Mbrëmë ishte nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që po mbahet në Parkun e Gërmisë.
Njëri nga shumë artistët që performoj mbrëmë ishte edhe reperi shqiptar që vepron në Amerikë, Gashi, shkruan Indeksonline.
Gashi i kërkoi ‘Dj’ që të lëshoj këngën e famshme të ‘Shotës’ dhe nën ritmet e kësaj kënge kërceu me Dua Lipan.
Këngëtarja shqiptare mbante flamurin kombëtar deri sa po kërcente. Ky ishte njëri nga momentet më emocionuese të natës së dytë të festivalit.
Përveç Gashit, mbrëmë performuan edhe Ledri Vula, Lumi B, grupi PINT, Kida, Buta, Nushi etj.
Respekt që nuk e harrojnë prejardhjen e tyre. ?
PO PO SHOTEN ? PER TE FITUAR EURO TEK TE VARFERIT.
BRAVO- RESPEKTE.
Respect per nje shqiptare te suksesshme, qe nuk harron te kenaq bashkeatdhetaret e saj
Jo “Shota”, por “Vallja e Tropojes”.