Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në një qendër tregëtare në El Paso, të Teksasit, një ngjarje e rëndë po raportohet sërish në Shtetet e Bashkuara.
Raportet e para tregojnë se një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke lënë 24 të plagosur.
Pasditen e djeshme një tjetër sulm u regjistrua në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Autori ishte një 21 vjeçar.
Më pak se 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar postoi i Teksasit publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.
“Kjo është gjenerata e fundit e fëmijëve të bardhë” në Amerikë, shkruante autori.
Historia e të shtënave në Ohio është ende në hetim e sipër, pasi autoritetet kanë shkuar në vendngjarje.
#BREAKING: Just getting on scene in Oregon District. Dozens of police here. Working to confirm numbers and conditions on those shot. @dayton247now pic.twitter.com/hKtaoLTJpN
— Molly Reed (@MollyR247Now) August 4, 2019
Kjo do ndodhë ku në Amerikë ka më shumë dyqane që shesin armë se sa dyqane për ushqime.Amerika e mbushi tërë botë me armë dhe qëllimi të vriten njerzit e njëri tjetrin…Mjerë ne