Ervin Bushati: Në vjeshtë SPAK nis ndëshkimet, të gjithë duhet të kemi frikë

2 Gusht 2019, 20:02Politika TEMA

“Shumë njerëz do ndëshkohen nga reforma në drejtësi”. Kështu deklaroi të premten deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati,  i cili tha se të gjithë i tremben kësaj reforme dhe jo vetëm opozita.

Bushati tha se në vjeshtë, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe BKH do të jenë funksionale dhe këtë nuk mund ta ndal askush, as vetë qeveria.

Nga Reforma në Drejtësi do ketë njerëz që do ndëshkohen. Të gjithë kanë frikë nga kjo reformë, kush të tha që ka frikë vetëm opozita. Ka njerëz që duhen të tremben. Organet e drejtësisë kanë filluar të jenë funksionale. Gjykata Kushtetuese fillon brenda shtatorit, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me SPAK e BKH. Është një proces jashtë ndërhyrjes dhe vullnetit tonë politik për të ndërhyrë. Në vjeshtë dhe dimër do shohim se do avancojë me shpejtësi reforma”, tha Bushati

Deputeti socialist akuzoi presidentin Meta se ka harruar rolin e tij dhe po kthehet në një opozitë-bërës që të shpëtojë opozitën nga kriza. Për sa i përket 13 tetorit, Bushati e quajti një ditë pa vlerë dhe një nga vendimet e gabuara që presidenti Meta ka ndërmarra në gjithë këto kohë.

Nuk ka krizë politike në Shqipëri, por krizë të opozitës. Presidenti ka marrë rolin e opozitës.   Në momentin që opozita s’po e nxjerr dot veten nga balta, dalin Berisha dhe Meta. Presidenti e ka zhveshur kostumin e kreut të shtetit dhe ka marrë mbi vete petkun e opozitë-bërësit. Patjetër që do gabojë, siç gaboi me 30 qershor. Në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese Presidenti anuloi zgjedhjet. Presidenti ka dekretuar një datë tjetër për zgjedhjet. 13 tetori s’ka vlerë fare. Nuk mund të ndodhë që të futemi në një rreth vicioz e të bëjmë zgjedhje çdo dy vjet, çdo një vit e çdo muaj.” – tha Bushati gjatë një emisioni televiziv.

3 komente në “Ervin Bushati: Në vjeshtë SPAK nis ndëshkimet, të gjithë duhet të kemi frikë”

  1. Bambi says:

    Une nuk e rruj fare nga SPAK-u. Se nuk jam hajdut.
    Kusaret duhet te kene frike, jo te gjithe…
    Populli mezi e pret. Ishallah nuk eshte flluske sapuni apo arme politike…

  2. gazetari është i gabuar says:

    Sa më shpejt fillon,ma sevap është,se e gllabëruan
    fare shiptarinë.Nuk ka kohë për pritje!.

  3. MH says:

    Jo te gjithe.Kuptohet ato qe kane mizen nen kesule.Keto do terbohen nga frika,ndja duhet vec Recit te garantohen edh shtreter bosh ne spitalet e psikiatrise.Keto fatekeqe nuk e kane se nuk kishin mend.Por pikrishte se kishin shume mend cfrytzune postet shterore dhe politike partiake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje