8 lëvizjet e merkatos televizive në ekranet shqiptare: Nga Ilda Bejleri te Sokol Balla dhe Albana Osmani

7 Gusht 2019, 13:44Lifestyle TEMA
8 lëvizjet e merkatos televizive në ekranet shqiptare: Nga Ilda

Një merkato e vërtetë televizive mund të quhet pa frikë kjo periudhë për ekranet dhe prezantuesit shqiptarë. Kur na ndan edhe 1 muaj nga nisja e sezonit të vjeshtës, shumë lëvizje janë mësuar dhe janë zyrtarizuar në media e deri më tani plot 8 prezantues janë larguar nga një ekran në tjetrin apo kanë zgjedhur të heqin dorë nga televizioni.

Kjo maratonë lëvizjesh ka nisur që në ditët e para të verës, fillimisht me zëra të pakonfirmuar e në kuadrin e thashethemeve në redaksitë e lajmeve. Dikush zë ‘vendin’ e dikujt, e një program ndërron ‘shtëpi’, deri në nisje të sezonit, me gjasë ditët do të jenë të mbushura me lajme të tilla.

Më poshtë po listojmë të rejat më të fundit lidhur me vendimet që kanë marrë emrat e njohur të ekranit lidhur me karrierën e tyre në televizion.

1- Ilda Bejleri- Sherri i kushton 11 vite Digitalb, e pret Top Channel

Një ndër lëvizjet e bijshme të këtij sezoni ka qenë padyshim ajo e gazetares sportive Ilda Bejleri. Pas 11 vitesh, duket se përplasja me Dritan Shakohoxhën, i ka kushtuar largimin nga Supersport Ildës, e cila ka gjetur menjëherë një shtëpi të re televizive. Në sezonin e ri është konfirmuar se Ilda do të shfaqet në Top Channel dhe dy programet që përfliten për të janë: “Procesi Sportiv” dhe “E Diell”.

2- Sokol Balla- Kaq e pati Vizion Plus, tani në News 24

Merkatoja e ka prekur edhe këtë vit gazetarin politik Sokol Balla. Pas ‘Real Story” në Vizion Plus, Balla mësohet se ka nënshkruan një kontratë me News 24 dhe sipas CNA.al, gazetari do të marrë në duar drejtimin e News 24 dhe të një emisioni politik aty.

3- Dajana Shabani: Lamtumirë karrierës, zgjedh dashurinë!

Prezantuesja e njohur e Ora News ka vendosur të heqë dorë nga ekrani. Pas 2 sezoneve në drejtimin e mëngjesit dhe emisionit “Ditë e Re”, Dajana ka vendosur të largohet jo vetëm nga ekrani i televizionit informativ por edhe nga Shqipëria. Thuhet se prezantuesja do të ndjekë zemrën dhe do të nisë një jetë të re pranë partnerit të saj, boksierit Kamer Maloku që jeton në Gjermani.

4- Kelvi Kadilli: Nga Top Channel në Ora News

Kelvi u mor me bujë në Top Channel, por duket se gjërat nuk shkruan sipas pritshmërive të prezantuesit. Pas bashkëprezantimit të emisionit “Pop Culture”, Kelvi u largua nga Top-i për të nisur një emision të ri në Ora News. Ai së bashku me Arjola Shehun kanë marrë në dorë mëngjeset e RTV Ora.

5- Brunilda Lahe- Pritje të ëmbël larg ekranit

Brunilda Lahe ka zgjedhur që pas 4 vitesh të shkëputet nga ekrani i Tring dhe të lërë emisionin e saj “My Living” për një moment të rëndësishëm të jetës së saj, siç është shtatzënia. Prezantuesja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që e shtyu Brunildën të marrë kohë për veten dhe të largohet nga ekrani, deri në një moment të dytë.

6- Arber Çepani- Lë mëngjesin në RTSH, po tani

Arbër Çepani ka mbyllur një eksperincë të rëndësishme e të suksesshme 3-vjeçare në ekranin e e RTSH-së, ku bashkëprezantonte emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”. Pas këtij angazhimi, Çepani ka thënë se do ta shohin në projekte të reja pa specifikuar llojin, formatin apo televizionin ku do të shfaqet.

7- Arjola Shehu- Pas pushimit, nga dreka në mëngjes

Moderatoja ka konfirmuar tashmë vendin e saj në sezonin e ardhshëm. Pas mbylljes së emisionit “Për drekë me mua” në Tv Klan, Arjola pati një periudhë pauze nga televizioni dhe tashmë ka nënshkruar kontratën e saj me Ora News, ku do të bashkëprezantojë me Kelvi Kadillin emisionin e mëngjesit në këtë televizion.

8- Albana Osmani- Pakënaqësitë e lënë jashtë ekranit

Albana Osmani ka zgjehdur të largohet nga Top Channel pas disa sezonesh që mbeti e paangazhuar në emisionet e këtij televizioni. Pakënaqësitë dhe përplasjet me drejtuesit e shtyn prezantuesen shtatlartë të heqë dorë nga televizioni, duke mos sqaruar se çfarë ka ndërmend të bëjë me të ardhmen e saj televizive.(bordo)

5 komente në “8 lëvizjet e merkatos televizive në ekranet shqiptare: Nga Ilda Bejleri te Sokol Balla dhe Albana Osmani”

  1. Titi says:

    PO KUJT PO I PLAS SE ÇBEJNE KETA RRIPAT ORDINERE TE EKRANEVE QE TRE DITE TE MOS NXJERRIN SURRETET NE EKRAN HARROHEN. KETA JANE CA AMATOR QE DHE VETE ÇUDITEN PER ATE QE U THONE SE JANE.

  2. Kris says:

    News 24 po kthehet ne realitet! Te shohim drejtimin politik qe do te marre! Por patjeter qe eshte i shitur me Kolin masturbues!

  3. Rromes says:

    Bravo titi paske e mendon si mua .Te mos harrojem se shqipetaret ndiekin shum stazione te huaja dhe nuk u interesoin keta amator.esht njelloj te krasosh futbollin ton me ate te huain

  4. Shefki Sheko says:

    Sa kam qeshur me kete gjoja merkato laraskash e gomeresh te disa biçim TV me ate perversin Sokol Balla. Hajde lajm hajde Kol Palla paska shkuar ne News 24 te degjeneroje dhe ate televizion sic beri me TCH dhe me Vizion+.

  5. Fjodora says:

    Po kujt i behet vone se ku shkon nje pervers si Sokol Balla? Ndriti ky Topchannel apo Vizion plusin e tani do rregulloje news24 mjere kush beson tek ky lavatriçja qe talleshin prej vite ata te bar westit dhe ylli rakipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje