Nga Ardit Rada
Diku nga fundi i vitit 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për dekriminalizimin. Kjo i njihet si e vetmja meritë në gjashtë vite Lulzim Bashës, i cili loboi deri aq sa Brukseli e futi zbatimin e ligjit në kushtet ndaj vendit tonë për çeljen e negociatave. Edi Rama, si ‘dhëndër i ri’ në qeverisje e nisi zbatimin e tij deri në dalldi, duke e tejkaluar ligjin përmes telefonatave që bënte personalisht në zyrat e shtetit pas çdo denoncimi nga selia blu.
Rama kërkonte dorëheqjen vullnetare qoftë edhe të një shefi sektori të pastrim-gjelbërimit në bashkinë më anonime të Shqipërisë edhe pse s’e kapte ligji në fjalë. Vetëm e vetëm për t’i mbyllur gojën BE-së dhe Bashës që denonconte edhe ata që kishin plagosur dikë në aksident pa dashje 20 vite më parë.
Për ata që s’e mbajnë mend, situata u bë aq banale, saqë socialistët e thjeshtë konstatonin se ishte ende Partia Demokratike ajo që vendoste se kush do të rrinte në punë e kush jo.
Kështu, kryeministri u bë shkelës i çdo të drejte të njeriut duke larguar nga administrata punonjës të cilëve certifikata e gjendjes gjyqësore u dilte ‘e bardhë’ për shkak të zhdukjes së ‘njollës’ sipas afateve që thotë ligji. E gjitha kjo për egon e tij dhe tekat e Partisë Demokratike.
Paralelisht në të njëjtën kohë, mazhoranca mbrojti përmes ligjit të Nëpunësit Civil treçerekun e të punësuarve nga Sali Berisha, duke u siguruar vijimin në administratë nën petkun e ligjit.
Ky shpjegim në vija të trasha vlen për t’u përmendur pikërisht sot, kur Lulzim Basha ka një bilanc ‘kokash të prera’ dhe këmbëngul se mazhoranca nuk vuri mend gjashtë vite. Pavarësisht se zbatimi i dekrimanilizimit i ka dhënë atij pikë të pamerituara falë formës se si e zbatoi shumica.
Këtë fillim jave, Lulzim Basha e ka ngritur zërin në Roskovec. Kreu i PD ka nisur akuzat ndaj kryebashkiakëve të rinj si persona me të shkuar kriminale. Pasi u ka dhuruar shqiptarëve një shfaqje absurdi me djegie mandatesh e pjekje bashkish, ai tashmë kërkon të gjejë precedentë tek individë të veçantë.
Dhe çuditërisht, Basha e ka nisur dhe e ka mbyllur listën me kryebashkiakët e ish-bastioneve të djathta. Lidhja që selia blu i bën emrave është po aq nonsense sa e gjithë komedia që kemi parë prej muajit shkurt. Basha e ka vënë theksin tek emrat e Valdrin Pejtrit, Rakip Sulit dhe Agim Kajmakut. Sa i përket akuzave ndaj Artur Bushit e Tërmet Peçit, ato janë të përsëritura dhe të verifikuara një herë nga dekriminalizimi i Bashës…
Por për t’u rikthyer tek kryebashkiakët e rinj në Shkodër, Kamëz e Vorë; Basha i ka quajtur bandë kriminale dhe ka bërë një qark të shkurtër. Meqenëse Valdrin Pejtri dhe Agim Kajmaku kanë disa vite pa shkuar në Itali dhe Greqi siç mund të shkojë Gazment Bardhi për pushime herë pas here, ata detyrimisht duhet të kenë qenë të dënuar.
Për ta shuar këtë dilemë, Gazment Bardhi i është drejtuar Prokurorisë me shkresë zyrtare që t’i verifikojë arsyet pse nuk u shkohet më këtyre të dyve në Itali dhe Greqi. Dhe në të njëjtën kohë Partia Demokratike thotë se kjo Prokuroria ku kërkon përgjigje është e kapur nga Rama….
Dy pyetjet që shtrohen nga sot e në vijim janë: Deri kur do të vijojë në krye të opozitës ky lloj kryetari që çfarë thotë në drekë, nuk e thotë në darkë?
Dhe: Pse Rama do të kandidonte emra me precedentë penalë në një palë zgjedhje pa kundërshtarë?
Basha zgjodhi të bëjë prokurorin në Roksovec. Atje ku në kohën e Berishës u vra Fatmir Xhindi. Ndërsa Rama u mahnit e zbuloi Toskanën…
Ndërkohë që për fatin e saj të keq, askush në Partinë Demokratike s’po e bën prokurorin ndaj Lulzim Bashës së paku për retorikën diletante me të cilën po shfaqet përditë e më shumë./JavaNews.al
Hahaha…”…socialistët e thjeshtë konstatonin se ishte ende Partia Demokratike ajo që vendoste se kush do të rrinte në punë dhe
kush jo”?!Mbi 100 milion Euro dëmshperblime i paguan Shteti shqiptare te larguarve nga puna me pa te drejte,aq i madh eshte
numri i tyre.Dhe te gjith keto persona ku shumica jan militante te PD-s,jan larguar me propozim te Partise Demokratike?!Qe te
thuash kete,duhet te jeshe supermashtrues ose komplet idjot.
“Pushohen 600 punonjës të administratës, Rama: Nuk ishin të denjë në shërbim”.24 Prill 2019 Shqiptarja.com
Kur erdhi ne krye te Bashkise Erion Makiaveli deklaroi:“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë
veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për
qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror
kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmëdhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e
Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për
mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje”Erjon Veliaj,intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015.
Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,interesi publik.Por çfar ndodhi me pas?Sapo u zgjodh kryetar Bashkie,
në Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,duke mbetur vetëm 845 persona.Nje bravo te madhe per Veliajn,qe vuri
interesin publik mbi ate privat dhe partiak.Por,nuk kaloi shumë koh,pikerisht në vitin 2016,numri i punonjësve(militanteve) arriti në
1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen
numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj,para se të niste reformat e tij radikale.Mos harrojm,se Veliaj qe shpresa per
Tiranen,ai qe premtoi se do te ndalte betonizimin,por e rriti 6 here me shume se paraardhesi i tij,mos harrojm,se Veliaj premtoi per
territore te gjelberta,por betonizoi edhe parqet e vetme publike qe kishinm mbetur,mos harrojm,se Veliaj qe ve “interesin publik mbi
interesin privat” ,paguan 25 veta nga buxheti i Bashkise per te rreklamuarmrekullite e tij,25 veta!!!
O Zike,
Nuk eshte problemi se kush eshte Rama, sepse ne e dime.
Problemi ketu Jeni ju, Zike Qorret qe na late pa opozite. Idiot.