VIDEO: Miliardieri Bill Gates zgjedh brigjet e Adriatikut pranë Shqipërisë për disa ditë pushime

4 Gusht 2019, 08:32Lifestyle TEMA

Miliarderi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates së bashku me familjen prej ditësh po shijojnë pushimet në brigjet e detit Adriatik.

Njeriu i dytë më i pasur në botë po kalon verën në qytetin bregdetar malazez të Tivatit, më saktësisht në qendrën detare-turistike të Porto Montenegro, shkruan e përditshmja podgoricase, Vijesti.

Ai raportohet se po qëndron në Hotel Regent dhe çdo ditë po shfrytëzon edhe fushat e tenisit në Porto Montenegro.

Ata që e kanë parë Gatesin dhe familjen thonë se janë njerëz shumë të thjeshtë dhe spontan gjersa i kanë parë edhe në Tivat dhe Boka Kotorska, ku po shijojnë ofertën turistike ndërsa në shtetin malazez kanë arritur me jahtin që kap vlerat e 1.4 milion dollarëve.

Raportohet se 63-vjeçari ishte i impresionuar veçanërisht me bukuritë e rivierës Boka Kotorskas. Bill Gates tashmë po punon me bashkëshorten, Melindën në punë humanitare gjersa sipas revistës Forbes, ai ka pasuri prej 95.4 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë pas themeluesit dhe CEO-s të Amazonit, Jeff Bezos.

2 komente në “VIDEO: Miliardieri Bill Gates zgjedh brigjet e Adriatikut pranë Shqipërisë për disa ditë pushime”

  1. Qytetari says:

    Beni kujdes me lajmet.Ky yacht i Bill Gates, kushton 330 mln $ dhe jo 1,5 mln $ ! Quhet “Serene” .Sa per dijeni,sipas shtypit nderkombetar familja Gates shpenzon rreth 5 mln $ ne jave.Te gjitha keto te dhena,gjenden shume lehtesisht.Qytetari

  2. h says:

    Pse nuk fton edhe Llallën me Stresin si intelektuale qe jane që tja bëjnë
    pushimet interesante dhe të paharrueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje