"Botë pa armë bërthamore", Bellen: Të mos harrojmë se çfarë mund t’i bëjnë njerëzit njëri-tjetrit në kohë lufte

7 Gusht 2019, 14:49Bota TEMA

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka bërë thirrje për një botë pa armë bërthamore, me rastin e 74-vjetorit të lëshimit të bombës bërthamore mbi Hiroshima.

“Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se çfarë mund t’i bëjnë njerëzit njëri-tjetrit në kohë lufte”, shkroi presidenti në Twitter.

”Përkujtimi i lëshimit të bombave atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki është një thirrje për solidaritet, paqe dhe humanizëm si edhe për një botë pa armë bërthamore, luftë dhe dhunë”, shtoi presidenti austriak, Alexander Van der Bellen.

1 komente në ““Botë pa armë bërthamore”, Bellen: Të mos harrojmë se çfarë mund t’i bëjnë njerëzit njëri-tjetrit në kohë lufte”

  1. TOMAS says:

    TE GJITHE E DINE QE ASNJERIT NUK I A MBAN BYTHA TI PERDORE.PRANDAJ BUTONI NUK ESHTE NE DOREN E NJE PERSONI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje