Shqipëria dhe Norvegjia, në kuadër të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhëniet shumëplanëshe mes tyre, kanë konkretizuar arritjen e radhës duke nënshkruar një marrëveshje lidhur me financimin dhe zbatimin e projektit “Forcimi i sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri”.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka pritur ambasadorin e Norvegjisë Per Strand Sjaastad i cili vlerësoi rolin që po luan Ministrja Gjonaj në krye të Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e një sërë reformash duke përfshirë këtu dhe reformën në drejtësi.
Ministrja Gjonaj dhe Ambasadori Per Strand Sjaastad në emër të Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme nënshkruan “Memorandumin e Mirëkuptimit”, me qëllim bashkimin e përpjekjeve për zbatimin e projektit ekstra-buxhetor “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.
Teksa u diskutua hollësisht situata në Shqipëri, diplomati i lartë përgëzoi Gjonajn për iniciativat e ndërmarra lidhur me rigjenerimin e sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar si një hap përpara për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sjaastat u shpreh se shteti norvegjez është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij në raport me projekte të mundshme të cilat do të zhvillohen, sidomos në fushën e drejtësisë.
“Shembull suksesi të kooperimit të dy shteteve”,u shpreh Sjasstat, “është projekti për ndërmjetësimin. Për sa i përket këtij projekti dhe zhvillimit e projekteve të mëtejshme ju këshillojmë që ndërmjet ministrisë dhe ekspertëve, të rritet dhe të lehtësohet komunikimi midis palëve, të përshpejtohet zhvillimi dhe miratimi i akteve nënligjore të cilat lehtësojnë zhvillimin dhe implementimin e projekteve, të forcohet sistemi referues për dhënien e alternativave të ndryshme ndaj publikut dhe të rritet niveli dhe bashkëpunimi i grupit të ekspertëve”.
Per Strand Sjaastad u shpreh se vendi i tij është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në Bashkimin Evropian duke e konsideruar Tiranën zyrtare si një faktor kyç për stabilitetin në Ballkan.
Nga ana tjetër, përmes një postimi në rrjetin social Facebook Gjonaj vlerësoi takimin duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e Norvegjisë.
“Kënaqësi të ritakohesha me ambasadorin e Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën Z. Per Strand Sjaastad, në përfundim të misionit të tij në Shqipëri.
Gjatë takimit, Ambasadori shprehu vlerësime për rolin e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e reformës në drejtësi si edhe reformave të tjera, siç është ajo e përmirësimit të sistemit të ndërmjetësimit, me qëllim rritjen e alternativave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve.
I shpreha mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin në projektin e ri dy vjeçar me vlere rreth 600000 euro, që u konkretizua me nenshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit në fushën e ndërmjetësimit, e cila konsiston në mbështetje me asistencë teknike dhe financiare.
Fill pas një diskutimi të frytshëm mbi disa nga objektivat dhe sfidat kyçe të MD, nënshkruam “Memorandumin e Mirëkuptimit” me qëllim bashkimin e përpjekjeve tona për zbatimin e projektit “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” i cili do të rrisë aksesin e qytetarëve në drejtësi. Gjithashtu, përmes kësaj iniciative synohet të jepen njohuri të mjaftueshme në mënyrë që ligji i ri për ndërmjetësim të jetë i zbatueshëm dhe i kuptueshëm nga aktorët kyç, për të nxitur më tej bashkëpunimin.
Ndërkohë, qëndrimi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, ftesat për bashkëpunim, gatishmëria për të investuar, janë të tjera sinjale pozitive të takimit që intensifikojnë më tej marrëdhëniet tona me Norvegjinë”, nënvizon Gjonaj.
Ky Memorandum synon lehtësimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Ministrisë shqiptare të Drejtësisë si përfituese, Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësimin Integrues si aktori kryesor zbatues dhe Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme si financuese.
Fokusi i veçantë i Projektit është mbështetja e sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri, kryesisht e Ministrisë së Drejtësisë me qëllim forcimin e shtetit ligjor dhe aksesit në drejtësi për qytetarët.
Projekti pritet të ofrojë një sërë ndërhyrjesh të synuara për sigurimin e ekspertizës për MD-në, me qëllim lehtësimin e zbatimit të Ligjit të sapo ndryshuar për Ndërmjetësimin dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit të ndërmjetësimit për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët.
Hahahahahhhahahahhahahah , Norvegjia nuk eshte shtet antar! Waw gallat shqiptare.per te qesh e per te qajt . Shqiperia eshte tragji komedi reale.
Norvegjia nuk eshte ne BE. Tall ate Norvegjia me ne
Vetem per te mos krijuar keqkuptim. Norvegjia nuk eshte ne BE ! Qytetari
Mos ja futen Lulkes !?