Të gjithë së bashku po dështojmë të edukojmë me ndjenjën e detyrës e përgjegjësisë, fëmijët tanë!

3 Gusht 2019, 20:05Sociale TEMA
Të gjithë së bashku po dështojmë të edukojmë

Më dhemb çdo ditë teksa shoh të rinj të vrasin kohën pa limit në kafene a bare kudo rrotull, pa u angazhuar e pa marrë asnjë përgjegjësi.

Kotësia e zbrazëtia e orëve bosh po vret çdo ditë secilin prej tyre, fëmijët e mijë gjithashtu.

Një mike nga Franca teksa bënim një copë rrugë së bashku para pak ditësh e shihte  jo pa habi e keqardhje kafenetë plot me të rinj, me shumë kujdes më tha:.. edhe unë djalin e kam adoleshent, 15 vjeç do të jetë për pak ditë, por mundohem ta angazhoj në çdo rast që të mos vrasë ditët në këtë mënyrë e të jetë i dobishëm përveçse. Një muaj gjatë verës ai dhe bashkëmoshatarët e tij, angazhohen doemos duke kryer një punë vullnetare për komunitetin, ndërsa kontribuon çdo ditë dhe në familje…

Kudo në spitale, shtëpi pleqsh, supermarkete, biblioteka në Francë e jo vetëm, gjen të rinj të kësaj moshe që kontribuojnë në mënyra të ndryshme kudo..Prindërit e tyre gjithashtu rreken ditë pas dite t’u gjejnë mundësi fëmijëve të angazhohen në këto forma, duke dashur t’u japin disa mësime njëherësh me këtë akt qytetarie e përgjegjësie.

Mësim i vyer padyshim..

U ndjeva ligsht teksa mendoja se unë e para kisha dështuar të përfshija fëmijët e mij të angazhoheshin diku, për të mirën e tyre posaçërisht, shumë mike të mijat gjithashtu.

E tërë shoqëria jonë po dështon të edukojë siç duhet këtë brez të rinjsh..

Angazhimi e përgjegjësia, do të kish impakt të drejtpërdrejtë në jetët e tyre e do të përkthehej në më pak vrasje, dhunë e kotësi posaçërisht e pas kësaj do të fitonin të gjitha palët me siguri.

Fëmijët tanë do të mësonin vlerën e punës së pari duke vlerësuar sakaq shijen e mirë të djersës së tyre, duke vlerësuar sakaq se asgjë në jetë nuk është dhuratë por fitohet me shumë mund, mësim i vyer ky të cilin nuk e zëvendësojnë dhjetëra predikime në radhë.

Politikat e dështuara arsimore gjithashtu, të cilat duhet të orientonin doemos të tilla modele, po vrasin çdo vlerë e shpresë këtu ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për gjithë këtë, si askund tjetër..

Teksa specialistët e fushës nuk përfshihen askund e asnjë sugjerim i secilit prej nesh jo veç për këtë problem nuk dëgjohet në asnjë rast, ne do të vijojmë të kemi e të jetojmë të njëjtën situatë të pashpresë, fëmijët tanë posaçërisht.(dritare.net)

6 komente në “Të gjithë së bashku po dështojmë të edukojmë me ndjenjën e detyrës e përgjegjësisë, fëmijët tanë!”

  1. Dorina says:

    Ke te drejte. Po rritim nje brez dembelesh. M ene fund u degjua nje ze tamam. Se shoqeria jep shembullin e Armines s se si prish parate e Xeni Gerdecit.

  2. REZI says:

    E para që u vra pas viteve 90-të ishte puna. Sigurisht të rinjtë, po s’u morrën me një aktivitet, do e mbushin kohën ose duke qëndruar në kafe, ose duke u marrë me vese që pastaj i bën të varur dhe nuk dalin më nga ai batak. Përgjegjësia e parë është e prindërve, pastaj e shkollës, pastaj e gjithë shoqërisë. Individualizmi i tepërt e shkatërron të riun, prandaj përfshirja në aktivitete ku respektimi i orarit, kolektiviteti janë primare, ndihmojnë të rinjtë të marrin përgjegjësi për jetën.

  3. Vjola says:

    Te lumte ,Te lumte , Te lumte….

  4. Vladimir Dushniku says:

    Per femijet kujtohemi vetem kur ata rriten dhe behen objekt dhe subjekt i krimit!
    Nje shtet,qe gjykon se krimi luftohet me ligje te forta,police,gjyqtare,prokurore,burgje etj ai shtet eshte i “vdekur”, por i pa “varrisur”!

    A e kuptoni se ku e kane burimin te gjitha te keqijat e njerezve ne Shqiperi?
    A e kuptoni se ku e kane burimin analfabetizmi,krimi,korrupsioni,rrugaceria,degjenerimi,gjakmarrja,hakmarrja,droga,prostitucioni,pa barazia pasurore,rracore ,krahinore,politike,fetare etj ne Shqiperi?
    Fare e thjeshte:QE KUR LINDIN FEMIJET!
    A keni degjuar ju se a ka ndonje Strategji Kombetare per mirerritjen,argetimin dhe arsimimin e femijve nga shteti shqiptar?
    Kete gje as vete Rama nuk e ka patur ndermend,se ai e ndjen te kryer detyren e tij ndaj femijve,per te gjitha etapat e rritjes,argetimit dhe arsimimit te tyre vetem duke u dhene prinderve per cdo femije te lindur, 40 mije leke dhe pastaj: -”SUKSESE NE JETE”! Do takohemi ne gjyq!
    Me kaq merr fund hipokrizia e ketij shteti,qe me pas fillon e ankohet se femijet lypin,mbledhin kanoce tek kazanet e plehrave,vjedhin,zihen,nuk lexojne libra,por mbeten me celulare e tableta ne dore duke luajtur e pare filma me vrasje e vjedhje,qe vjedhin,pastaj te ndare sipas nivelit pasuror te prinderve frekuentojne edhe lokalet e shtrenjta duke bere orgji,bredhin neper kazinote ku shpenzojne milionat e prinderve politikane,gjyqtare,doganiere,mjeke,hajdute e kriminele dhe keshtu perfundon deri sa u shijon krimi i organizuar,qe deri sot po konkuron edhe shtetin!
    Por shteti yne,duke filluar nga kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj,as duan ta kuptojne se krimi dhe nuk luftohet as me police,as me gjyqtare e prokurore e as me burgje dhe per me teper kur kriminelet jane 20-25 vjec apo kur behen deputete e kryebashkiake!
    Keta sundimtare te pa afte per te bere shtet e per te punuar per te sotmen e te ardhmen e popullit,e kane mendjen vetem tek tenderat dhe PPP-te e rrugeve,kullave etj, sikur nuk ka halle te tjera me emergjente ketu,por se vetem ne keto ndertime gjigande del edhe fitimi korruptiv i tyre!
    Kryeministri dhe sidomos kryebashkiaku i 1 milion shqiptareve nuk arrijne te kuptojne (ose nuk duan ta kuptojne),se kriminelet nuk lindin,por behen te tille duke filluar qe pas lindjes!
    Nje femije i lindur me prinder te pa pune,pa te ardhura te mjaftueshme per jetese,me siguri ai do behet lypes,nuk do shkoje dot ne cerdhe e ne kopshte,nuk do argetohet me shoket,por do frekuentoje rruget duke lypur dhe kazanet e plehrave duke mbledhur kanoce!
    Nje femije qe nuk shkon dot ne cerdhe,kopesht se ne lagjen e tij bashkia nuk ka ndertuar asnje,sepse i hedh milionat afer qendres se Tiranes,doemos qe do rritet duar ne duar te gjysheve plaka,shpesh te pa arsimuara,pa mesuar elementet baze te edukimit,arsimit e argetimit,qe mund t’u mesojne institucionet e specializuara shteterore dhe private!
    Nje femije, qe deri sa te shkoje ne klasen e pare,por qe nuk ka frekuentuar cerdhet,kopshtet,qe nuk ka lexuar asnje liber ne biblioteke,qe nuk pare me sy afer shtepise se tij asnje kend lojrash,asnje fushe sportive,asnje lulishte etj doemos qe do rritet si egersirat ne pyll,do t’i mungoje jeta ne komunitet,do ndihet i vetmuar ne shoqeri,do t’i shikoje te tjeret ndryshe nga vetja dhe do nxitet zilia,urrejtja per te tjeret,qe do jene me te kamur se ai,qe i merr e i bie ne shkolle prindi i pasur e keshtu do t’i nxitet deshira per te gjetur rruge te tjera per t’iu afruar edhe ai atyre!
    Dhe rruga me e shpejte do jete vjedhja,prostitucioni,droga etj!
    Pra nje shtet,qe nuk kupton se nje cerdhe,nje kopesht,nje biblioteke,nje kend lojrash,nje fushe sportive etj jane elemente te pa zevendesueshem dhe jetike qe heqin femijet dhe rinine nga rruga,nga krimi,atehere do te duhen me mijra police,gjyqtare,prokurore dhjetra burgje etj,qevetem do te mund ta pakesojne, se krimi ,ne nje shtet te tille nuk ka asgje qe ta ndale!
    U bej thirrje kryeministrit,kryebashkiakut delirant dhe mashtrues te Tiranes,qe te heqin dore per nje moment nga hovardaja e investimeve tek rruget,kullat gjigande etj dhe te planifikojune per cdo femije cerdhet,kopshtet,bibliotekat,fushat sportive,kendet e lojrave,lulishtet dhe mbi te gjitha qe prinderit e tyre te jene te gjithe te punesuar!
    Ndryshe krimi di te vrase pa kufizim te gjithe popullin bashke me qeverine!

  5. Moni says:

    Asnje koment sepse ndjehemi te gjithe te dhjere

  6. Lexuesi says:

    Ti Denisa a ben vet pune vullnetare apo te papaguar qe femijet te kopjojne shembullin tend. Femijet jane kopjues. Çfare shohin e bejne edhe ata. Nuk duhen fajesuar femijet, por prinderit. Nese femija eshte rritut me deshiren per te lexuar edhe punuar e ka te veshtire qe ta beje kafenene habitatin e vet. Tek e fundit cfare mbjell edhe do korresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje