Terror në plazhin e Jalit: Sherr masiv dhe përplasje me armë në zonën VIP të një lokali

28 Korrik 2019, 18:10Kronika TEMA

Orët e mëngjesit të sotëm pushuesit në zonën e plazhit të Jalit janë tronditur nga të shtënat me armë në ambientet VIP të një diskoje të njohur në zonë.

Një grup personash janë përleshur për shkaqe të panjohura e më pas kanë përdorur armët në ambientet e lokalit.

Të rinjtë kanë qenë duke konsumuar alkool dhe pas një debati verbal sherri ka degjeneruar në përplasje fizike.

Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta pas mesnate në ambientet e një lokali në Jalit, që njihet si një nga plazhet më të frekuentuara në vendin tonë.

Kanë qenë pushuesit që kanë telefonuar policisë dhe sipas tyre ka patur edhe të shtëna me armë, por në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur persona të plagosur me armë zjarri, ndërsa raportohet për një vajzë të lënduar nga xhamat e thyer si pasojë e përleshjes mes të rinjve.

Nga policia ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen dhe personat e përfshirë në konflikt.

Kjo ngjarje vjen në pikun e sezonit turistik dhe vë sërish në pikëpyetje sigurinë në plazhe si dhe imazhin e turizmit shqiptar.

Një skenë e tillë ndodhi një vit më parë në Dhërmi ku pas një sherri në një lokal nate u përdorën edhe armët e zjarrit.

11 komente në “Terror në plazhin e Jalit: Sherr masiv dhe përplasje me armë në zonën VIP të një lokali”

  1. Blerta says:

    Ky resort mafioz , teresisht jashte kontrollit nga organet shteterore ne cdo drejtim, ashtu si dhe shume tjera, duhet te mbyllet urgjentisht nga policia dhe te arrestohet administratori Alban Xhillari, deri sa te dalin pergjegjesit e kesaj masakre ku rrezikuan jeten shume te rinj. Aty ka arme, droge, prostitucion , cdo gje negative per rinine.
    Turp per shtetin qe i le jashte kontrollit keto qendra

    1. Nje vari karin says:

      Po paret ku do ti pastrojne pastaj qeveritaret?

  2. Pushuesi says:

    Ka pasur edhe te plagosur por qe e fsheh policia dhe xhillaret . Njerez te droguar dhe te armatosur rrezikuan jeten e dhjetra te tjereve. Cdo gje ne detaje eshte e filmuar nga kamerat. Perse nuk vepron policia, perse nuk del ne deklarate, ku nga ajo ngjarje rrezikuan jeten disa te rinj.
    Si mund te punoje nje resorte i tille, ku nuk merr as masat me minimale per jeten e tjetrit.
    Kush polici private operon aty ?

  3. Gimi prej Tirone says:

    Popull i pa shprese. Shkojne me pistoleta ne brez ne discoteke.

  4. lani says:

    plazhi i leshelise PS-se e horrave te droges!

  5. Toni says:

    VIP- at e karrit Shqiptare qe skane as breke te veshin e hiqen si dhipa. Vendi me kot ne Bote …majmuna.

  6. Komentuesi says:

    Jane katunaret e shpellarit te Viçidolit Sali Mutberisha.

    1. Matrapiku says:

      … qe u bene pronar ne tokat e shenjta Helene.

  7. Rrumpalla says:

    Çfarë thoni mo? Pse orë thoni në asnjë vend të botës nuk ndodh! Ndodh orë që çke me të. Por policia duhet të bëjë punën dhe të veproi si thoni ju.

  8. Shqipo says:

    Horrat e kriminelat quhen VIPa!! Ata ngelen ne Shqiperi se te ndershmit iken. Ju befshin mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje