Nga Ylli Pata 
Që prej kohës kur Presidenti Ilir Meta nxori dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe dekretin për 13 tetorin, institucioni i Presidencës dhe vetë zoti Meta është përfshirë në një batare propozimesh apo qëndrimesh që trazojnë thelbin kushtetues të Republikës, bën çudi që asnjë komentues, analist apo ekspert kryesisht pranë opozitës nuk i analizon apo komenton, edhe pse kemi të bëjmë me zhvillime vërtetë të bujshme.
Kreu i shtetit, në daljet e tij publike ka kërkuar që 13 tetori të kthehet në një elections day të gjitha në një: zgjedhje parlamentare, presidenciale dhe vendore.
Që të ndodhë kjo do të duhet që ky Parlament të shpërndahet dhe kushtetueshmërisht, ka rregulla për këtë hap, në rast se humbet mazhoranca, në rast se nuk zgjidhet kryeministri, në rast se kryeministri humbet në një mocion mosbesimi apo besimi, apo në rast se Parlamenti nuk zgjedh dot kreun e shtetit. Ose edhe në rast të një marrëveshje politike ku palët bëjnë thirrje për një zgjidhje të re politike me zgjedhje të reja. Deri në këtë hap do të duhet një afat kushtetueshmërisht i rregullt që të shpërndahet Parlamenti, të dekretohen zgjedhjet, të përgatiten ato dhe më pas të mbahen. Sot që flasim normalisht është e pamundur.
Në lidhje me zgjedhjet Presidenciale direkte, kemi të bëjmë me një akt që ndryshon thelbësisht Republikën, nga Parlamentare që e zgjedh kreun e shtetit nga Kuvendi siç e kemi sot, në gjysmë presidenciale apo Presidenciale, ku Presidenti i Republikës zgjidhet direkt. Por që të ndodhë kjo duhet normalisht një periudhë e gjatë diskutimi, hartimi, miratimi e deri tek nisja e një procesi të zgjedhjes së kreut të shtetit direkt. Dy partitë e mëdha, si PS ashtu edhe PD-ja që e kanë ndryshuar Kushtetutën disa herë që nga 1998-a , nuk kanë propozuar zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli, edhe pse ky variant ka dalë nga qarqe të ndryshme politike apo jo politike anësore.
Nëse do të ndodhë ky ndryshim bazik i ligjit themeltar të shtetit, do të duhet të ketë të paktën 6 muaj proces, e normalisht edhe Gjykatën Kushtetuese të ngritur, pasi duhet të intepretojë ndonjë problem rrugës.
Ndërkaq, në lidhje me zgjedhjet vendore, procesi i 30 qershorit, edhe pse është i kontestuar nga ana e opozitës jashtëparlamentare tashmë ai është future në shina ligjore nga mekanizmat kushtetues e ligjore si institucionet e certifikimit të zgjedhjeve: KQZ e Kolegji Zgjedhore, por edhe nga Gjykatat.
Ndërkaq, padyshim që të gjithë këto hapa do të kalojnë normalisht nga Gjykata Kushtetuese sapo të ringrihet, e cila duke marrë në shqyrtim anti-dekretin e Metës do të japë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të shërbejë si legjislacion e precedent në të ardhmen.
Por Presidenti Meta, sot jo vetëm ka paragjykuat vendimin e Kushtetueses, por ka marrë përsipër të ndajë çfarë duhet e çfarë s’duhet të shqyrtojë institucioni që intepreton ligjin themeltar të shtetit.
Ndërkohë që Presidenti ashtu si institucionet e tjera janë pushtete të ndara dhe thjesht presin qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndriçuar ndonjë shteg kushtetues që ka shërbyer për përplasje institucionale.
Meta, në fakt sot, e jo vetëm sot xhanëm pasi ka kohë që ndodhin gjërat e çuditshme, ka ndarë me detyrim e përcaktim se kush do të jetë ai që duhet të mbajë postin e kreut të shtetit, në kohën kur presidenti aktual të jetë tërhequr për të bërë garën në zgjedhjet presidenciale, duke përmendur ish-presidentin Rexhep Meidani.
Me një fjalë, Presidenti nuk ka qenë vetëm institucion ratifikues apo edhe emërues por një ligjvënës pa doganë. Një pjesë, si mazhoranca apo komentues të ndryshëm janë marrë me lojën politike të Metës, por askush, kryesisht komentuesit pro opozitës apo pro-Presidentit nuk kanë analizuar propozimet e shumta të Metës jo vetëm për të ndryshuar Kushtetutën e për të bërë zgjedhje One Stop Shop, por edhe për të emëruar njerëz në krye të Presidencës.
Kur Meta foli për herë të parë për zgjedhje Presidenciale, disa komentues si ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, apo analisti Gjekmarkaj e cilësuan si një rrugë normale për të reformuar shtetin, por nuk flolën për rrugët që ndiqen për një termin të tillë, që nuk kryhet kur i vjen veza dikujt por pas një procesi normal apo edhe anormal, por gjithsesi do të duhet të ketë një proces.
Përndryshe, nëse Meta do të ketë një platformë të plotë për të gjithë ndryshimet Kushtetuese që thotë, do të duhet ta publikojë atë si draft dhe mbi këtë bazë ai si kryetar shteti do të duhet të thërrasë palët për një proces politik për të ndryshuar Kushtetutën.
Por njëra palë, ajo që sot përkrah Meta, pra Basha e Kryemadhi, nuk është më palë rilevante pasi nuk është mekanizëm parlamentar, por vetëm një opozitë jashtë institucioneve, që siç e thotë edhe vetë do të kërkojë një votëbesim popullor për të ardhur tek zgjedhjet e përgjithshme.
Realiteti që ka ngritur opozita dhe Presidenti është një realitet paralel që jo thjesht trazon por përmbys një realitet kushtetues dhe qeverisës në vend. Është një realitet virtual, por që mund të diskutohet sesi një palë e opinionit publik t’i kthehet debatit real politik në vend, me këmbë në tokë dhe ndoshta jo duke marrë malet.
TemA
Te lumte Ylli! Ende ketij nastradini nuk i eshte zbuluar injoranca dhe negativiteti.
Lereji te cmendurin ne cmendurine e tij…gjeja me e mure eshte ta largoni me ceremoni nga zyra, te cilen e ktheu be hale korrupsioni e tollovie…idiot komplet
Po qendroj dhe ca, do te thote se nuk ja doni te miren. Nuk e shikoni ne ç’far derexheje ka vajtur. Faktikisht ai po u mer kohe atyre qe nuk po veprojne, dhe per kete ai po çorenton perqendrimin tek vetja, duke i dhene mundesi arushes mona, te dali jashte vendit per te mbuluar e tranksjanuar shuma te medhaja monetare neper europe. Nuk ka kohe, ky duhet lidhur dhe mbajtur ne survejim si familje e si fis, eshte kryemafiozi i te gjitha shantazheve dhe dyshimeve te vrasjeve te bujeshme pa autor. Si u vra Santo, si u vra trebicka, si u kercenua Doshi, si u semur Dritani, eshte njeriu me i rrezikshem thoshte i ndjeri Dritan Prifti, ai diçka mori me vete qe su faktua dot, nga presionet e ketij faqeziu. Po ben lojen e te çorientuarit, kur ne fakt eshte i orientuar mire per te pasur nje lufte civil, ku mendon se do humbase vemendja ndaj tij.
Presidenti ka mare malet sepse ka dalë mendsh. Propozimet e tij, në se nuk janë të çartura, janë të qëllimshme dhe synojnë mbajtjen gjallë të tensionit politik me objektivin vrastar për Shqipërine: mbylljen e portës pë në evropë.
Meta ka shume gjynahe mbi vete. Nuk eshte thjesht hajdut po mafioz. Dhe nuk meriton shkarkimin po gjyqin.
Kur isha i vogel kisha degjuar nga te medhenjte “ mori malet “ , per ndonje njeri I cili kishte ckalluar ( debilosur ). Filozofi popull i ka vene pikat mbi i prej shekujsh.
Te lumt zoti Ylli.Te gjitha keto qe the jane gozhde dhe shume te verteta,por a i shkon nder mend presidentit tone te nderuar?.Shperndarja e parlamentit,ndryshimi i kushtetutes te kthej shqiperine nga republike parlamentare ne presidenciale,zgjedhjet vendore etj,ne nje kohe,kur koha eshte shume e shkurter deri ne 13 Tetor.Atehere,si dhe ku e çon mushka kete president? Apo ne majen e Korabit.Pershendetje.
Opozita, e përfaqësuar dhe identifikuar me qëndrimet e presidentit, po bënë përsëri një gabim të rëndë, fatal, duke kërkuar në 13 Tetor ZGJEDHJE dhe jo ZGJEDHJE TË PJESËSHME. Do të kishte kuptim politikisht të shpëtonin aq sa mund të shpëtohej pas marrëzive skandaloze që bënë, duke dalë nga parlamenti dhe mospjesmarrja në zgjedhjet e 30 Qershorit. Por vazhdojnë sipas qëndrimit që i çojë në humbjen e çdo gjëje, duke gjykuar sipas parimit “kërko sa më shumë që të arrish të paktën atë që shpreson”. Kjo ka për ti shkatrruar përfundimisht, sepse opozita nuk po arrin të kuptojnë që përballë kanë një individ të cilit i ngjall krupën altruizmi edhe kur e mendon, pale ta kthej në qëndrim politik ndaj kundërshtarit. Akoma nuk po bindet Basha, Meta e kompani,që Edi Rama nuk e ka si koncept tërheqjen, aq më tepër nga ato pozicione të cilat ai ka bindjen se i ka marrë me luftë, pothuaj si çdo pushtues?
ore komentus habitem me ju po edhe presidenti eshte qenie njerzore pse cuditeni qe i ka shpetuar mendja aq eshte ajo e shkrete sa nje kokerr gruri shkon zogu e merr dhe mbetesh pa te
Ka filluar renia e lire e Ilir Hazhi Qametes. Lereni te lire mos ja kundershtoni barcaletat politike. Keshtu Populli do ta kuptoje çfare mediokri, hakmaresi, te korruptuari, injoranti, intriganti fshihet pas kostumit te tij.
Ajo çka njerezit shikonin tek LSI, ishte rritja galopante e ketij formacioni “politik” e perbere nga njerez interesazhinj te paskrupuj. Keshtu padrejtesisht medonin se kjo rritje ishte vlere politike e kryetarit dhe mençurise se tij. Njerezit nuk shikonin blerjen e votave me çdo mjet nga kjo parti dhe kryetari i saj. Perdori punesimin e njerezve pa vlera profesionale, sepse vetem keta militante mund ti sherbenin si ushtare besnike interesave te Ilir Haxhi Qametes. Perdori presionin politik duke perfituar nga rezultatet e zgjedhjeve dhe duke rrembyer keshtu pushtet dhe nepermjet ketij pushteti edhe rritje te numrit te militanteve medioker te shitur ne perberje te administrates. Perdori fondet e pervetesuara nga “biznesi”, rasti Kastriot Ismailaj ku kerkonte 200.000 euro 1 dit perpara zgjedhjeve per blerje votash. Kerkonte kontribute deri ne nje rroge mujore nga individet qe kishte punesuar, si fonde qe do ti perdorte ne fushate per blerje votash.
Tani me humbjen e pushtetit, keto mundesi jane mbyllur, te shiturit po largohen nga LSI dhe kjo parti po kthehet ne germadhe politike.
Lereni Haxhi Qamilin e koheve te sotme te tregoje veten. Lereni te beje estrade dhe te na argetoje.
Mendoj se gjithë këtë mal me idjotësia , nuk dobesoja se ky kokë tuli , nuk duhet të guxonte as ti dëgjonte këto broçkulla , këto veprime prej debili , pa moral , pa integritet , kaq i pa fytyrë dhe i pa skrupullt , ky merum nuk e shikon vehten se në çfarë derexheje është katandisur , ky hipokrit shtiret sikur nuke di se i ka ditët e numuruara si president dhe mandej të tjerat që e presin ? duket Mona nuk ja ka treguar mirë kuptimin e tërmetit që parë në filxhan të Metë Floririt se për kë është e ku do bjerë ky termet a vullkan i cili do djegë e përvëlojë këtë President Mafjos e tepër karagjoz e sharlatan . i cili paturpësisht e trajton popullin si dhen a dhi e ky birboja bariu i thyre . Mëshiroje o zot se ky nuk ka rjedhur por po mban erë . M.. ?
ky palo president thote vazhdimisht qe jam student i 90 .Nuk po e kuptojme kjo student i 90 eshte ofiq we te mbron edhe kur je hajdut?.Po sa hajdut dhe kriminel te dhjetorit kemi pare e do shohim dhe sipas logjikes se tyrenuk duhet te denohen.Kete pergjigje dua ju lutem
Floriri u katandis si mi gjirizi ( haleje)