratike dhe kryebashkiaku i sukseseshem lali Eri!
      Eh more tallon sa i gjate dhe i shtrenjte je bere sot,sa as ne varr nuk te paguajme dot!

    4. roja i burgut says:

      Bujar , nuk te mendoja kaq rende. E kisha kuptuar me kohe qe shenjat e para te kane filluar qe ne disa role filmash dhe mendoja se i ka se duhet te hyje ne rol. Ne shpjegimet qe ke dhene mbas goditjes qe pesove nga festivali 11 , kur vajtje ne prodhim , e tregove veten se kush je dhe si ishe katandisur , te kishte humbur pak dinjitet dhe karakter, gje qe me kalimin e viteve u trashen dhe sot po korr ato rezultate te rinise.
      Me vjen shume keq per ty ne gjendjen qe je.

    5. Komentuesi says:

      Bravo Kapexhiu! Tani pas ketij shkrimi kundra Edi Rames,shko dhe vrapo te Saliu dhe Basha mere ato euro apo lek qe te kane premtuar.Ky shkrim, eshte i mire vetem per Salin,Bashen,Meten qe e duan ne hell Edi Ramen,por ama per te tjeret ky shkrim eshte per t’u dhjer.Ti je i pafytyre.Ta dish mire,teatri i vjeter do prishet dhe do ngrihet nje tjeter modern,se keshtu e do populli i Tiranes dhe i gjithe shqiperise.Ti dhe te tjere pullcisni dhe behuni 400 copa se nuk na behet vone shume.

  2. Kasem gahinji says:

    Nje idiot qe ne rini.kastrsvec i lehte.

  3. lisi says:

    Bujar i pase ra koder pas bregu me kete me nder letre qe besoj qe rama nese kjo leter eshte cilesi e mire ne rastin me te pare do te fshij bythen me te, ne te dyten si nuk u mesuat me nje gje te mire o bole e pd. Parazit te cmendur mor aman qe e keni kthyer ate teater ne burdello dhe merni roge vetem per cirje.

  4. Alban Tirana says:

    Te lumte PEPINO. Ti do ta vrasesh!
    Une? Pse Une?

    Kur vjen puna per te betre dicka…
    GBS : Ata qe thone qe nje pune nuk behet, nuk duhet t’i pengojne ata qe nderkohe po e bejne ate pune

  5. Kreshniku says:

    Ky është një militant i neveritshëm.

  6. syri says:

    Ky eshte njeri i poshter me te mirat dhe te keqijat e tij! Ky teater thote eshte “i shenjte”! Pse ,qysh,si,, nga,kush? Pederast ne goje dhe ne bythe ky njeri eshte shitur tek Saliu!

  7. ha mut ha says:

    …nje mustaqe mut ne Kazan.

  8. Tutu says:

    Zoti KARI…ka…turist… jeni thjesht nje jashteqitje artistike…

  9. Simpatizanti i Pd says:

    Ore gomar, keni reshqitur ka shumë vite edhe kur mashtroje duke shitur revista per femije ne rrugen “Mihal Duri” aty fillove edhe aktivitetin fars me siglen e Pd, nje injorant i shitur dhe tani flet broçulla qe te behesh interesant.. turp do mbetesh….llapaqen.

  10. Sala says:

    Jar Kapexhiu,eshte i destinuar te jete me Salen,ka gelltitur edhe ky nje luge çorbe te prishur dikur,dhe do vjelle tani.Kur u bene zgjedhjet e 2015,ky koqja(si analist politik,mediatik etj)ishte i ftuar live tek 15 kateshi,nga nje tv.Lajmet per rezultatet vinin live,dhe PS-ja ishte ne avantazh,dhe ky koqe,me ironi,nuk e besonte,the thoshte nuk mundesi,PD-ja do te fitoje patjeter sonte.

  11. julio says:

    Ky te heq mallin e Lajes, ku nuk do lejonte qe kullat e barit,nuk do digjen. Ky te kujton ate femren kur vesh pantallona, kujton se ja koqe, do ti thoja kape xhiu, se po ta kapin tjeret pritagonistin e emrit te teatrit. Ku u perpoqe o kok loqe. Mendon se mundet ti dhe askushi tju impononi mendimin e lire artisteve dhe jo aktoreve te kohes, qe, nese jane me ty, jane artiste te medhenj, ne te kundert jane blere.

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rama e beri Bujarin te flas,ne kohen e Berishes zhgaraviste dhe rinte si mu.. !

  13. bk says:

    Komplet rrugac, i lehte nga mendja dhe aspak serioz. Eshte inreresant se pikesrisht keta tipa flasin me shume se te tjeret. Me kete fjalor qe perdor o Bujar kudulis vetem halabaket. Ne vend qe te percojne kulture dhe zgjidhje te urta, tipa si ky tregojne veten dhe na bindin cdo dite qe Rama eshte i vetmi qe mund ta drejtoje vendin ashtu si duhet sot.

  14. uskania says:

    I shari të shan, or Bujar Musteqja, or Bujar M** Kapexhiu!

  15. Po’ pse, o kryeMjeshtër, nuk shohim asnjëherë në karikaturat tuaja Salën, Lulin, Monën, Metën, etj. Apo këta nuk të ‘frymëzojnë’. Po ka më spektakël se ç’ na japin këto batakçinj politikë?

  16. Leci says:

    Bujar!
    Po të drejtohem me emër.Nëse do më përgjigjesh do të them kush jam.
    Kisha një pyetje.Kur miku yt i ngushtë Sali Berisha,që ti je mburrur dhe nuk e mohon dot,bëri plane për shëmbjen e Piramidës si një ndërtesë që njerëzve u kujtonte diktatorin E.Hoxha ti pse isha dakort?A mos vallë kjo ndërtesë ish e amortizuar dhe nuk kish asnjë vlerë funksionale dhe arqitekturore?Apo qe e pa mundur të përshtatej për shërbime të tjera?
    Natyrisht që jo!
    Ti e miratove atë projekt sepse idhulli yt S.Berisha për interesa politike desh të shëmbë.Apo jo?

  17. Tropojanii says:

    Tepër e gjatë për tu lexuar,

  18. Arberor Epiroti says:

    Nuk te lexova deri ne fund sepse ke koncepte vertet te pa konceptueshme per kohen. Ju ne kete deklarte keni treguar njeanshmeri te theksuar politike. A nuk ishte zotrote qe berrtite fort ne mes te detit per sinjorinat? Po,Po, ti ishte dhe na tregove se matane detit kishte jete, liri, demokraci, bile me pak rezerva per nje liri pa kufi, pra na ftove per kulture perendimore dhe mire bere. Por çfare na tregon me kete leter? Une nuk e njoh artin tuaj te karikaturistit, por si njeri i thjeshte, kur duam te kritikojme ndonjerin i themi “je bere karikature?
    Nuk deshiroj qe ju te jeni karikature ne kuptimin qe une thashe, por me letren tuaj, jo qe je bere karikature, por ja ke kaluar karikaturllekut. Nuk po ju fyej, Sinqerisht jo. Por qe te ndjeheni i qete qe une nuk po te fyej, po ta tregoj pse me jep kete mendim qendrimi yt. Ja pse. Sepse je shume i anshem, nuk je artist i pavarur, por anon dhe anesia eshte shume e theksuar. Kjo te demton ty dhe te gjithe artistet qe anesojne. Art, ju e dini shume me mire se sa une, sigurisht teorikisht, quhet kur pasqyron te vertetat, te mos anojne nga partite. Eshte tjeter gje per artistin partiak, ai i sherben partise dhe nuk merret me prosperitetet por me berje rolin e kllounit per te gajasur shefat e tij partiak apo politike: Prandaj nuk po te fyej, sepse juve nuk ju takon te jeni i tille. Edhe nje keshille: “Mos i ngaterro punonjesit qe punojne ne shtet, me karikaturat e tua, sepse pa administrate shteterore, te jesh i sigurte nuk ka shtet, as qeveri, as artista, dhe shume e me shume profesione te tjer qe ju jeni larg per i ditur dhe njohur.
    Me rezerva respekte: Arberor Epiroti

  19. LORA says:

    ,,,,kur te tute ishin ne pushtet,ti nuk e the qofte edhe nje here (nderkaq teatri rrenohej edhe ne syte e tu) nje fjale per kete teater.Duket shkoqur se ke patur frike te beheshe hero.
    Je turperisht i genjeshter,,,,, dhe aspak ne dobi te nja arti dramatik dinjitoz ne Shqiperine tone.Problemin e ke qartazi me te tute dhe veten tende,sepse me miqte dhe kryemiqte flitet hapur,sy nder sy,,,pa zhurme e buje.
    Tung pepin.

  20. tekniku says:

    Eshte faji i dikujt qe nuk te kalbi ne burg mbas 11.Interesant per publikun eshte te dije si shpetove nga ajo situate,kur nje i respektuar si Visar Zhiti hoqi piken e zeze.Ke mbetur nje karagjoz asgje me shume.

  21. Kollodoku says:

    Ti ku i ben KARItyrat poshte ures ke lana apo ne studion tende me kushte?
    O musteqe mut primitiv, ku ishe ti me pd kur u prishen uzina dhe fabrika edhe kombinate ? Pse nuk i ruajtet dhe ato? Nuk ishin ato kaq te shenjta per ata qe punonin atje dhe ushqehenin familjen? Pse prishet, dogjet, vodhet, grabitet, pothuajse cdo gje ne kte vend pa meshire?
    Per nje germall qe duhet prishur dhe do behet e re jeni kundra.
    Jeni ne anen e gabuar te historis o mustaqe mut karikatur.

  22. boston says:

    Turpi i degjenerimit te ketij Kapexhiu ate m**** ta haje vete .

  23. tori says:

    Ne nje opinion timin theksoja se haxhiqamilet e koherave modern e teper te korruptuar merren me te gjitha problemet e botes,shtetit apo mehalles e I shikojne sipas interesave te thjeshta te tyre(per te fituar lek),ani pse projetet apo arkitektura nuk ja kan iden ,nuk dine si ndertohet dicka,mendyra e ndertimit e patjeter arkitekturen e ndertimit.Haxhiqamili,perfaqsuesi tipik me emrin Bujar Kapexhiu na jep nje skice per mundesin e rindertimit te Teatrit Kombetar e mbeshtetur ne dijet qe mbi ndertimin e arkitekturen e ndertimit.Mendoj qe ne projektin e ketij haxhiqamili modern me emrin Karik.r harron te skicoj vendin e xhamis(si dibran I ditur) dhe se ai e shoket e tij artista nuk jane asgje tjeter(ne boten kapitaliste) vecse puntor te kualifikuar e ku menaxheri I fton e njiheri I perzen sipas interest te menaxherit.Ktu ne Shqiperi edhe nje lloj specie me zanat “artist” kerkojne te vendosin gjithecka,pamvarsisht dijeve e horizontit te tyre e kerkojne te pyetet populli(pamvarsisht qe as ja kan iden nga ndertimi apo arkitektura) per cdo gje(E.Hoxha gju me gjunj me popullin).Miq te dashur B.Kapexhiu apo karik.ri eshte ideologu e mbeshtetesi kryesor I L.Bashes si ne zgjedhjet e tij si kryebashkiak I Tiranes(deshtim I plot I Bashes si kryebashkiak po ashtu edhe ne zgjedhjet e 2013,e pamvarsisht paaftesis se Bashes per cdo problem,korrupsionit te tij,veprimeve antishqiptare te tij e te tjera ai eshte mbeshtetesi kryesor I ti.Mos ja vini re,duket thjeshte se pleqnia ka ndiku thellesisht pa ekuivoke tek ai.Meshire per te.

  24. ilir says:

    Ky njeri in peshtire qe e heq veten se di shume eshte tamam nje dordolec qe nuk ka sherbyer asnjehere me ndershmeri.
    Eshte pjelle e keqe qe ndyn vendin tone dhe fut hundet aty ku nuk duhet. Nuk ka qene asnjehere pjese e teatrit dhe na cane koken per ate ndyresire te Duces. Kujton se eshte italian dhe po mbron mellin e tij. Ti thuash vagabond e nderon ky eshte nje psikopat qe po merr forme tamam tani ne pleqeri qe koka i eshte bere si barku dhe bytha. Nuk kane dallim.

  25. shqiptari says:

    Sa shume militante te keqpaguar ka punesuar Rama me taksat tona qe ti japin xhevap cdonjerit qe kritikon ose me sakte thote te verteten mbi mashtrimin ordiner dhe perdhunimin e nje populli te vdekur qe nuk reagon edhe po te jete ne buze te gremines.Artisti i madh KAPEXHIU thote te verteta qe nuk i interesojne PUSHT-tetareve dhe mafies qe po grabit cdo gje ne kete vend te mjere.Prandaj ata kane ekstaduar ushtrine e mjeraneve qe shesin b…n per pese leke sepse nuk kane dinjitet dhe injoranca eshte arma me e fuqishme qe kane.

    1. Feniks says:

      “shqiptar” dallkauk lexo ketu:
      Rama,ashtu si te gjithe ata qe kane sunduar kete vend qe nga viti 1990-ta e deri me sot,kane punuar per vete dhe padronet e tyre qe ndihmuan per te sunduar si bajraktare!
      Une jam shqiptar 24 karat,si shume te tjere,por aspak si ty!
      Rama ne 99,99% te rasteve eshte treguar antipopullor shpirt katran,antishqiptar,qe meriton te futet ne burg per jete,bashke me Berishen,Nanon,Meten,Bashen etj!
      Por ne rastin e prishjes se teatrit (jo per kullat) ai ka te drejte!
      Ndersa ju gjoja nostalgjike te teatrit ,jo vetem nuk keni te drejte,por nuk dini as se si te arsyetoni ate qe kerkoni!
      Ju thoni qe godina te mosa prishet per 2 arsye:
      1-Ka vlera arkitekturore si ndertese!
      2-Mbart historine e shenjte te teatrit shqiptar!
      Por organizatoret e protestave ne mbrojtje te tyre ne asnje rast nuk arrijne t’i faktojne keto arsyet e tyre!
      Ku gaboni ju:
      1-Ju mbroni nje godine qe u ndertua nga fashistet italiane jo si teater,por si vend argetimi per ushtaret dhe puntoret italiane “dopolavoro”!
      Qe per italianet ishte thjesht bordello!
      Materialet me te cilet eshte ndertuar kjo godine jane kryesisht “pupuliti”,pra tallashi,gje qe nenkupton se kjo ndertese u be e perkoheshme jo sic u bene ministrite,qe as diktatura komuniste nuk i prishi per arsye politike dhe ideologjike,se kishte me shume tru dhe atdhedashuri per vendin se ju koke boshet!
      Pra ju,kur doni te justifikoni mos prishjen e godines se teatrit, nuk e keni hallin tek vlerat arkitekturore te saj,por tek nostalgjia fashiste!
      2-Ne se arsyeja tjeter e mos prishjes qe kerkoni ju eshte lavdia historike e shfaqjeve dhe aktoreve te tij te nivelit boteror,me siguri,qe e keni fjalen vetem per shfaqjet dhe aktoret e medhenj te realizmit socialist!
      Pra edhe ne kete rast ju nuk doni te thoni se kjo madheshti e ketij teatri filloi pas 90-tes,me shfaqjet mediokre,pa asnje nivel,pa spektatore dhe plotesisht me aktore anonime,se nuk gjeni dot asgje per t’u matur me madheshtine e lavdise se 45 vjeteve teater te nivelit boteror,qe edhe sot shikohen dhe ndiqen me shume kenaqesi nga populli shqiptar!
      Perfundimisht,ketu nuk behet fjale as per vlerat e nderteses,qe eshte nje karakatine e shkuar,as per cilesine e shfaqjeve te dhena aty,por vetem tek…zilia pse Rama do perfitoje nga KULLAT!
      Atehere,mos ngaterroni popullin me interesat tuaja dhge budallallikun tuaj mos e quani ARTISTIK,por gomarllik!

  26. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh I shkreti ti ke rrjedhur.. Eshte dicka M-je kur plakesh. Ty ste rretullohet globi verdalle, por I gjithe Milky Way.. Trap zalli.. Ruani godinen dhe gjejeni diku tjeter (se ku do ta gjejn) vendin. Pagoni taksa edhe per ndertim te ri edhe per restaurim te vjetrin.. Miremba me vite e vite dicka qe popullata sdo harxhoj nje cent ta shohi si ju te mallengjyerit e shekullit.. Pjese e historise thone. Dhe gjenerata e re paguan taksa per mirembajtje, se per vete ne buze te varrit jane.. Hej fatkeqesisht cikli I jetes.. Ikni more te shtrydhur si limoni boll me.. Lereni rinine te teatroj dhe njerzit te preken nga shfaqet.. E ka fajin juve (politikanet) qe u degradua.. Po ti more pizeveng ciles qeverri vajte ne greve urie ose protestove per permisimin e asajt godine?!?! Hipokrit !! Ju smeritoni as te lexoheni e jo me tu kthehet pergjigje..
    2. Fol me te semese..

  27. Dymi says:

    I dashur Bujar K…( Zgjidh c’te duash pas pikave. Karikaturist, koqe, kaktus, karagjoz, karafil, karagjyzel, karandash, e plot kara…., te tjera. C’te te vije ne mendje.) Nuk eshte e veshtire te rendisesh fjale sic ke bere ti ne letren e hapur drejtuar Rames. E veshtire dhe madheshtore eshte te promovosh ide. Te thuash gjera te mencura. Po une c’kerkoj kot nga ty??? Ti vetem karikatura te mencura di te besh. Te tjerat i djallos. Ndaj kari katurist, rri tek kari katurat! Me respekt per karikaturat e tua qe jane art i vertete. Per ty shohim si do ta mbyllesh jeten.

  28. pilafi says:

    Nuk e lexova shkrimin , por vetëm komentet tëcilat i bëjnë një përshkrim të përsosur këtij musaqe MUTI, se ashtu është nga koka tek këmbët .

  29. antipatrea says:

    Vetëm fakti që je bërë kaq banal tregon që të ka dhembur shumë qëndrimi mospërfillës i Ramës … I’a ka arritur qëllimit dhe kështu të vazhdojë sa t’ju çmendi ty dhe kategorinë tënde . Dhe pastaj (kur të shikojmë ty dhe shokët e tu me këmisha force) , të dërgojë buldzerat tek ajo shkatërrira …

  30. gimi says:

    O z. Bujar edhe une po ja kujtoj popullit qe germat e para te emrit e mbiemrit tend nuk jane fort te pershtatshme se me germen “b” ka edhe fjale jo te bukura , po ashtu edhe me germen “k” ka fjale edhe ma te kqia .Te dyja germat te shkojne per shtat .

  31. Petrit says:

    Edi rama ka pune nuk ka kohe te meret me njerez te rrjedhur z.Kapexhiu…haj ate pensjonin e je i nderuar..

  32. Elidoni says:

    Ik o bujar kurvari..ik se kanevardhe xa pidha te rinj ke PD-ja. Shko merro me to se po ti merr Luli hahaha

  33. beni says:

    bujar mesa kujtoj Rama qe kur ishte kryetar bashkie ka dashur ta prishe teatrin .sa perate qe te respektohen metratratkatrore edhe une jam dakort .po me ben cudi qe kaq vite nuk te kisha pare te ngrije zerin per politike apo padrejtesi qe i bejne ketij vendi qeverite e majta apo te djathta cudi si u zgjove tani si ato geshtenjat gjithmone karakteret qe ke luajtur ne filma kane qene ajo shembelltyre qe po tregontani…..

  34. Dikush qe te njeh qe nga viti 1973 says:

    Me “Une” fillon dhe mbaron e gjithe letra jote dhe finalizohet me nje autoreklame per vepren tende te fundit.
    Je me pak se medioker ne art. Asgje nuk te mbetet ne kujtese nga humori qe perpiqesh te besh me perjashtim te asaj qe ke qene dhe mbetesh nje pizeveng.

  35. Ana says:

    Bujar, shkurt Jari dhe me nje gabim te vogel te nje germe behesh kari. Ja keshtu je ti nga trute e kokes.

  36. Tiranasi2020 says:

    Spiune i hershem dhe lepires i neveritshem.Njeri pa taban dosjen per bemat e shkuara e ka Saliu.

  37. shamikuqa says:

    NJe cop ,,,,Mut,,,qe i ben hije tokes kot,,,ptuu rrac e ndyr,,,,qe keni marr rrogen kot nje jet,,,,,

  38. aleko says:

    Po kur u prish kinostudjua tha ndonje fjale kunder ky karikaturisti?..Apo ishte ndertes pa histori dhe me e paqendrushme se Teatri..Apo doje dhe ti te mos beheshe bukshkale ndaj ati qe ishte ne fron ne ate kohe…E morali I shkret qe disa perbetohen me te por qe per fat te keq ka shkuar 100 pashe nene dhe..

  39. Landi says:

    Foli edhe ky koke loqja
    Edhe ate respekt qe kishim per rolet ne filmat e tu na iku. E per cfare do mbahet mend ky tani. Per ato karikatura pa vlere ne nje cep gazete qe i jane kundevene Rames per llogari te Berishes.
    Edhe ne shtepi kemi karrige, dollape dhe qe kemi nostalgji, po kur thyen e kalben cfare i duam ti mbajme vetem kujtimet qe na sjellin. Kur e kane thene dhe e thone aktoret e mirefillte qe kjo ndertese duhej prishur 50 vjet perpara ,cfare la mbetur më per te qare per prishjen e saj që ka marre sa jete njerezish. Njeri antipatik dhe i neveritshem

  40. Zgalem says:

    Zoti Kapexhiu , letra , qe i shkruan Rames , eshte krejt pa sens , e gjate , shume e gjate dhe pa as nje lidhje te mendimeve . Ne fund te fundit , letra jote eshte nje karikature e vertete . Kuptohet vetem nje gje : Ti kerkon te keshe me shume vemendje nga Kryeministri . Po perse ? Me sa duket te ka rene ne mend te besh politike , por kjo fushe nuk eshte kaq e kollajt sa e mendon ti . Perpara 30 Qershorit , ti e shpalle publikisht se nuk voton . Pate dhe pak pasus te idealit te perbashket . Kaq politike mund te besh ti , per te tjerat je i pa afte . I pa afte je edhe per te shprehur mendimet me shkrim . Ne gjith kete carcaf , qe ti e quan leter publike , veshtire se dikush e lexon , deri ne fund . Nuk eshte e thene te jeshe i shquar ne te tra fushat . Leri te tjeret ta bejne kete pune . Zer nje gazetar shok dhe diktoja mendimet , astu si i ke lesh e li . Ti shok gazetare ke sa te duash . Na u cfaqe me ta , ne 29 Qershor . Rri te karikatura ! Kjo eshte porosia ime . Zgalem

  41. USA says:

    Si katandisi saliuuuuu kta njerez kishim nje budalla saliuuuu u bene shume budallej qe kane dobesi saliun likja jari goni fatja dashi qirie vangjelis idrizisi mesila palma dhe edio.

  42. ???? says:

    O KARPEXHIU !
    TA KA FAJIN MBIEMRI !GENI PLAKO , GENI !
    KE LIND ME DIFEKT .??

  43. Floriri says:

    DY BUJARA KA SHQIPËRIA NJE KARI……… NJË POMPACIA QE TE DY NGA SALARIA.

  44. Termeti says:

    Ore, ti kryeK!
    Pergjigju vetem njerit nga komentuesit e nderuar ne kete ”debat”! Vetem njerit, kupton? ”Leci” e ka emrin. Eshte e njeta pyetje, qe kam edhe une, Termeti.
    Tregohu ashtu siç je, real, siç te njohin dhe jo ashtu siç te pelqen ty!
    Ne se i pergjigjesh realisht, sipas te vertetes se vetme, do te angazhohem, qe te bind gjithe komentuesit e nderuar dhe do te marrim rrugen te futen aty, ne ngujim, sebashku me ty.
    PS: Meqenese na ke bere nje ”zbulim te madh”(per mua eshte nje menyre sharje apo poshterimi), ku me anen e nje shkronje te alfabetit shqip, te vendosim cilindo emer, qe fillon me kete shkronje, ti mund te vendosesh njerin nga emrat e meposhtem: ”karikaturist”, karabush, kaqol, kallam, karavidhe, kokebosh, kurve, kurvar, kalemxhi, kastravec, krimb, kriminel, kripto, kobure, komandant, kaçurrel, kamarier, katran, katundar, kafshe, kokë etj.
    Faleminderit, i nderuar Leci, per pyetjen dhe komentin e sakte. Ia ke thene te gjitha.

  45. tfala says:

    Bujari akoma dhe sot,ben dashnorin intim. Kush e njef nga afer do te thoshte, ku u përpoqe o kok loqe. Keta jane tipa qe gjithe jeten e kane ngrene qyl, nga taksapaguesit. Keta tani vijne verdalle për ndonjë çmim apo dekorate ku te marin ndonje leke shtese. Ky tip e shtyri jeten me nje fragment, për të bukurat sinjorina, ky vetem sinjorina s’ka pas kurrë,e duke mos pasur se smeriton asgjë, ben rrolin e ver llapës që del ke 21dhjetori dhe përshendet kush kalon, po i falën noj gjo bereqaves. Kape xhi, ske ku kap mo.

  46. timo says:

    Bujar, megjithë se nuk jam dakord me ty për shumë gjëra nga ato që shkruan, mendoj se e ke shkruar bukur. Veç, nuk kuptoj se ç’është ajo gJe që të ka bërë të ndryshosh mendje. Këtë nuk e pashë në shkrimin tënd. Ti ke qenë që në fillesë pro idesë të Edi Ramës, (këtë e ke shprehur në rrethe të ngushta) për shëmbjen e ndërtesës të Teatrit Kombëtar duke mos pranuar ta quash, atë teatër të degraduar, TË SHËNJTË siç e thua sot. Megjithatë çdo individ ka të drejtë të reflektojë dhe të ndryshojë mendje edhe pa e shpjeguar pse – në!!!

  47. BUJARI JU DEGJON says:

    Brumbulli Kapexhiu e ka degjuar eren e mutit tek Teatri dhe vrapon se mos mbetet pa pjese…
    Mirepo,kot nxiton Kapexhi,sepse sic ka thene edhe nena jote kur ishte e re “Ka per te gjithe!”…
    Vetem oreks te keni!…

  48. Lala says:

    Ne qe jetojme ne Greqi e dime pse i ka mustaqet Bujar B#tha.( Bgalte to mushi na mi su leo pushti) Nga zeri e nenyra si flet qe ne te ri dukeshe qe beje xhiro nga Elvasani dhe Kavaja.

  49. Aliu says:

    Bujar, nuk je i sinqerte kur thua se po i shkruan per here te pare. Ti i shkruan cdo dite Edi Rames pa u lodhur ne faqet e Mapo-s. A nuk je ti autori i atyre letrave-karikature? Po pse mor Bijar nuk the nje fjale kur Sala e ktheu Kinostudion ne kioska? Si nuk tu dhimbse ajo godine e bukur ku jane prodhuar kaq e kaq filma ku ti ke lene fytyren tende, por te dhimbeset kazerma e Italise fashiste prej kartoni?!!
    Je vertet njeriu qe shembe komunizmin, pas teje vjen Azemi, Sala dhe Pashko gagaci, por mos e zbrit veten te thone njerezit ai m… me mustaqe.

  50. Ilir says:

    KryeM , stads per KryeMut?

  51. Plaku says:

    Ka aq shumë komente për këtë figurë sa është e kotë të humbas kohën,duke shtuar edhe unë një.Megjithatë po shtoj diçka të vogël edhe unë
    Të gjithë plotësojnë disa karikatura për të njëjtin subjekt dhe person
    Ty nuk të bën dora dhe fantazia që të kompozosh për vehte aktualisht , sepse megjithse ke shkruar një biçim hartimi të klasës së katërt të shkollës fillore dhe pse je me moshë gati të tretë , dukesh se edhe në jetofsh gjatë përsëri do ikësh nga kjo botë si një kungull që kurrë nuk piqet duke ndenjur në hijen e PD.

  52. duaje says:

    Shkrim fantastik i Bujar Kapexhiut. Bujar te lumte. Shih, mos u shqetso nga komentet ketu. Ketu jane te indoktrinuarit. Keta nuk kane nevoje ta lexojne shkrimin, sapo kuptojne qe shkrimi eshte kunder komandatit sulmojne aty per aty. Por vete komandanti te kupton me mire. Ai po kupton se po i iken dhe nje pjese e te indoktrinuarve eshte absolutisht i mbarur si politikan. Une, psh, qe e shoh per dite Temen se me pelqejne editorialet e Meros, duke i shumzuar me koeficentin tim, jam nje i indoktrinuar qe jam me ty ne 100% ne ato qe thua.

  53. BRSS says:

    O BUJAR NE PIDH TE SATAM NUK TE PAM DITEN E ZGJEDHJEVE MOR BYTHQIR SE ISHE BETUAR SE DO I PRISHJE DHE DO SHKOJE NE BURG NJERZ SI PUNA JOTE TE RRUAJN TOPET O BAJGE TI JE NJE BYTHQIR DHE KAQ ARTIST SI PUNA JOTE BOTA U KA VEN TE GJATIN

  54. ANTANANARIVO says:

    O Bujar mustaqemiu dhe karikatura e gjalle e kohes absurde dhe vanitetit shqiptar qe po kalojme. Sa dite ka shpenezuar SHQUP-i per te zhgarravitur pacauren me emrin tende, per te bere pershtypje gjitheperfshirese te gjoja kauzes se teatrit. Edhe love story te ishte, nuk ka njeri qe e con dot deri ne fund. Po pse ore i uruar shperdorohesh kaq shume per politike koti, qe as vete se di ku do te dalesh. Vazhdo ore me mire shiko fytyren tende dhe zhvillo karikaturen. Nese nuk te mjafton vizato Lulin me kokeposhte dhe ja, ja hodhe. Po c’te duhet ty politika ne pleqeri, o ditezi!

  55. USA says:

    KY MBAHET PER INTELEKTUAL KY ESHTE KOKRRA E BYTHQIRIT GRUN DHE ÇA TE MBAN PRAGU MOR KLYSH KURVE MOR FELLIQSIR

    1. Goni says:

      Mos ja vini re: eka nga deshperimi qe nuk po i vjen rradha te behet kryeminister sic pretendonte ne vitet 90( duke me futur edhe mua me shoke ne ate liste)

  56. rrema says:

    O BUJKAR TE RANE LESHT DHE BUJKAR MBETE…..

  57. Skenderbeu says:

    E ke insurance me mut ne goje o Kar-i-ka-turret dhe e perfundon me mjalti. Po me qe mjalti e ke vene ne fund te shaleve ose ne bythen tende, ta kesh per turp qe u sherben te earl ave plackites qe dalin rrugeve si karnavale.

  58. betixho says:

    I nderuar Bujar,Të njof dhe më njef qysh nga 1958-ta,me shumë respekt,por kujdes, mos ul personalitetin tënd duke kaluar masën njerëzore.E kush jemi ne,kushdo qoftë që të bëjmë efekte të pakëndëshme,sikur i dimë të gjitha.Ne dimë vetëm një gjë Bujar, se ç’do gjë ështe relative.Nuk kemi monopol të së vërtetës apsolute,asnjë në Botë,jo më ne,sado të mëdhenj të jenë disa.

  59. carvani says:

    O Bujar Kafexhiu, u bere fare banal, ashtu si ke qene se nuk u bere sot. Nuk dua te zgjatem se ti kane thene te gjitha, por Rames i kerkon largim , por…. e mban mend ne pallatin e kulture kur u mblodhi Saliu ju ca “intelektuale” per te biseduar qe te zgjidhej per here te dyte president? E mban mend apo jo, mut! Ti dhe Mirush Kabashi, kur dikutuat me zgerdheshje thate se …”ta provojme dhe nje here president….” kur Shqiperi po velonte dhe digjej Me duket sikur ju shikoj tani pas 23 vjetesh. Mu urryet si me jeni urryer tani si bajga pas kepuce qe nuk shqiti. Nuk i kerkove Saliut largohu se po pervelon Shqiperine. Ti je nje maskara, te degjova e pashe dhe me 30 qershor, ti je nje halé e madhe qe ke qelbur artin dhe bie ere e keqe bashke me ca fshatare nga Memaliaj qe u ben “artiste” nga rruga, me ca karagjoza qe vetem qente qeshnin me ju. Prandaj, je plak e nuk te shkon me, njeri banal dhe bastarde, largohu ne strofken tende prej palaçoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje