Departamenti i Shtetit ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij.
Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.
Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.
Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës.
Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e BAshkuara. (VOA)
Zeri i Amerikes ne Shqip duhet te ndaloje percarjen me artikujt e saj! Kemi nevoje per mirekuptim,respekt dhe bashkepunim! jemi te gjithe shqiptare! Ata qe kane bere krime le te japin llogari para drejtesise! Neqoftese Dako eshte nje nga ata le te behet drejtesi! Por nuk thoni nje fjale kunder Saliut!
Harruat Sali Berishën me familjen e tij horror, që ju është ndaluar hyrja në SHBA!
Por edhe sikur amerikanët t’a kthejnë pllakën ose të vazhdojnë lojën e tyre as mish as peshk edhe sikur SPAKu të bëj teatër pa e kalbur në burg Sali baglen, edhe sikur gjithë kjo gjurrulldi reformës në drejtësi të mos kishte synim arrestimin e kriminelëve të tillë, por vetëm rrëmbimin e drejtësisë nga ata që tashmë e trajtojnë si pronë dhe ne si koloni e depersonalizuar, mendojnë gjakesit për Sali Berishën! Ata që i lau me gjak. Nuk besoj se ju plas shumë për demagogjinë dhe propagandën, për premtimet dhe lugën bosh. Ata përgjojnë duke pritur rastin. Dhe rasti po vjen.
Lajm i botuar me dhimbje!:((( hahahaha hajd tani na e bje nje editorial por fut edhe tom doshi. Aty apo sta mban butha meri se te lidh ne vig ai!?!!
Adhe ARDIAN CELA ish zevenesi i ketij hales qe sot eshte i OSHEE PER ELEKTIKUT nje idiot i pa skrupull…SE para qe te merrte kete detyre kish probleme me gjygjet!!!!!!!