Jemi të përgatitur për të gjitha eventualitetet, madje edhe për një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje, deklaroi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer në një konferencë për shtyp në Berlin.
Zëdhënësja ka përsëritur qëndrimin e qeverisë gjermane se “dëshirojmë një dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga BE sepse një alternativë tjetër nuk e dëshiron askush dhe Gjermania është e gatshme të ndihmojë për çdo opsion të mundshëm’’.
”Në muajin e fundit rreth 50 ligje janë ndryshuar në këtë drejtim vetëm për të përshtatur aspektin rregullator për një Brexit të mundshëm pa marrëveshje”, shtoi ajo.