Meidani President?! Aleati i Bashës kundër propozimit të Metës: Nuk zgjidhen kështu hallet e Shqipërisë me iniciativa personale

1 Gusht 2019, 21:44Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komentoi propozimin e presidentit Ilir Meta, për dorëzimin e detyrës së presidentit profesorit Rexhep Meidani.

Shehi tha në studion e lajmeve në RTV Ora se hallet e Shqipërisë nuk zgjidhen me iniciativa personale, sepse nuk zgjidh asgjë. Ai theksoi se problemi i opozitës është që t’i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme.

“Këto janë propozimet e Metës, nuk shoh ndonjë gjë të keqe, por nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu.

 Me iniciativa personale, sado dashamirës të jetë.

Zoti Meidani është një burrë shumë i nderuar, por ne në Shqipëri sot nuk kemi këtë hall. 

Kemi hall sepse Kryeministrinë, pushtetet e të gjithë hapësirës politike dhe institucionale shqiptare i ka zënë një njeri i vetëm.

Kjo nuk zgjidh asgjë. Zëvendësimi i Metës me Meidanin, apo i Mejdanit me dikë tjetër. Problemi jonë është që t’i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme, pa hajdutë votash, kriminelë që dhunojnë votën dhe oligarkë që e blejnë.

Kjo është e keqja e Shqipërisë sot për sot dhe prandaj na duhet ndryshim i ligjit zgjedhor në radhë të parë, ndryshim i ambientit politik, që do të thotë të ndryshojmë edhe disa elementë të kushtetutës.

Na duhet edhe të paktën, jo të futen në burg të 20 bandat që kontrollojnë Shqipërinë, por nja 4-5 prej tyre që të tremben pjesa tjetër. 

Të dali nga tregu i ekonomisë jo të 20 oligarkët që kanë blerë Shqipërinë, por të paktën të reduktohet roli i tyre në jetën publike, ekonomike, financiare dhe politike shqiptare. 

Ky është halli që kemi ne si Shqipëri”, u shpreh Dashamir Shehi.

6 komente në “Meidani President?! Aleati i Bashës kundër propozimit të Metës: Nuk zgjidhen kështu hallet e Shqipërisë me iniciativa personale”

  1. N. Martini says:

    Tamam llogjike pijaneci, zvarraniku, tregtari parimesh, thjesht nje qenie qe vegjeton ne kete krize 30 vjecare ku ka pjesen e luanit.
    Turp per figurina te tilla qe mbahen ne kembe si sekser te grupeve kriminale.
    Keta i paska njohur mire Rama prej te cilit dridhen si qent.
    Ky dhe disa te tjere si Mediu, Noka, Duka e disa te tjere, i rekomandonin si ne biseda sekrete Bashes qe ne se donin t ja mbyllnin gojen perfaqesuesve te perendimit, tu conin vajza te bukura qe ti zinin ne flagrance.
    Biles Mediu edhe gjeti diku nje karakurve nga Fieri qe t ja vardisnin Zotit Soreka po plani i u dogj se dashnori i kesaj pocaqie e kercenoi Mediun qe te mos i fuste dashnoren ne keto pislleqe, megjithese Mediu i ofroi nje shume marramendese eurosh.
    Basha ka rene dakord me keto plane.
    Ky eshte Basha dhe sekseret qe mban rrotull.

  2. Mashkullori says:

    Ky mbrojtesi “fanatik”,deri ne dhenien e jetes per Kushtetuten,si e shkelka me te dy kembet ate?
    Kush ja ka dhene te drejten,te emeroje e cemeroje presidentin qe ai ka per zemer,apo ja ka dhene e jema e i ati?
    Ky ben namin kur i “cenohet” dhe nje “fije” floku,kompetenca e tij edhe sepse nuk e ka ne Kushtetute te cdekretoje dekretet qe ja njeh Kushtetuta,si ne rastin e dates te zgjedhjeve,si e beka pacavure funksionin e presidentit qe e zgjedhka ky vete,pa zgjedhje apo emerim,por me vullnetin e tij “mbreteror”?…
    Nderhyni o institucione,qe e keni detyre te mbroni shendetin e palopresidenti,Like floriri,derisa te vije SPAKU dhe ta marre perpara e ta coje nje ore e me pare ne Rec…

  3. marco says:

    Mirmengjes.Halli eshte o Dasho qe ju nuk keni vota per te heq as dhe nje drejtor jo mo te ndryshoni qeveri.Vjedhja e votave filloi me tranzicionin kur Pd i mbushi kutite.

  4. SHKELZENI says:

    PARTIA E KETIJ NUK KA ASNJE ANTARE
    KY ESHTE GJENERAL PA USHTI PA USHTARE
    GJENERAL I USHTRISE SE VDEKUR

  5. Qylafi says:

    Ky ka pjerdhur, prit kur te kthehet nga ngjitjet alpinistike dhe te jete relaksuar, te na thote edhe emrin e kryeministrit te ri edhe ministrat e rinj dhe shume idiotesira te tjera qe pjerdh nga bytha e tij e pa lare dhe gjithe mut

  6. Qytetari says:

    Po ndryshoi ligji zgjedhor dhe ne te votojme nominalisht per “x politikan”,asnje nga keto kryetaret e ketyre partive “fantazma”,nuk zgjidhet deputet ! Dashi eshte thjesht nje demagog ! Qytetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje