VIDEO nga tragjedia në SHBA, momenti kur policia qëllon për vdekje terroristin

5 Gusht 2019, 11:45Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur policët amerikanë  qëllojnë për vdekje me armë zjarri, burrin që vrau nëntë persona në Ohio dhe plagosi 27 tjerë.

Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, qëlloi me armë në një zonë të frekuentuar në Dayton, Ohio.

Shefi i policisë së Dayton, Richard Biehl, ka deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë në drejtim të personit që kishte shtënë mbi qytetarët me një pushkë automatike.

“Zyrtarëve policorë nuk u janë dashur më shumë se 20 sekonda që ta lokalizojnë dhe neutralizojnë personin që shtinte mbi njerëzit me pushkë automatike”, tha Biehl.

4- vjeçari Connor Betts ishte armatosur me një mori karikatorësh e veshje antiplumb.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në harkun e 30 sekondave rreth orës 1 të mëngjesit të 4 gushtit.  (TemA)

 

1 komente në “VIDEO nga tragjedia në SHBA, momenti kur policia qëllon për vdekje terroristin”

  1. 123 says:

    O gazetar, edhe ti o Tema, na sqaro mire: A eshte 24 apo 4 vjec vrasesi. A lexoni se cfare shkruani apo nuk e beni dot dallimin midis 24-tres dhe 4-tres. A keni ndopak pergjegjesi per punen qe beni? Pak me serioz dhe vleresim per lexuesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje