Ndërrojnë mendje aleatët e Bashës, nuk regjistrohen as për zgjedhjet e 13 tetorit

5 Gusht 2019, 09:08Politika TEMA

Duket se tre aleatët më të fuqishëm të kryedemokratit Lulzim Basha, Dashamir Shehu, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu, kanë ndërruar mendje sa i përket datës së zgjedhjeve të 13 tetorit të dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

Ndryshe nga çfarë pritej, tri partitë aleate të Partisë Demokratike LSI, PR dhë PAA nuk do të paraqesin sot kërkesë në KQZ për t’u regjistruar.

Mësohet se shkak i këtij vendimi të aleatëve të Bashës është se KQZ nuk ka marrë ende një vendim rreth kërkesës së drejtuar prej tyre për nisjen e procedurave nga Komisioni për procesin e zgjedhjeve.

Sot është afati i fundit për regjistrimin në KQZ për 13 tetorin.

Kryedemokrati Lulzim Basha më herët ka pretenduar se ka mbështetjen e mbi 85% të shqiptarëve dhe se zgjedhjet e ardhshme ai do të fitojë. (TemA)

1 komente në “Ndërrojnë mendje aleatët e Bashës, nuk regjistrohen as për zgjedhjet e 13 tetorit”

  1. Ben says:

    Pash zotin,si merreni me keto karagjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje