Pas kaosit me televizionin Klan, ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga i cili kërkon që t’i kthehen pas paratë që ka paguar për të parë këtë kanal televiziv.
Ai thotë se kërkon të dëmshpërblehet pasi nuk mund të ndërrojë dekoder tashmë pasi sapo është abonuar në Digitalb.
Fuga thotë se po rishitet mall i shitur një herë në tregun televiziv !
Ndër të tjera ai shkruan:
–———————–
“Faleminderit miq që më sqaruat se përse nuk më del tv Klan te televizori im i sapo blerë. Kujtova se ma kishin hedhur duke më shitur një aparat me defekt!
As më hyn as më del!
Por prisni se dardha e ka bishtin mbrapa, nuk e ka përpara!
Më thonë se tv Klan paska lajmëruar, ndofta edhe dikush tjetër se ka kaluar te platforma Tring!
Po pse lajmërim është ky mo, me ca titra në ekran? Pse gjithë ditën para Klanit do të qendroj unë të lexoj titrat? Unë jam klient, dixhitalbi më njofton në kanalet e mia si klient. Ku t’i lexoj njoftimet kur unë nuk e kap më Klanin!
Nuk e kap më klanin! As klani nuk më kap mua!
Pastaj edhe një proçkë tjetër: Paska kaluar te Tringu! Puna e tyre.
Pse ke Tringu do të shkojë të ndjeki stacionet që emigrojnë sipas stinës klienti? Dakord edhe Tringun mund ta kisha blerë, por ama ja që kisha blerë aparatin dhe paketën e Dixhitalbit. Tani më duhet të blej edhe Tringun unë?
Lëre po se çfarë na paskan bërë!!! Për tringun duhet tani një mrrokull më vete, një abonim më vete, për dixhitalbin më vete, pas shtatorit për kanalet e lira pa pagesë një më vete!!!
O njerëz a jeni në vete? Pse mo tre mrrokulla do të blejë klienti? Që sa herë të ndryshojë kanal të heqi e të verë fisha? Apo këta edhe telekomandën, shpikjen e njerëzimit, na e nxorrën tepër!!!
Apo të blejmë nga tre tv për cdo dhomë me tre ekrane, nje për dixhitalbin, një për tringun, një për tv shqiptar? Me tre telekomanda për të mos lëvizur nga divani me një kavanoz farash kungulli përpara!
Një zonjë në postimin e mëparshëm kishte përfituar edhe na bënte edhe marketing për Tringun!
Nuk kam asgjë për Tringun, por ajo zonjë a zonjushe merr vesh nga marketingu sa merr vesh qeni im nga drejtimi i automobilit!!!
O zonjë mos më thuaj hajde te Tringu se të padis te AMA, sepse mua po m’a shet tv Klanin dy herë, një herë e kam blerë te dixhitalbi dhe njëherë po më thuaj hajde bleje te unë përsëri. Për mua je duke shitur mall të shitur njëherë!!!
E di si quhet kjo o zonjë???
O AMA, aman ndërhyj se këtu po shiten domate të shitura!!!
Po masakrohet klienti!
A keni pak mëshirë apo jo?”
Arsyetim prej fshatari dhe aspak akademiki… Klani eshte falas te platforma digitale e Tvsh se…po ke ndonje arsyetim prej akademiku fol … boll me keto banalitete… nuk besoj qe ne kontraten Digitalb eshte i nominuar tv Klan…
Dhe me e bukura eshte ky vetequhet filozof. A pika qe nuk te bie, po bertitet ne varr Platoni me shoqerine kur shofin nga bota e pertjejme cfare filozofesh permban kjo toke.
Klani eshte TV kombetar dhe si i tille duhet te jete pjese e te gjitha platformave televizive ne grupin e kanaleve fri. Kush nga platformat nuk e bene nje detyeim te tille ka shkelur ligjin. Autoriteti i mbikqyrjes televizive duhet te nderhyje urgjentisht dhee tu bllokoj kanaket ketyre platformave
Nuk eshte e sakte ajo qe thoni. Klani si TV kombetar nuk ka detyrimin te jete pjese e te gjithe platformave dhe as platformat nuk e kane kete detyrim sepse Klan ka tashme nje platforme te veten dhe transmeton free mjafton nje TV me dekoder DVBT-2 ose nje dekoder i thjeshte DVBT-2
O po shyqyr o njeri qe se fundi u bere proffesor dhe fole nje fjale te menduar.
Jo se nuk ka te drejte, por ankesa e tij nuk eshte per te Blogu i Temes.
Meroja vazhdon te mbushe rubrikat me mall te lire, ose shpesh here fallso..
hajde shkrim Akademiku hajde
Nivel shume i ulet per tu quajtur akademik dhe intelektual
Z. Fuga, Ju si parelli qe jeni mund te blini cdo platforme qe del ne treg. Keshtu qe kerkesa juaj nuk merret parasysh. Nese do te shohesh klanin merr nje aparat te ri qe kushton 2.500 leke dhe ke te gjithe stacionet numerik ose me televizor te vitit 2015 e ke te inkorporuar kete aparat. Pra ke mundesi ta shikosh klanin ne disa versione.
Keshtu qe kjo kerkese jote eshte ne kuadrin qe duhet te thuash edhe per kete gje dicka sepse nuk te rrihet pa futur hundet kudo.
Ti mbase edhe nuk do te kalosh tek tringu se atje te mungojne stacionet me pulle te kuqe, problemi yt ky por mbase ta kerkon edhe mosha kete ushqim shpirteror.
Akademik qe shprehet me zhargon katundaresh gjen vetem ne Tirane.
Ore po cfare doni me tregu me kte?? E para ky zoteria nuk ka blere Klanin por Digitalb-in dhe ne keto kushte eshte detyrim i Digitalb te njoftoje abonentin para se te beje abonimin.(mos harroni se Digitalb e beri njoftimin qe nuk do ta transmetonte Champions gjate edicionit te fundit te lajmeve ne oren 24 te diku ne mes te gushtit dhe gjate gjithe kesaj kohe bente reklame Champions ne Digitalb dhe Supersport pra shumica e kishte bere abonimin per nje gje qe Digitalb e dinte se nuk do ta transmetonte). E dyta pse behet kaq shume rremuje Klan TV bashke me stacionet e tjera te paketes se Klan mund te shihen pa pagese ose me nje Dekoder te thjeshte DVBT-2 per ata qe kane tv te para vitit 2017 ndersa per ata me tv te vitit 2017 e me pas ky dekoder eshte i inkorporuar dhe mjafton vetem nje antene.Dhe sheh jo vetem Klan per edhe paketen e TVSH pa pagese qe duhet thene se pervec sportit programacioni eshte goxha i mire, ka Kupen Uefa,Moto GP dhe F1. Fundja filmat dhe dokumentaret ne Digitalb e Tring jane aq te vjeteruar sa nje dite po shihja nje dokumentar dhe akoma po fliste per evolvimin e teknologjive te PC dhe isin akoma duke folur per arritjet e Windows XP. Sa per filma e seriale Ka Netflix me 9 Euro ne muaj. Keshtu qe bejini vetes nje nder hiqini te dyja paketat dhe paguani vetem NFlix do tju bjere me lire.Fundja ndeshjet nuk shihen me ne shtepi.
ik ankohu te luli ,qe te ngreje popullin per kete padrejtesi. ja nje kauz tjeter per te protestur kunder oligarkeve te lidhur me pushtetin me fal me pushtetet
ik ankohu te luli ,qe te ngreje popullin per kete padrejtesi. ja nje kauz tjeter per te protestur kunder oligarkeve te lidhur me pushtetin me fal me pushtetet
Gjithmone Ky Koqe me probleme.Si nuk ndejti nje Dite Rehat .Paska Llapen shume te Gjate.
Aman o profesor, se ngele keq pa pare Gymyshin e Kuzei Gynei te Klani. S’e hap si tv edhe po t’ma falin, jo te paguaj per surratin e Frangajt.
THJESHT BRAVO.
Asnje nuk ka meshire sepse NUK KA SHTET
Bjeri shkurt profesor: mos e shiko ma fare Tv Klan.
Kjo histori eshte e vjeter. Para disa vitesh pata blere paketen dixhitalb per sportin. Pas dy muajsh mu nderpre sinjali. Me thane se te drejten e paketes sportive e ka blere Vizioni. Me ktheni paret, ju thashe? Nuk flisnin. Ketu asgje nuk ka garanci. Nje mikro vend jemi, po rregullat I kemi inat.
Qenke fare injorant!!!Klani, ABC,KlanPlus nuk Kane nevoje per abonim sepse Jane pa pagese me kanalin 41 uhf she me cilesi full HD.Prandaj most e tire kaq shine muhabetin per gjerat we nuk he kopetent.Je abonuar me Digital dhe ai mban pergjegjesi per kontraten e firmosur me ty.Hajde Tung filozof??
Ohoooo, tani e kuptova; eshte njesoj si ka bere babai i asaj ish deputetes se lsi-se mehmetaj qe u ka shitur fierakeve tre personave te njejtin apartament. E bene çorbe kete pune keta qe ulurijne tere diten dhe tere naten shterngohen forte ne batanien e krevatit.
Digiitalb eshte nje makineri e madhe mashtrimi,per kete rast prof. Fuga ka shume te drejte,,,para pak kohe ne digitalb transmetohej edhe CNN ,DW,ne frengjisht disa kanale ,si TV5,BFM TV 24,-ne gjuhen greke disa si ALFA,Mega,etj…..me vone u hoqen pa na pyetur ne qe kishim paguar.Pra Digitalbi po na shkel me kembe te drejtat tona dhe AMA ri e mer ndonje zarf.
Ore pse merreni me digitalb dhe tring po bleni nje dream box ose android box e lidh me internetin dhe ke kanalet e te dyja platformave, ndoshta eshte pirateri po me shume pirate po behen vete digitalb tring klan duke u tall me popullin keshtu qe me mire me dekoder pirat paguan me pak cilesine e ke po hd dhe shikon kanalet e gjithe botes.
O shoku je klient digitalb kerkoj llogari digitalb ckem me klanin?
Prifesori ka shume te drejte se nuk eshte puna tek tv klan por tek te drejtat e klientit. cdo pakete tv nuk ka te drejte te beje sipas kokes se saj por te bazohet tek kontrata qe behet. se po hoqen klan pohoqen vizion po hoqed top po hoqe etj etj. atehere si do tja bejeme. pra profesori ka te drejte dhe nuk meret parasysg vetem tv klan por te si parim e si veprin ne pergjithsi.