"Ramaformë", Hahn i përgjigjet Ilir Metës: Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga korrupsioni

30 Korrik 2019, 09:53Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në një intervistë për mediet austriake ka folur për cështjen e negociatave, shanset që ka Shqipëria, ndërsa ka komentuar edhe debatin për drejtësinë e re në Shqipëri.

Ai tha se është e padrejtë që të hedhësh akuza se është jashtë funksionit Gjykata Kushtetuese, pasi kjo sipas tij tregon se drejtësia e re ka dhënë rezultate duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte edhe Presidentit Meta, që ka akuzuar qeverinë për këtë gjë, që sipas tij drejtësia e re u kthye në ‘Ramaformë’.

“Shqipëria ka bërë përparim të mirë këtu. Të akuzosh për shembull se nuk po punon Gjykata Kushtetuese është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm sesa e suksesshme ka qenë puna e komisionit të ngritur për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga sistemi” tha ai.

Por sa shanse ka Shqipëria që të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave pas krizës politike që ka mbërthyer vendin? 

“Për Shqipërinë për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë, të tilla si bojkoti i opozitës, qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, por edhe debati me Presidentin.

Ne kemi bërë një rekomandim, por vendet anëtare të BE-së vlerësojnë gjithashtu situatën e përgjithshme politike në shtet” tha ai. Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në tetor.

3 komente në ““Ramaformë”, Hahn i përgjigjet Ilir Metës: Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga korrupsioni”

  1. texas says:

    Kete qe po han ta pyesim me mire ta kape korrupsioni apo krimi e droga gjykaten kushtetuese??

  2. H says:

    Keni marrë përsipër barrë të vështirë or mik se aty janë të gjithë të korruptuar dhe hajdutë . Gjyqtarët e gjykatës kushtetuese janë më të korruptuarit. Kryeprokurori ishte hajdut ordiner dhe korruptohej me një gjel deti. Ne shqiperi korrupsioni eshte sëmundje endemike dhe epidemike Ku të gjithë janë të infektuar dhe nuk i bën përshtypje.

  3. Feniks says:

    Disa pyetje per z.Hahn:

    1-Po shteti shqiptar,a eshte i kapur nga korrupsioni?
    2-Po ligjet aktuale a lejojne te linde e te lulezoje korrupsioni?
    3-Po kryeministri Rama a eshte mbrojtes i korrupsionit?
    4-A ka ne Shqiperi sot shtet ligjor dhe ne se gjykoni se “ka”,atehere pse ka lejuar korrupsionin?
    5-Ju mendoni se korrupsionin ne Shqiperi duhet ta luftoje drejtesia apo vete shteti,atje ku behet ky korrupsion?
    6-A jane PPP forma te ligjeruara korrupsioni te qeverise me privatet?
    A nuk eshte me PPP shteti oretak me privatet,kur duhet te jete supervizori i investimeve qe u jep ai?
    Pervec korrupsionit,cfare e detyron shtetin te jete ortak me PPP?
    Ne se shteti paska kaq shume te ardhura,qe te investoje ne qindra tendera e koncesione me rreth 50% te aksioneve,pse nuk behet vete ndertuesi i tyre?
    6-Ne rastin e skandalit te tenderit te Unazes se Re,ku shteti shpalli fitues nje firme fantazem me dokumente fallco dhe kryeministri Rama doli ne mbrojtje te hapur ketij veprimi korruptiv,a eshte vete shteti i kapur nga korrupsioni?
    Ne se vete kryeministri doli ne mbrojtje te veprimeve skandaloze e korruptive te vartesve te tij,a nuk eshte ky tregues se edhe qindra tendera e koncesione te meparshme do jene dhene po ne kete forme korruptive?
    7-Banka boterore ne raportin e fundit te saj shpalli se ne Shqiperi 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,qe do te thote se shteti eshte o i pa afte t’i kontrolloje bizneset ne te gjithe teritorin e vendit,ose eshte i korruptuar?
    Kjo tregon se per keta mijra punonjes ne te zeze,nuk u jepet rroga e plote dhe nuk punojne me kontrata pune,ndryshe nuk do t’i mbanin ne te zeze,pra jane te pa mbrojtur ligjerisht!
    Nga ana tjeter per keta mijra punonjesish nuk jane derdhur as kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore,pra atyre nuk u njihen as vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk marrin dot as sherbimet shendetesore falas!
    Si rrjedhoje e ketyre shkeljeve ligjore,shtetit i eshte bere nje dem i jashtezakonshem financiar,aq sa per te kompesuar pagesen e pensioneve,nga buxheti i shtetit jane derdhur per kete qellim 29 miliard leke!
    Gjithashtu,po ky shtet,qe ka lene jashte kontrollit bizneset private, ka lejuar institucionet shteterore,qe ne vitin 2018 te krijojne nje deficit ne derdhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore 110 milion euro!
    Nga keto shifra te shpallura zyrtarisht nga BB dhe arsyetimet qe dalin rreth tyre,vertetojne se te gjitha keto veprime dhe mosveprime te shtetit pasqyrojne o PA AFTESINE totale te shtetit,o KORRUPSIONIN gjigand te tij!
    Europa te mos behet pale me qeverisjen skandaloze te Rames,por te vihet ne anen e popullit te varfer shqiptar,qe per 29 vjet eshte shfrytezuar kriminalisht nga te gjitha qeverite anti popullore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje