U ekzekutua në Holandë, Festim Lato përcillet në banesën e fundit në Panaja të Vlorës

27 Korrik 2019, 14:57Kronika TEMA

Është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Panaja Festim Lato, 44-vjeçari vlonjat i vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra një javë më parë në Holandë. 44 vjecari u gjet i vrarë dhe i hedhur në kanal pranë banesës së tij më 20 korrik në Hollandë ndërsa pak ditë më vonë autoritetet holaneze konfirmuan që viktima të ishte Festim Lato.

Të afërm dhe miq të Festim Latos e cilësojnë vrasjen me prapravije politike. Sipas tyre Festim Lato mund të jetë vrarë për çështjen çame që ai ka mbrojtur prej vitesh, duke shtuar se ai ia kishte dalë ta çonte kauzën e Çamërisë deri në Parlamentin Evropian ku kishte një dosje kundër Greqisë për genocidin cam. Ata shprehen se do ta cojne deri në fund amantin e tij.

Por nga ana tjetër mediat holandeze shkruajnë se Festim Lato ishte një person i zhytur në borxhe. Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden, jashtë së cilës duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë.

Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, sepse kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen. I vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze.

7 komente në “U ekzekutua në Holandë, Festim Lato përcillet në banesën e fundit në Panaja të Vlorës”

  1. hollandes Basha says:

    rahmet paste por edhe atje ku vajti turken mori ???????????????????????????????????????????

  2. Zigur Qarri says:

    Na ngeli qamuria pa président

  3. o tourkotsamis nuk ka vend ne .......Panagia! says:

    nje ”LATIF” ne Panagia!?
    tourkotsamis martuar me tourkala ‘olandeza’,rrezultati: ”sulltanoprezident” i Tsamouria-se!!!

    1. Glauk says:

      panagjia e p9dhit te satom, nje vllehe kurve qe nuk numeron dot dashnoret shqiptare.

      Ky mashtrues ishte, po ti je bastard edhe me i madh.

    2. Tani says:

      Ai sulltanpresident ja beri janulles vere

    3. Glauk says:

      Ore uk neni turp qe ju qe botoni komentet gl ketij fis shkerdhyerit jevg arumun, nderkohe qe nuk botoni komente t e mia?

      lat nam o te pabese

  4. am says:

    Nga doli ky simbol idjotesh?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje