“Teatri”, Rama: Kjo histori duhej të kishte përfunduar 20 vite më parë, mos ngatërroni historinë me muret. Asnjë centimetër truall s'do preket

30 Korrik 2019, 11:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se historia e Teatrit Kombëtar duhej që të kishte përfunduar 20 vite më parë.  

Në një komunikim me gazetarët Rama u shpreh i bindur se asnjë centimetuir tuall nuk do të preket nga Teatri Kombëtar, teksa theksoi se zhvillimi i privatit nis pas murit të Teatrit.

“Zhvillimet te TK janë shumë të vjetra dhe më vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vazhdon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar në këndvështrimin tim 20 vjet më parë.

 Ka shumë njerëz që ngatërrojë muret me historinë, historinë me nostalgjinë, por dua të them se së pari nëse ka një njeri po edhe një forca qeverisëse që në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo mungesë ndjeshmëri ndaj trashëgimisë kulturore janë unë dhe forca jonë qeverisëse. 

Mos harroni që kur unë kam nisur përpjekjen për të shpëtuar trashëgiminë kompleksi i ministrive ishte kompleks sipërfaqesh ku shkruheshin fjalë të pista me spraj, binin suvate, mbinin fiqtë mbi tarraca sepse mbeturinat liheshin dhe ktheheshin në pleh.

Godina e TK nuk është çështje verbërie apo indiference, është realiteti, godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm për argëtim pas pune, nuk ka qenë TK në planin italian, në planin e pas luftës, ka mbetur si ajo fjala, që një e përkohshme mbetet gjithë jetën si rezultat i pamundësive, është degraduar, i parikuperueshme edhe sikur të donim. 

Nëse do të kishte vlerë nga pikëpamja arkitektonike, e nëse do iu kishte hapësirat për të pasur teatër, nuk do restaurohej, por do të shembej dhe ndërtohet sipas projektit dhe ju them do na kushtonte më pak se godina e re nëse do të ndërtonim si është.

Asnjë centimetër i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat, ai vjen pas murit rrethues të TK, nëse ne do ishim të interesuar për zhvillimin provat do të kishim të lehtë fare, do bënim kopjen e teatrit ekzistues, se ajo nuk restaurohet dot dhe ishim në rregull por pse do ta bënim këtë?

 Do paguante shumë më pak privati që do të merrte po atë sasi toke pas për të bërë zhvillimin tjetër, ndërkohë që ne kërkojmë shumë më tepër fond nga privati për ta këmbyer me një truall pas teatrit, ku ka ferra, mbeturina të ish dekorit dhe teneqe. 

Muze të kujt do ta bëjmë? Për çfarë, atë do të kemi brenda godinës së re të TK, atëherë ku është çështja? Është politike, mediokritet dhe kapu pas asgjësë për të bërë zhurmë, nuk kemi ne asnjë interes që të bëjmë zhurmë në rast se nuk kemi bindjen se e ardhmja ndërtohet sot dhe sot nuk mund të bëjmë diçka që mos ti ngelë të ardhmes. 

Nuk mund të jemi ne dakord me të gjithë, shumica është e qartë në këtë drejtim , e komunitetit teatror dhe publikut, një pjesë nuk janë dakord, nuk ishin dakord një pjesë edhe për stadiumin, ja ku jemi, më i bukuri i rajonit”- tha Rama. (TemA) 

11 komente në ““Teatri”, Rama: Kjo histori duhej të kishte përfunduar 20 vite më parë, mos ngatërroni historinë me muret. Asnjë centimetër truall s’do preket”

  1. Edi says:

    Vidh Edi… me kete rrace inferioresh(shqipot) e paafte te beje shtet … vidh mos ler kusur…
    ti vjedh qendren e Tiranes , te votojne… ti kethen kinema ne restorante e hotele … prape te votojne,
    Ti , edhe te mos duash te vjedhesh e te shperdorosh jeten e tyre e femijve te tyre , do te detyrojne te vjedhesh se ashtu i dukesh “ i zoti” e cool rraces se bastarduar nga shkerdhimet me turq, bizante , romake, bullgare … te qenjeve te ketij vendi hajdute e banditedashes.
    Krimi dhe betoni paguajne mire…

  2. Ton says:

    Tender i hapur ….me sa kemi degjuar ligji I posacem Fusha ka skaduar….pa ligj do e besh…beje…spaku portokall eshte…nese nuk ju dhimset vetja

  3. Lasgushi says:

    Shiko o ditëzi kryeministër dhe meru me gjëndjen ekonomike të popullit që është ibret Të placin sytë ,shiko në Maqedoni dhe bëj krhasimin.Por me kë fo ta.bësh,me baxhellat dhe debilet e Shqipëeise ql i ke mbledhur të gjitha ti.Lerë teatrin dhe legenat pseudo aktorë injorantë si Bidona,,Kapexhiu and co.Ne shqipëtarët na plasi trapi për dopolavoron,lulin dhe se shpejti edhe për ty

  4. skelari says:

    Ore dakord jam une, per logjiken e llojit te objektit, por do t’u lutesha, ty dhe Lalit:
    a ka mundesi te mos perdorni arsyetime banale si ky “truall pas Teatrit, ku ka ferra etj”?
    Eshte ofendim per inteligjencen perdorimi i arsyetimeve te tilla, dhe ja beni shume te veshtire nje njeriu me mend qe t’u mbeshtese me keto arsyetime.

  5. Ilir says:

    Si hostoria e shkembimit te territoreve me serbine… asnje cope e tokes … bla bla.. felliqesire burre, mashtrus.

  6. syri says:

    Rama keni te drejte! Nje turme batakcinjsh saliniane dhe te semure jane kunder ndertimit te nje teatri te ri! Kapeleberesi kapexhiu thote ‘teatri eshte i shenjte”! Une nuk di nese Nene Teresa apo Papa e bekuan si te shenjte! Keshtu qe mediokriteti se bashku me politiken foshnjore te PD-LSI me Ndoken e Dulen bashke me Medi Gerdecin dhe Duken e krimit te saliut po mundohen te vjedhin demokracine ne Shqiperi! “Beji nenen te te thone “baba” ishte nje shprehje ne kohen e qoftelargut! Bej shtet Zoti Rama dhe leri keta maskarenj te lehin!

  7. Emigrant prej kohesh says:

    I nderuar Z.Rama shpresoj qe ta lexosh kete koment. Jam emigrant ne pension i ikur prej kohesh nga Shqiperia. Respektoj dhe dua njerzit e afert dhe shoket qe kam pasur ne Shqiperi. Shqiptaret dhe Shqiperine e respektoj sic nderoj gjithe kombet e tjere. Nuk jam as patriot dhe nacionalist sepse kam filozofine qe atdheu juaj eshte atje ku te respektojne dhe atje ku realizon deshirat e tua. Nje gazetar i shquar italian(nuk jetoj ne Itali) ne vitet e mireqenies dhe industrializimit te Italise tha qe deri tani ndertuam Italine, tani duhet te bejme italianet. Fjalet e te madhit Indro Montanelli vlejne posacerisht sot per shqiptaret. Ata mund te mos jene dakord me mua por po te ulin pak koken dhe te reflektojne ndoshta me japin pak te drejte. Per Teatrin Kombetar do te doja te thosha qe te gjithe ata qe ke “kunder” nuk e kane me teatrin sepse “nuk besoj qe ju dogj shpirti per ate karakatine apo ndertese mbeturine qe nga koha e komunizmit”.
    Ata e kane me juve z Rama. Per arsye dhe motive nga me te ndryshmet atyre “ju hipin nervat” kur te shohin neper media ndersa kur ju filloni e flisni ata behen histerike dhe ndoshta humbasin dhe logjiken. Personalisht nuk kam asnje lloj perparesie apo bindje politike ne Shqiperi. PS apo PD apo LSI per mua nuk ka asnjelloj vlere politike dhe parimore. Jini te gjitha parti te djathta ekstremiste dhe me konceptin dhe filozofine e te majtes(fjla vjen ne Europe) s’kini absolutisht asnje lidhje. Ne keto kushte do te preferoja juve si kryetar kabineti te qeverise se sa nje PD. Arsyeja eshte nje e vetme. Sepse PD e Berishes me banden e vet qe quhet parti PD e nisen qysh ne vitin 1990 shkaterimin e Shqiperise,drejtesise,vjedhjes,korrupsionit droges etj etj. Sot kjo parti eshte e njejta, kopje origjinale e atyre viteve. Jo se partia juaj PS ka anetare te devotshem qe e duan Shqiperine dhe jane te ndershem ne pozicionet qe kane. Jo se PS e Nanos ishte me e mire. Do t’ju preferoja juve si KM vetem per faktin qe je me te vertete nje mashtrues i mediave dhe i Shqiptareve.
    Me ka pelqyer aftesia juaj(por me erdhi dhe keq njekohesisht) per ti genjyer shqiptaret ne lidhje me “oligarket” dhe dhenia me koncesion i tenderave PPP dhe kulmi arriti kur arrite te shpegosh me ane te tabelave Excel qe keni ne kryemistri se si mund te ndertohet nje rruge me 20 milion euro kilometri rrugor. Nuk e kam te qarte se sa i afte jeni si artist ne boten e piktures por ne ate te mashtrimit te popullit shqiptar rezultoni me gjithe mend me kuota te larta inteligjence. Normal qe politika sot eshte kthyer ne “artin e genjeshtres” dhe jo i sherbimit kundrejt njerzvet. Mund te them qe ne kete art te politikes se genjshtres poltikanet europiane mund te marrin shembull prej jush. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe nderkombetaret ju mbeshtesin. Nje gje nuk arrij dot te kuptoj arsyen qe shqiptaret genjehen kaq kollaj nga ju, nga PS apo nga nga PD ose LSI. Shqiptaret pretendojne se jemi popull i zgjuar,”smart”,”te zhdervjellet” e megjithate keto genjeshtrat qe ju qelloni neper mitingjet tuaja duket se shqiptaret i hane. Mund te jete edhe e kunderta qe “bejne sikur i hane”. Ose ndoshta jane genjeshtra qe i besoni dhe ju vete z.Rama ?.

  8. ??? says:

    Vazhdo plako! QENTË LE TË LEHIN. !

  9. Doni me per Belulin.. says:

    “Zhvillimi i privatit nis pas murit te teatrit” ka deklaruar Rama. C’do te thote kjo? Qe toka (trualli) jasht mureve qe i takon sheshit te teatrit do te jete i destinuar per kullat. Ose me fjale te tjera, teatri do te zere 10% te siperfaqes se truallit. Pak ose shume, privati do ti dorezoje shtetit rreth 10% te siperfaqes se ndertimit qe ai vete do te perfitoje nga ai truall. Pazar me te mire per hajdutet veshtire se gjendet ne ndonje pike te globit tokesor..

  10. F.A. says:

    Zoti Kryeministër! Ju e vini re, që shefi o opozitës, pothuaj në çdo dalje publike nuk kërkon shumë nga ju, thjesht të jeni më pak “i babëzitur”. Kurrë dhe në asnjë rast ai nuk ka kërkuar dlirësi nga ana juaj, (një kërkesë që do tingëllonte shumë e çuditëshme) por vetëm pak përmbajtje, një mësim i vyer ky, i cili buron nga eksperienca e tij e paçmuar qeverisëse. Pra, përsërisim, askush nuk kërkon që ju të hiqni dorë nga kryezakoni i tërë klasës tonë politike, por thjesht po ju kërkohet pak përmbajtje, asgjë më shumë. Sepse një kryeministër i zoti dhe burrëror dallohet në radhë të parë nga qëndrimet e tij të forta jo vetëm ndaj opozitës, por sidpmos në përballjen me ata që kërkojnë shpejt dhe me çdo kusht “përparimin e vëndit”.

  11. A says:

    Shqiptaret akoma nuk kuptojne veten per te kerkuar se pari te gezojne te te Drejtat e Njeriut si qenie njerezore te barabarte kundrejt ligjit etj. Ne nje vend me mall pa zot cdo gje mund te ndodh.Ne kundershtim me shumicen e shqiptareve,Rama duhet vleresuar mbasi eshte nje gjendje te beje dialog,pa uleritur ,apo duke u zene e share tjetrin etj simptoma te humbjes se llogjikes me te cilat shumica kupton dialog.Si rrjedhim duhet ndertuar nje ndertese e re me permasa te tjera apo jo ? Sa metra katror eshte sip.qe do shfrytezohet,si duhet ndertuar parkingu ,cili eshte projekti I ndertimit e cfare mund te ndryshohet per te miren e pergjithshme etj etj duhet te diskuar duke nxituar mbasi perfaqesuesi i opozites qe Ndjek Parate ,eshte larguar nga KU-VENDI dhe I specializuar per pazare mund te demtoj situaten…nderkohe qe presidenti fotografohet gjysem i xhveshur me stil ala Putin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje