Zv.kryeministri jep detaje nga aksioni kundër informalitetit, deklaron prerë: Kam një thirrje, të mos i bien telefonit të kërrkujt nëse nuk janë në rregull me ligjin

2 Gusht 2019, 09:59Politika TEMA

Në kuadër të aksionit të gjerë antiformalitet që ka nisur qeveria në të gjithë vendin, zv.kryeministri Erion Braçe tha se kontrollet do të vijojnë nga veriu në jug duke paralajmëruar bizneset që të zbatojnë ligjin dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë denoncim për çdo rast paligjshmërie.

Në një deklaratë për median, Braçe i bërri thirrje bizneseve që të jenë në rregull me ligjin dhe mos i bini telefonit, nëse shkelni rregullat.

I pyetur mbi efektivitetin e këtyre kontrolleve, Braçe tha se, “mjafton të bëni kontrolle kudo nëpër pika karburanti. Nëse nuk janë me regjime automatike keni të drejtë të thoni që kontrolli nuk është efektiv dhe nuk po sjell produkt. Nga pikëpamja e të ardhurave patjetër ne presim që të verifikojmë deklarimin e shitjeve dhe natyrisht të TVSH-së. Në momentin që këto të ardhura vijojnë të rriten akoma më efektive është e gjithë sjellja jonë në raport me ligjshmërinë e transaksioneve”.

“Kjo është një sjellje konstante e qeverisë në betejën kundër informalitetit. Tregu  i karburanteve është tregu më i madh në vend. Ne do të ligjërojmë çdo transaksion përmes aksionet tatimor.

25 ditët e shkuara është bërë një kontroll në tregun e karburanteve dhe për fat të keq kemi gjetur edhe veprimtari kriminal. Dy ditët e shkuara janë vënë në pranga persona që manipulonin kasat fiskal duke i kaluar në regjim manual.

 Ne i kemi kaluar në regjim automatik që të mos ketë asnjë mundësi për t’u kthyer pas. Ky proces do të zhvillohet me çdo pompë.

Ato do të kenë regjim automatik pa mundësi për të kryer shkelje. Dje është mbyllur aktiviteti i një sipërmarrje të madhe në mes të Tiranës sepse për herë të dytë u gjet pa kuponë tatimorë në tavolina.

Buxheti i shtetit do të marrë ato të ardhura që i takon. Grupe të tjera janë në terren nga veriu në ju me qëllim që të legalizojnë çdo transaksion, pa pyetur për mik e shok dhe kë merr në telefon.

Kam një thirrje për secilin, të jenë në rregull me ligjin, mos t’i bien telefonit të askujt nëse nuk janë në rregull me ligjin. Drejtoresha po udhëheq një grup që mblidhet çdo mëngjes. Vetëm 8 ditë të shkuara një prej kompanive më të mëdha në vend i është bllokuar një sasi që tregtonte sepse ishte jashtë standardeve. Mjafton që të bëni kontrolle në çdo pikë karburanti.

Nga pikëpamja e të ardhurave presim që të verifikojmë. Drejtoresha telefonin e ka të hapur, edhe unë mirëpres mesazhe pafund. I falenderoj të gjithë ata që na vënë në dijeni për njësitë që operojnë në kushte paligjshmërie“, tha Braçe. (TemA)

6 komente në “Zv.kryeministri jep detaje nga aksioni kundër informalitetit, deklaron prerë: Kam një thirrje, të mos i bien telefonit të kërrkujt nëse nuk janë në rregull me ligjin”

  1. Vlora1912 says:

    Bravo Zoti Brache!

    Luft te pameshirshme ndaj informalitetit qe shkaktojne dyqanet e bukes duke mos ju dhen njerzisw Kuponet fiskale 50 lekshe!
    ….
    Per bukpjeksit dhe ata qe flen ne kasolle dhe japin shtepit per plazh e ke Llafin??
    …….
    Brache,
    Nuk besoj se e ke llafin per Kastratin…qe ka zaptuar rreth 70% te Tregut te karburanteve me pakice????
    Apo jo??
    Provoje tu kerkosh kupon fiskal atyre…Po sti shkuli te dy veshet Ay Burri me Chitjane!!
    Nuk besoj se e ke llafin per OSHE, qe nuk ka perndi tu marr kuponi fiskal..!

    ………………………..
    Ashtu tu befsha si qiverri e majt qe jeni:
    -Turrjuni fukaras,
    -Stimuloni dhe perjashtoni oligarket,
    -i thyeni ne mes ata qe japin dhoma plazhi,
    -Zero tatim Taksa per hotelet e te “Fortve”
    ………………………
    Ashtu tu befsha,
    Se do perfundoni te gjith si Dako-Cobani Mbreshtanit
    Dako, po qe se nuk e di, eshte ay qe po flet Amerika…apo nuk te le shefi me chitjane te kujtohesh per te.
    ………………..
    Sa Respekt kam patur, per ty ne vechanti, o Brache..,
    Sa shum me ke zhgenjyer,
    Si nuk e kupton qe jeni ne drejti shum te Gabuar, Si e majt qe jeni,
    Si dreqin nuk e kupton qe jeni ne Drejtim te kriminalizuar…..ne drejtim Fashistoid???

  2. xhoxhi says:

    Kjo është një gjë shumë pozitive sepse askush nuk pret kupona ose e presin kot më kot.Isha në Shqipëri dhe si ghithë të tjerët psunisim çdo gjë.U ulëm ne një kafene në Panda.Ishim 13 veta dhe kamarieri solli një kupon 650 lek të reja.Erdhi mmenti të paguaja .Nxora 650 lek dhe ai më thotë zotzëri bëjnë 13500 të vjetra.Po kjo çështë i them 6500 lek?Kështu i presim këtu.Shkova në një kafene tjetër porosita kakao dhe me sjell kupon 65 lekë.Kur pagova më tha kamarieri 1300 xhaxha të vjetra.Ratësisht në një kafene afër policisë ulem me një shok dhe diskutojmë për gjara që na shqetësojnë.Zumë në gojë kuponat dhe punën e kakaos.Zura në gojë kafenenë.Një burë me shikon me inat dhe me drejtohet:unë jam pronari dhe çdo të na thuash me këtë?I thashë pse nuk më dha kuponin në rregull.Ky palo pronar vazhdon:të të gjej atje do të nxjer jashtë.I them jashtë nuk më nxjer por unë të dhjes mu në kafene.Dëgjove?Në një tjetër kafen në qendër të qytetit.Ulemi morëm nga një gotë birë dhe me sjell nje kupon tjetër që nmuk ishte për birrë dhe ishte e muajit të kaluar.Nuk tregoj të tjera por kjo luftë duhet bërë sepse jo vetm që na ropën po nuk paguajnë asgjë në shtet.Dhe tjetra kryesore është kudo tregëtohen pije alklike raki,konjak fërnet etj etj dhe të gjitha këto prodhohen nëpër shtëpira pa kontroll cilësie pa etiketa pa asgjë.Më thanë fërnet prodhohet kudo nëpër shtëpira dhe nje ditë besova se erdhi njeri me dy bidona fërnet 5 litroshe….

  3. LABI says:

    jane te gjitha shohu brace,miku ka qen eshte dhe do te mbetet,kapni ndonje te lodhur dhe pa krahe,,,,

  4. Olimpia says:

    Kontrolloni autobuzat Durres Tirane dhe kthim,asnje bilete nen hunden e policeve.Vetem nje rruge jep 70.000 leke the vjetra..sa..faturim …sa eshte taksa ,sa jane shpenzimet ,sa eshte fitimi Neto,per te mos folur per sherbimin,injorance e plote,mungese edukate,kondicionatore formale…nuk ftohin.Keto Jane the verifikueshme me cdo moment.Me linjat urbane Durres njerezit shkrihen nga vapa,nun ka kondicionatore,pot per saktesi bileta jepet.

  5. Fatosi says:

    Askush nuk u beson fjalve tuaja. Vetem mashtrim per te thene se po beni. Informaliteti rri kembkryq dhe as don tia dije. Me nje administrate te krimbur, cmund te besh? Kurrgje. Hajnat mbreterojne kudo. Mjare populli. Boll, boll me mashtrime. Ne kete derexha vendi nuk ka qene kurre.

  6. Ben says:

    E vetmja zgjidhje qe shoh esht ti japin vlere cdo kuponi sic eshte ne shume vende psh…qe ti i mbledh e ne fund te muajit i dorezon ne nje institucion perkates dhe merr mbrapsht bie fjala 75€ ne muaj.
    Une kam vete bisnes te vogel..e pyes klientin.
    prit te jap kuponin…pergjigja esht:e ce dua?ku ta coj?
    Vetem provo jepi vlere ne lek dhe shikoje si e marrin te gjith kuponin nga shitesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje