VIDEO: Bëri “trimin” duke ecur në krah të kundërt, policia “fëlliq” shoferin, e detyron që të kthehet pas

7 Gusht 2019, 16:30Kronika TEMA

Policia e shtetit ka “turpëruar” një shofer duke e detyruar që të ecte mbrapsht pasi  po ecte në sens të kundërt për të shmangur trafikun. 

Sigurisht që drejtuesi i mjetit ka marrë edhe gjobë për këtë veprim, e cila në këtë rast është pezullim i lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj.   

“Të nderuar drejtues mjetesh,  

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për sigurinë e jetës tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. 

Ky drejtues mjeti me një kurajo dhe prepotencë të dukshme qarkullon në sens të kundërt në rrugë. 

Për sjelljen e tij telefonuan Policinë dhe dërguan njoftim edhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital” shumë drejtues mjetesh dhe qytetarë të fyer nga veprimi i tij. 

Policia Rrugore ka mbrritur menjëherë në adresën e dhënë dhe e ka detyruar drejtuesin e mjetit të qarkullojë pas, me qëllim që kolona e rregullt e mjeteve, të shikonte “trimërinë” e tij. 

Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj. Shpresojme që ky drejtues mjeti dhe “të ngjashmit” me të, të mos e bëjnë herën tjetër” 

Publikimi i këtij rasti bëhet në respekt të qytetarëve që denoncuan dhe në kuadër të sensibilizimit për respektim të regullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët. 

Jeta është e shtrenjtë, mbroje atë, qarkullo me rrip sigurimi, vendos kaskën mbrojtëse, rripin e sigurimit dhe mos harro shpejtësinë brenda limiteve të lejuara”???”- thuhet në deklaratën e policisë.   (TemA) 

19 komente në “VIDEO: Bëri “trimin” duke ecur në krah të kundërt, policia “fëlliq” shoferin, e detyron që të kthehet pas”

  1. Lani says:

    do shofera shqiptare e kan marr patenten me lek se edhe vllaj im me lek e ka marr edhe me gomar nuk din me ec jo ma me makin ..turp turp cfar shteti

    1. XheJ eN Bi says:

      O Lani ….
      Këtu shteti është treguar shtet ligjor ,ti thua ..turp turp çfarë shteti.
      Fajin e ka yt vëlla që pagoi për të marë patentë pa ditur të ngas makinën.
      Shoku i vëllait tënd është ky tipi dhe shteti i tregoi kufirin te thana.

      1. Likja says:

        MUND TE JETA I VELLAI LANIT.DHE JO SHOKU.THUJ VLLAIT TA LIDHI BENZIN KE PEMA.DHE TI JAPI TAGJI..

  2. Alumi says:

    Ptu maskarenj. Na turperuat. Pastaj ankohi per qmimin e naftes. Shum e lire eshte per sojin tuaj bandit. Nuk keni turp.

    1. Lloji says:

      Po te mos kishin turp te silleshin mire Shqipetaret, ndoshta gjysmat e te burgosurve do ishin te lire, neve kemi turp te sillemi mire, popull me paradoksal veshtire se gjen….

  3. Arifi says:

    Hahaaaaaa o bythqir… ik si legen mbrapsh tani. Bravo policia . E ka pas hak dhe turperimin.

  4. Qytetar says:

    Bravo. Shumë mirë. Po brenda në Tiranë nëpër rrugicat e qytetit si do ja bëjmë? Sa ka si ky që ecin kundratabelë në çdo orë. Me komisiariat digital nuk e kap dot se, sa të vijë patrulla ai ka ikur. Në kushtet që ke frikën e jetës nëse reagon dhe ju kërkon të hapin rrugën detyrohesh dhe e hap ti.

    1. XheJ eN Bi says:

      Qytetar …
      Edhe ajo që thua ti ka një zgjidhje dhe si ka thënë populli mishi të piqet e helli mos digjet.
      Sot edhe fëmijët e vegjël kanë celular ,jo më të riturit.Kur sheh një rast të tillë e filmon të duket dhe targa dhe ja dërgon Policisë Rrugore .Edhe ti je i mbrojtur se je “anonim ” dhe policia bën punën e vet se nuk mund të ndodhet në të gjitha rrugët e Tiranës.

  5. viktor says:

    eh me ne fund u “zgjua” edhe policia, pasi ky veprim eshte me i perhapuri ne shkeljet e qarkullimit rrugor ngaqe nuk jane perdore asnjehere, pothuaj, masa ndeshkimi
    i eturi per pak rregull

  6. Beni says:

    Me te vertete makina eshte kundravajtbe. Por e mira do ishte qe rruga te ishte e vizuar ,pastaj policia ta gjobisi shoferin

    1. Ha mut o beni se nje nga keta beqirat duhet jesh edhe ti.
      Skena te ketij parakalimi i te pagdhendureve has kudo ne rruget tona.
      Keta jane te fortit e te zgjuarit antiligj

  7. Ushkuri says:

    Do vije dita qe edhe kjo do te marre fund . Ne gjithe boten neper rruge jane vendosur kamera te cilesise se larte e nga kjo as Shqiperia nuk do perjashtohet. Pastaj mjafton targa dhe gjoba jen me poste. Ne rast se qendron gjoba e papaguar ne rastin me te pare as ajshte shtetit nuk duhet te lejohette dale. etc etc. Nuk thone kot: qeveria e kap lepurin me qerre (po te doje).

  8. lani says:

    duhet nji gjobe e majtme qe mos ta bej me katunari i qelbur bythen krejt kake

  9. shkurt2014 says:

    Policia ktije idioti duhet ti japin nji gjobe,minimumi 50000 leke gjobe,ti hiqet patenta te pakten per 2 vjet,te futet ne burge 3 muaje,dhe ti konfiskohet automjeti.Jo ky qe shkruan ne gazete thote se e turperuan.atehere le te perserisin kushe tjeter po te guxoje,pa kto denime ne zbehemi kurre,te tidhe jemi.

  10. ben says:

    Nje bravo e madhe per policine. Vetem keshtu marrin vesh gomeret.

    1. Sitëdush says:

      Policia nuk meriton “bravo” as “ivi”.
      PSE?????
      Sepse në prezencë të gjoja Policëve, drejtuesi i mjetit po ecën mbrapsht PA NDEZ sinjaline BLLOKAZHIT!!!!!

      1. ben says:

        sigurisht qe keni te drejte ne verejtjen tuaj, por nuk eshte vetem ajo qe thoni juve shkelja e rregullave te qarkullimit, pasi edhe ecja mbrapsh ne drejtimin e kundert te autostrades eshte shkelje e rregullave. I kam thene “bravo” policise, pasi duke e derguar mbrapsh, ne fund te kolones se makinave i kane ulur hunden atij “trimit” me Mercedes qe mendonte se koha e tij eshte me e vlefshme se ajo e te tjereve qe prisnin ne rresht.

  11. Sitëdush says:

    Policia nuk meriton “bravo” as “ivi”.
    PSE?????
    Sepse në prezencë të gjoja Policëve, drejtuesi i mjetit po ecën mbrapsht PA NDEZ sinjaline BLLOKAZHIT!!!!!

  12. Aules says:

    Pse nuk publikohen postimet e mia????
    Unë nuk ofendova njeri, përveçse vura në dukje një paaftësi ose një injorancë të policëve prezent n vundin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje