“Toyota Yaris”, policia belge shpall në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Vladi, financues të Bashës

1 Gusht 2019, 20:33Politika TEMA

Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred dhe Elvis Vladi (33 dhe 39 vjeç) në lidhje me çështjen e gjetjes së 3.5 milionë € në dy automjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar.

Lajmin e bën me dije gazeta belge “HLN” ditën e sotme në një artikull për ngjarjen në fjalë.

“Si pjesë e një hetimi juridik në lidhje me zbulimin e afro 3.5 milionë € nga autoritetet shqiptare në pjesën e brendshme të dy makinave të përdorura, policia federale belge po kërkon dy shqiptarë. Sot, autoritetet kanë shpërndarë mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Në 24 qershor të 2018, autoritetet e rendit në Shqipëri zbuluan 3.5 milionë €dhe 80 mijë frangave zvicerane në dy automjete.

Policia belge po heton faktet për dy persona: Alfred Vladi (33 vjeç) dhe Elvis Vladi (39 vjeç). Të dy kushërinjtë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Çdo njeri që ka informacion rreth vendodhjes së tyre mund të kontaktojë hetuesit në numrin 0800/30 30 0 ose përmes mesazhit në adresën [email protected]

Ia vlen të theksojmë se sipas mazhorancës, të shoqëruara dhe me footo akuzat e saj, vëllezërit Vladi janë financuesit e çadrës së PD dhe kanë bërë foto në zyrën e Lulzim Bashës.

 

4 komente në ““Toyota Yaris”, policia belge shpall në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Vladi, financues të Bashës”

  1. LULJA says:

    LULJA ESHTE BASHKPUNTORE MESAZHI TIJE TELEVIZIV ISHTE MOS HAJDENI SE PO JU PRESIN .
    LULJA ESHTE KRIMINEL

  2. tori says:

    E moret vesh te verteten e “Toyota Yaris”.Shikoni e duhet te hetohet patjeter lidhjet e L.Bashes me kushrinjt Vlashi nje nder financuesit kryesor te PD se bashku me nipin e tropojanit Kolici me duket qe quhet A.Cekaj pastrues e trafikues te parave te pista te vjelura nga trafikim I drogave te renda.Ndersa nder te tjera L.Basha duhet te merret I pandehur per mashtrim e ulje te dinjitetit te deputetit Balliu.Dalngadal po del e verteta e lidhjes totale te PD me trafikantet e pastruesit nderkombetar te parave me permasa jashtezakonisht te medha,e pra te gjithe ne lidhje te ngushte me PD e investitoret kryesor te saj.”Digjitali” Berishes e denoncon kete apo I eshte prishur e nuk I punon.

  3. Bledi says:

    Dmth financues të Bashës sipas PS ( dhe kjo shoqërohet dhe me foto të cilat provuakan se janë financues të PD ( se mqs 3.5M€ janë nga makinat e porositur prej tyre, atëherë edhe lidhja që ata kanë më PD është financimi )). Hajde skenar hajde ?

  4. ¬ says:

    Historia e Toyota Yaris është si koha e monizmit te ne (1950- 1989).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje