Makinat me xhama të zinj: Policia "me dorë të rëndë", 87 të ndëshkuar

27 Korrik 2019, 14:14Kronika TEMA

Policia Rrugore e Tiranës nuk i ka kursyer masat ndëshkuese për shoferët, të cilët lëvizin me xhama të zinj.

Sipas Policisë Rrugore të kryeqytetit, gjatë kësaj jave, si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh.

Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:

Policia Rrugore e Tiranës, Plan Veprimi për evidentimin dhe ndëshkimin e automjeteve që qarkullojnë me xhama të errësuar.

Gjatë kesaj jave, si rezulat i kontrolleve të shtuara janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh.

Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cënojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.

Në funksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjate 5 diteve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë paraprites, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës.

2 komente në “Makinat me xhama të zinj: Policia “me dorë të rëndë”, 87 të ndëshkuar”

  1. Gjoksi shperthyes cmend rrjetin dhe rrit temperaturat ne Miami kur kapet mat me .. says:

    Cudi, perse nuk merren me rrespektimin e rregullave te trafikut me shume (jo vetem te shpejtesise) ? Ne shqiperi problemi kryesor eshte dhenia e makines. As India nuk eshte aq keq

  2. Bobi says:

    Po cna mbyti budalliku, xhamate e zinje ne pjesen e prasme te makines dy anesoret dhe ai mbrapa lejohen ne te ter evropen, se te mbron na djelli. 80 perqinde e makinave familjare ne gjermani kan xhama te zinje te prodhuara nga fabrika se mbron femijet nga djelli. Eshte ber ky ligji si ligji i skafeve te saliut qe per te nderprer trafiqet i bllokoje cdo dhoje mjeti lundruse. Dhe ketu gjoja te fortit apo personat ne kerkime fshihen mbas xhamave te zinje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje