Shkarkimi i Metës, këshilltari kërkon shpëtim te procedura: Komisioni Hetimor nuk është i mbështetur në Kushtetutë

7 Gusht 2019, 22:02Politika TEMA

Këshilltari i Presidentit Bledar Dervishi, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se pyetjet që i janë drejtuar Komisionit të Venecias janë pyetje të interpretimit të Kushtetutë.

Sipas Dervishit, Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk është mbështetur tërësisht në Kushtetutë.

“Paraqitja e pyetjeve ndaj Komisionit të Venecias është një fakt domethënës që tregon se vendimmarrja për ngritjen e komisionit hetimor nuk është e mbështetur tërësisht në Kushtetutë. 

Mund të jetë e mbështetur në një mjet procedurial, por jo në themelin e kërkimit të saj.  

Kjo do të thotë se lidhur me pyetjet që i janë bërë publike se i janë adresuar Komisionit të Venecias, ato janë pyetje të interpretimit të Kushtetutë dhe Kushtetuta jonë e thotë qartë që interpretimi përfundimtar i Kushtetutës së Shqipërisë bëhet nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa interpretimi fillestar bëhet nga organet që e kanë detyrë ta zbatojnë atë, që në këtë rast ishte dhe është Presidenti, i cili është shprehur me dekret.

 Nëse kemi një mendim ndryshe për interpretimin e normës kushtetuese Gjykata Kushtetuese do të krijohet dhe organi që mendon ndryshe i drejtohet asaj për të marrë një vendim përfundimtar të normës”, tha Dervishi.

2 komente në “Shkarkimi i Metës, këshilltari kërkon shpëtim te procedura: Komisioni Hetimor nuk është i mbështetur në Kushtetutë”

  1. Pesimisti says:

    Shikoni ke ka keshilltar. Nje nga mjeshtrat e vjedhjes se pronave

  2. Sado te beje “rezistence” Likja me familje biologjike e politike, si dhe me ndihmen e Sali Ram Berishes me sa ka ne taborrin e Tij, Ilir Meta nuk i shpeton SHKARKIMIT. Me pas shume shpejt dhe ikjes per lesh ne BURG dhe SEKUESTRIM pasurie, nga BKH dhe SPAK. Kohen e “shpetimit” tashme e ka te limituar, ndaj “Keshilltaret” injorante e te zinje ne shpirt e veprime deri kriminale ne jo pak raste, sikurse dhe Ai vete dhe gruaja e Tij “Mona”, monstrat Ilir Kulla+Artur Zheji+Nikoll Lesi+Çim Peka, me kote “lodhen” ta shpetojne Ilir Meten nga renia e “lirë” qe s’ka Zot ne Shqiperi e jashte Shqiperise ta shpetoje. Pas Like “Floririt”, lista ne dyert e BKH dhe SPAK, eshte gati dhe e pameshirshme per shume e shume bashkepunetore te Like “Floririt” dhe Doctor “Rrumpalles”, por dhe do te Edi Rames e Fatos Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje