Një ekspert paralajmëroi për përmbytje masive në qytetin anglez Whaley Bridge, pasi një mur i digës u shemb pjesërisht duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.
Rezervuari Toddbrook, i vendosur mbi qytetin e Derbyshire me 6 500 banorë, pësoi dëme të rënda pas ditëve me shi të rrëmbyer.
Agjencia e mjedisit ka lëshuar një paralajmërim “të rrezikshëm për jetën” pasi një ekspert theksoi se kanali i dëmtuar mund të “shkatërrohet plotësisht” brenda disa orësh.
“Për shkak të shirave të dendur në zonën Whaley Bridge, kanali i shkarkimit është shkatërruar dhe një pjesë e madhe e strukturës së saj të betonit është e dëmtuar”, tha Mohamed Heidarzadeh, ekspert i inxhinierisë në universitetin ”Brunel” në Londër.
“Nëse kanali i shkarkimit është zhdukur plotësisht, diga e argjinaturës do të çahet shumë shpejt, gjë që mund të shkaktojë një përmbytje të madhe,” shtoi ai.
Heidarzadeh në Twitter theksoi se diga ishte ndërtuar “mbi 50 vjet më parë dhe ishte pothuajse në fund të jetës së saj”.
Ai shtoi se theksoi nevojën për rehabilitimin e infrastrukturës së vjetër.
Sinuk doli nje burre i mire ketej nga anet tona e ta marre me PPP kete ujembledhesin, leku leter
Binduni dhe kuptojeni qe digat e monizmit jane ba ne nivele bashkohore te garantuara te perjetshme.
MH,te gjitha digat e rezervuareve me dhe jane te bere.Nese kanalet e shkarkimeve prishen apo bllokohen cdo dige bie.
Kjo dige me siguri eshte bere me PPP,se vetem lustren e ka me beton dhe e gjitha eshte prej dhue!
Tani prap me PPP do restaurohet!
A e mori vesh Rama kete pervoje?
Mire i bejne anglezet me dhe e pllaka betoni
M H , digat i benim per diga dhe per vete ne ate kohe , nuk i benim per te fituar para ! Shume mire e thua !
Opa doli dhe cuni bales ne angli