Prangoset në Holandë anëtari i bandës së grupit “Bajri”

27 Korrik 2019, 11:38Kronika TEMA

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë të Holandës arrestoi një prej pjesëtarëve të grupit kriminal “Bajri”. Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Holanda 39-vjeçarin nga Shkodra. Në pranga ka rënë shtetasi   B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur  në Shkodër.

Shtetasi B. B.,  ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Holandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

3 komente në “Prangoset në Holandë anëtari i bandës së grupit “Bajri””

  1. spartak says:

    Këtyre i vini anash dhe do vazhdoni ti vini anash , pa thënë , që ruhuni , mos ju prekni interesat , se ju heqin qafe edhe duke qenë brenda nëpër burgje e biruca .
    Pse ?
    Sepse i ke lënë në dorë fuqinë ekonomike të grabitur e të realizuar nga veprimtari kriminale .
    Bëjani ZERO , po ZERO fare ama , dhe do shikoni që s’ka për të pyetur njeri më për ta , s’kanë për t’i hedhur me nder as qyrret , e jo më t’i përkrahin e t’i shkojnë mbrapa zarë e zuzarë .
    Vetëm ky është dermani dhe ilaçi i kësaj meseleje , jo vetëm për këta por për të gjithë bandat , kriminelët dhe mafiozët e çfarëdo kallëpi e kategorie .
    Ndryshe , jo një apo dy policë të thjeshtë , por SHTET , tërhiq letër , se nuk mundesh me bo asgjë tjetër .

  2. Alidemsi vjeter says:

    Bravo P.SH dhe P H. qe vute ne pranga shtetasin B.B. alias B.R. lindur ne Sh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje