Qytetërimi Maja dhe “lufta totale”

6 Gusht 2019, 09:28Lifestyle TEMA

Një zbulim i ri, i rëndësishëm arkeologjik mund të hedhë dritë në një nga misteret e njerëzimit, fundin e popullit Maja.

Një studim i kohëve të fundit, rezultatet e të cilit do të botohen këtë javë në një artikull në internet në “Nature Human Behaviour” ka zbuluar se njerëzit e lashtë parakolumbianë u përfshinë në një luftë totale edhe në një periudhë prosperiteti dhe rafinimi kulturor, ose në të ashtuquajturën periudhë klasike (250-950 pas Krishtit), dhe jo vetëm për arsye fetare, por për dëshirën e pushtimit: me sa duket Maja u përfshi në një luftë të dhunshme që çoi në shkatërrimin e gjerë të një qyteti shumë më herët nga sa mendohej.

Një ekip i përbërë nga David Wahl, Lysanna Anderson, Francisco Estrada-Belli dhe Alexandre Tokovinine udhëheqin studimin, që nga viti 2013.

Duke interpretuar rezultatet, studiuesit kanë arritur në përfundimin se nuk është praktika e luftës e periudhës klasike të terminalit (800 -950 pas Krishtit) arsyeja e mbarimit të këtij qytetërimi të madh. /Ansa/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje