KPA “vulos” karrierën e prokurorit Gentian Osmani: Nuk justifikon pasurinë

31 Korrik 2019, 10:37Kronika TEMA

Gentian Osmani, ish-prokuror i çështjes Tahiri është shkarkuar sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u mor nga Komisioni i Posaçëm të Apelimit sipas të cilit prokurori i Krimeve të Rënda nuk e justifikon pasurinë e krijuar.

Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së, u konfirmua më herët nga KPK, por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

Sipas Komisionerit Publik ankimi mbi vendimin që konfimroi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM. Komisionerit Publik vlerëson se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

Në arsyetim thuhej se: Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe kursimet rezultojne të justifikuara.

5 komente në “KPA “vulos” karrierën e prokurorit Gentian Osmani: Nuk justifikon pasurinë”

  1. NE STALLA KE LLALLA E KAN VENDIN DERRAT E SHPELLARIT QE NDYNE INSTITUCIONET E DREJTESISE SHQIPTARE

  2. Besi says:

    i gjithe sistemi i drejtesise i korruptuar eshte kane bere pasuri dhe qejf me leket e fukarejve dhe drogaxhijve vetingu ju zbuloi fytyrene tyre

  3. a says:

    prap tropojane jane edhe ata qe nglen . agranoma si kol hyseni me shoke, e pati mbush plot sala, ska veting qe i mbaro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje