Betohet kryebashkiaku i Bashkisë së Prrenjasit, Balla: Puna në këtë bashki duhet të bazohet në përgjegjshmërinë ndaj ligjit dhe respektin ndaj njerëzve

2 Gusht 2019, 16:24Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e betimit të Kryetarit të ri të Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se puna në Bashkinë Prrenjas duhet të bazohet në transparencën e vendim-marrjes dhe fondeve publike, përgjegjshmërinë ndaj ligjit dhe respektin ndaj njerëzve.

Gjithashtu Balla i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë, Nuri Belba dhe Këshillit të ri Bashkiak që të jenë gjithmonë të vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ky mandat i dalë nga 30 Qershori përfaqëson.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prej sot fillon puna intensive në Bashkinë Prrenjas, e cila do duhet të bazohet në transparencën e vendim-marrjes dhe fondeve publike, përgjegjshmërinë ndaj ligjit dhe respektin ndaj njerëzve.

Tre cilësi tërësisht të munguara në vitet e shkuara. I kërkova Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të jenë përherë të vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ky mandat i dalë nga 30 Qershori përfaqëson.

Njerëzit presin prej nesh punë transformuese qysh në ditën e parë. Asnjë moment për të humbur kohë. Prrenjasi meriton respekt!

2 komente në “Betohet kryebashkiaku i Bashkisë së Prrenjasit, Balla: Puna në këtë bashki duhet të bazohet në përgjegjshmërinë ndaj ligjit dhe respektin ndaj njerëzve”

  1. Raul says:

    Po Laraska e leshitdhise që drejtoi bashkinë dhe vodhi fondin e stadiumit të Prrenjasit që nuk ka fare ekip futbolli a do dalë para gjyqit

  2. xhoxhi says:

    Si do ndërtohen këto qytetenjë zot e di.Asnjë nuk punon përveç dyqaneve.Minierat u mbyllën,pasurimi u mbyll,treni u shkatërrua,pyet e Bishnicës po digjen për dru zjari dhe tani Balla bëhet thirje ta ndërtojmë qytetin me taksat.Duhet që njerzit të punojnë dhe të paguhen si kudo në botë.Pse nuk ja dhatë statusin minatorëve?Kanë faj ata që nuk ju marin me dru por ju vijnë mbrapa….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje