Arsyet se pse Basha (nuk) duhet të japë dorëheqje

2 Gusht 2019, 13:04Politika TEMA

Nga Ibsen Elezi 

Po shtohen zerat qe kerkojne doreheqjen e Bashes.

Do cuditemi kur tja kerkojne edhe servilet e tij, do na kujtojne 91-shin, kur demokrat-komunistet e shanin Enverin me shume se ata qe ishin dergj burgjeve.

Une jam Kunder doreheqjes.

Doreheqja eshte akt moral, qe e ndjen pa e kryen.

Detyrim eshte atehere kur e kerkojne rregullat e shkruara.

Statuti aktual nuk e detyron kryetarin e PD te dorehiqet apo largohet., ndersa si akt moral se pari duhet ta ndjeje vet.

Per me teper, pas kuvendit fals te 15 dhjetorit 2018, cdo veprim e ka kryer ne perputhshmeri me statutin;

Dorezimi mandateve u votua ne unanim nga kryesia dhe keshilli kombetar.

Mospjesmarrja ne zgjedhjet e 30 Qershorit po ashtu.

Te vecosh Bashen si fajtorin e vetem qe duhet kryqezuar, nuk eshte burrerore, eshte tipar i trasheguar komunizmi te gjesh armikun dhe jo te zgjidhesh problemin.

Basha nuk eshte i vetem, ai perfaqson nje grup me pikpamje te deklaruara dhe te fshehura. Pra problemi me Bashen nuk eshte ceshtje individi por ceshtje grupi dhe pikepamjesh.

Doreheqja e tij nuk do ishte zgjidhje, por zanafilla e nje rruge tjeter pa krye.

Kjo situate ka vetem nje Zgjidhje.

Deshtimi i dy aksioneve te fundit politike:

– dorezimit mandateve dhe rrezimit qeverise me 1 proteste te panderprere

– zgjedhjeve te 30 qershorit te pasuar me dhenien ne tavoline te 61 bashkive

detyron urgjent keshillin kombetar (Bujar Nishanin si drejtues i tij) qe te kerkoj proces analize dhe vleresimi , duke konkluduar ne deshtimin e dy aksioneve politike dhe hapjes se nje procesi votebesimit te lidershipit nga antaresia.

Kjo eshte minimum qe duhet bere, nese duhet te meritojme minimalisht emrin Partia Demokratike.

Per me teper Basha duhet te jete patjeter ne gare, ai qe mendon se mund te drejtoje PD, minimumin e proves ka fitoren ndaj rymes qe ai perfaqson.

Kjo do jete jo gare per nje individ ne krye, por nje gare perplasjesh mes pikpamjeve te deklaruara dhe artikuluara qarte, kjo eshte rruga e vetme e shpetimit te PD nga dekompozimi qe po i ndodh, kjo eshte rruga e bashkimit.

Tashme rrymat e konturuara (Sorosjanet, Ish-et e sistemit dhe te djathtet) ne PD duhet qe per here te pare te perballen fytyre per fytyre, duke u shkeputur njehere e mire nga konspiracionet.

14 komente në “Arsyet se pse Basha (nuk) duhet të japë dorëheqje”

  1. Drejtesi says:

    Je i sakte por kjo nuk ndodh dot ne ate mbeturine politike… mesa nje person me emtin Bukuri eshte i bukur, aq eshte edhe demokratike PDja…

  2. Une,Lubonja says:

    ………..keshtu eshte kur demokracia vjen nga Kuksi apo Tropoja!

    1. Tjetri says:

      Kuksit ti vish anes ti Lubonja. Fryn fllad ktej ka kuksi. Do ta beqim edhe ate 1 mije lekshin e traut. Ju vazhdoni paguani nga 7 mij per cdo kalim…

  3. USA says:

    Ibseni duhet jete kryetar pd e ben shume me mire se basha qe mban ramen.

  4. Monitor says:

    Eshte permbys varka! Pd nuk ka asnje pushtet! Eshre momentalishte ne statusin e rreth 60 partive jo parlamentare! Besoj se se pari per te zgjidhur problemin, Pd duhet te rivendos .mardheniet tashme te veshtira me deputetet e saj ( te perjashtuar) ne kuvende, duke i kerkuar ndjese dhe duke marre vendim rehabilitimi. Kjo do e bente Pd automatikishte edhe njehere Parti parlamwntare.
    Me tej duke i ftuar edhe deputetet rishtar ne kuvende, duhet bere ajo qe thote I. Elezi!
    Kjo e kthen Pd ne pothuajse pozicion normal dhe ndoshta fillon ngritja! Por kjo kerkon guxim dhe respekt per te kthyerit dhe militantet e vertete ( jo molotovsat), etj.
    Nese njerezit do te shohin reflektim, sinqeritet dhe ndergjegje, atehere pd kthehet si nje opozite e fuqishme dhe civile!; vjen ne pushtet! Shqiperise i duhet nje opozite e re e paster, etj. sepse kjo forcon demokracine!

  5. Pokeristi says:

    Z.Elezi!
    Basha eshte nje manekin i kurdisur ashtu si ish presidenti Nishani,ashtu si shume e shume te tjere ne PD.
    Celsin e zenberekut te kurdisjeve e ka ne dore vetem nje dhe vetem nje person,qe mban peng PD-ne,mban peng Shqiperine,te mban peng ty.
    Eshte shume e thjeshte t’a shqipetosh ate emer,por do nje minimum te mundeshem kurajoje civile.
    Po te ndihmoj une:SAHLIH-SALIU

  6. Treviso says:

    Ikja e Bashes nuk sjelle asnje lloj ndryshimi ne PD. Duhet te iki i gjithe keshilli kombetar i PD. Vetem keshtu munde te ndryshoje partia Demokratike.

  7. lexusi says:

    Te behesh i mire apo te mbahesh mend per mire duhet shume pune , te behesh i keq e te mbahesh mend per keq nuk duhet pune fare , e keqja me SHQUP in eshte se kane punuar shume , per t’u bere te keqinj dhe per t’u mbajtur mend per keq !

  8. Komentuesi says:

    Duhet te iki i gjithe keshilli kombetar i pd-ke me ne krye Bujar Shejtanin,duke mare me vehte te gjithe ata qe therrasin Rama ik dhe rrofte Basha,per nje peselekshe qe u jep Basha. Berisha e ka mare peng pd.Pd-ke eshte kthyer ne nje parti lypsare qe shet dhe blen rrugeçer per ne protesta te dhunsheme. Edhe te dhunshemit e moren meqafe pd-ke,se Basha dhe Berisha kane frike nga ata,prandaj i mbajne urte e bute se mos ndodh ndonje vrasje.Te fortet pese fara kane koke dhe te bejne te paberen,u mungon arsya.

  9. Kozmos says:

    Panvarsisht pranimit ne unanimitet te grupit te PD , Basha eshte nje kryetar shume mashtrues dhe medioker , duhet ta largojne , ndryshe ai me moralin qe ka nuk largohet kurre .

  10. SOLAR1 says:

    PD DUHET TE SHKRIHET ESHTE NJE PARTI QE SKA ASGJE TE PERBASHKET ME PD E VITIT 91
    PARTI BASHIBOZUKESH

  11. Nje qytetar . says:

    O zot kur thote une jam shkolluar ne perendim !!!

  12. Termeti says:

    E jep apo nuk e jep doreheqjen kryetari figure apo kukull i pd, tani nuk ka me vlere. Ajo parti ishte, u konsumua nga
    veset, eshte duke vuajtur nga zullumet dhe ka hyre ne fazen e dekadences.
    Nje tjeter force politike ne vend te saj, pa asnje nga emrat e vjeter, do te ishte nje zgjidhje. Ne pd ka fosile alergjike jo vetm per shqiptaret, por edhe pertej kufirit. Pjesa e mbetur ne pd i gjan nje organizate te dhunshme, ku rolin kryesor e luajne here komandanti, here kapterat e tij dhe here te tjera zjarrndezesit, si seitsaidi me shoke.

  13. EJ says:

    Basha duhet të shporret me gjithë qurret e tij dhe PD-ja duhet të shkrihet.
    Duhet revolucion politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje