Këshilli i Lartë Gjyqësor do tu lërë kohë deri në datën 6 shtator kandidatëve që synojnë tre vende në Gjykatën e Lartë, për të plotësuar deklaratën e pasurive e cila duhet të dorëzohet brenda këtij afati pranë ILDKPI.
21 kandidatët jo gjyqtarë do t’i nënshtrohen vettingut të KLGJ që duhet të zhvillohet ndaj tyre brenda tre muajve, dhe vetëm pas këtij momenti emrat i dorëzohen presidentit . Por mes emrave që synojnë gjykatën supreme, katër prej tyre Theodhori Sollaku, Irena Nino, Ilir Panda dhe Ardita Alsula kishin shfaqur më herët ambicien edhe për në Gjykatën Kushtetuese.
Siç rezulton ish-ministri i drejtësisë Ilir Panda hoqi dorë nga gara edhe për mandatin plotësues edhe për mandatin e plotë pa dhënë asnjë shkak. Ish- prokurorja Irena Nino e la gjithashtu në mes garën përmes kësaj shkrese .
Të njëjtën gjë beri edhe Ardita Alsula. Megjithëse jo zyrtarisht u tha se garuesit nuk kishin dorëzuar deklaratat e pasurisë brenda afatit 15 ditor për t’i hapur rrugë më pas vettingut kjo gjë nuk dokumentohet në shkresat për tërheqje nga gara.
Pretendenti tjetër për në Gjykatë Kushtetuese , ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku e argumenton lënien në mes të garës duke shprehur keqardhjen që ishte ndërprerë kontrolli për shkak të dorëzimit tej afateve të deklaratës pasurore.
Pikërisht për shkak të këtij problemi të hasur në garën e mëparshme , KLGJ la më tepër kohe se ç’duhet për pretendentët mes të cilëve gjenden emra të botës akademike, por edhe nga avokatia. Për shkak se nuk ka miratuar ende rregulloren ,KLGJ pritet ta mbyllë verën pa çelur garën brenda radhëve të gjyqësorit që do të mbushte Gjykatën e Lartë me 16 gjyqtarë.
Ndonëse pas rënies së kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe për shkak të pesë ekstradimeve, KLGJ caktoi përkohësisht Albana Boksin dhe Sokol Binaj si gjyqtarë që do të gjykojnë vetëm këto pesë dosje.
Albana Boksi dhe Sokol Binaj do të gjykojnë:
1.Ekstradimin e Hajri Seferit
2.Ekstradimin e Robens Berberit
3.Ekstardimin e Besnik Lekes
4.Ekstradimin e Kastriot Elezaj
Po pse me Sollakun do e beni drejtesine e re? A ka njeri me te korruptuar njeri sahanlepires nje provincial bixhozxhi, gruaja gjyqtare ne hetim nga prokuroria e durresit, te zhytur ne milona me leket e qytetareve shqiptare. Keta do jene drejtesia e re?
Te pabreke ju gjeti dita, milionere ju zuri darka.
Nese vetingu ben lojen e djallit, do jete turpi i madh. Si mundet qe ne emrat e kandidateve, te bie ne sy, emri i Dhori Sallakut, ish prokurori i pergjitheshem, ku vetem sukse nuk pati, i lakuar njisoj si Llalla sot. Si mundet ky njeri nuk zbardhi vrasjen e shoferit te tije per hesape te tija, dhe nuk u denua askush, ç’far fshihet pas kesaj vrasje. Dhori, burri i gruas me emrin Zeqine, gjyqetare ne apel, ku eshte bere kerdia me dosjet penale, ku ka vrare per se dyti ata qe jane vrare, hapini dosjet nga 2012 e ne vazhdim, do gjeni korrupsion skandaloz me gjykimet e saja. Si mundet vartesja e Gjin Gjonit, te jete e paster ku me okejin e kryetarit mbyllte gjyqe penale ne interes te krimit. Kurre nuk duhet te ndodhe me Dhorin, te kthehet ne poste te larta te drejtesise, pa ç’ka qe mundet interesat e disa ish qeveritare dhe te tjere qe sot jane ne dikastere e duan nje gje te tille, por nuk do gjente miratimin ,opinjonin popullor per keta figura te lodhura nga te berit drejtesi ne emer te ligjit.
Pse nuk beni gjyqtare te larte kete soin e Suela Zhegut, Xhensila Pine, Alaudin Malaj, Artur Gaxhit, Enerjeta Shehaj, Nafije Hasko & co po mundoheni duke humbur kohen kot o njerezit e Ramaformes dhe keshtu i keni siguruar te gjitha